Gjimnazistët kërkojnë një lëndë të re të detyrueshme

Gjimnazistët nga Ohri dhe nga Struga kërkojnë që Edukimi mediatik të jetë lëndë e detyrueshme në procesin arsimor. Ky është një nga përfundimet e punëtorisë që u mbajt më datë 27 tetor  të vitit 2018 në Strugë. Pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen dhe të bisedojnë për fenomenin “lajme të rrejshme” dhe për atë se si të dallojnë dhe si të përballen me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale.  Eventin e mbështeti edhe Këshilli i etikës në mediet në Maqedoni, ndërsa një ligjëratë mbajti edhe Katarina Sinadinovska, Kryetare e Këshillit drejtues të KEMM.

        

Të pranishmit kishin mundësi ta ndjekin edhe filmin "Fake news fairytale" ( "Përralla e lajmeve të rrejshme") të Kejt Stounhill i cili po shfaqet për te tretën herë në Maqedoni. E falënderojmë Samir Lumën, një nga themeluesit e DM që na mundësoi ta ndjekim filmin, në krijimin e të cilit ka marrë pjesë edhe ai vet.

 

                                       

Punëtoria u organizua nga Diversity Media në kuadër të projektit “Të menduarit kritik për qytetarë aktiv”.

          

AddThis Social Bookmark Button