“Hulumtues në aksion” në Alsat-M

Diversity Media filloi me realizimin e projektit “Liria e shprehjes nëpërmjet gazetarisë hulumtuese” të mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes Qendrës për menaxhimin me ndryshimet. 

Ky projekt ka për qëllim që nëpërmjet një serie të intervistave televizive që do të transmetohen në kuadër të emisionit të pasdites në televizionin Alsat-M, të ndikojë në krijimin e një ambienti më të avancuar për realizimin e të drejtës së lirisë së shprehjes, avancimi i integritetit të medieve si dhe të hulumtohet dhe të nxitet gazetaria hulumtuese.
Në kuadër të projektit më 29 nëntor të vitit 2016 u mbajt punëtori „in house“ me ekipin udhëheqës dhe gazetaresk të televizionit partner.

Në vazhdim, ekipi i gazetarëve me përvojë të Diversity Media, gjatë një periudhe katër mujore një herë në javë do punojë me ekipin e Alsat-M për përgatitjen dhe prezantimin e një teme dhe përzgjedhjen e bashkëbiseduesve relevant. Duke filluar nga java e parë e dhjetorit do hapen tema që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe gjyqësinë dhe temat aktuale për storie të publikuara. 

Gazetaria hulumtuese në lëminë e të drejtave të njeriut dhe gjzqësorit në Maqedoni është incidentale, kohë pas kohe me tema kryesisht në edicionet e lajmeve në televizion dhe shumë rrallë në faqet e specializuara të internetit të organizatave joqeveritare që merren me këtë lëmi. Pikërisht për këtë arsye presim që ky projekt i Diversity Media të japë një kontribut të rëndësishëm për rritjen e vetëdijes për këto tema të rëndësishme.  

AddThis Social Bookmark Button