Gjimnazistët nga Struga, Ohri dhe Kërçova do mësojnë për edukim mediatik

Diversity Media po përgatit dy punëtori për gjimnazistët nga tre qytetet në Maqedoninë jugperëndimore, Struga, Ohri dhe Kërçova. Krahas edukimit mediatik, të rinjtë do mësojnë diçka më shumë për atë se si të dallojnë gjuhën e urrejtjes, para së gjithash në rrjetet sociale të cilat ata i përdorin për çdo ditë, si dhe për lajmet e rrejshme dhe dezinformatat.

Punëtoritë do i realizojmë bashkë me Katаrina Sinadinovska-n, e cila është themeluese e Këshillit për etikë në media (KEMM) dhe kryetare e Këshillit drejtues të KEMM.

 

 

Në këto punëtori, gjatë bisedave me gjimnazistët do fitohen propozim tema për punimin e kronikave televizive, të cilat më pas do i punojnë ekipet e Diversity Media dhe televizioni Alsat-M.

Punëtoritë janë pjesë e aktiviteteve të projektit „Të menduarit kritik për qytetarë aktiv” i Diversity Media, i mbështetur nga projekti „Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – KriThink”.

AddThis Social Bookmark Button