Gjimnazistët Kërçovarë nuk duan të bëhen gazetarë

Gjimnazistët kërçovarë duan ta dinë se si funksionon gazetaria, por nuk kanë interes që ta zgjedhin atë si profesionin e tyre. Ky është një nga përfundimet e punëtorisë për edukim mediatik në këtë qytet që u mbajt më 1 nëntor 2018. Fëmijët kërkonin më shumë informacion, duke thënë se mediat janë të vërshuara vetëm nga gjëra të këqija. Ata treguan interes për atë se si identifikohen lajmet e rrejshme dhe se si të dallojnë profesionalizmin në medie. Krahas përfaqësuesve të Diversity Media ligjëruese ishte edhe Katarina Sinadinovska, kryetare e Këshillit drejtues të Këshillit për etikë në mediet në Maqedoni.

               

 

               

 

Punëtoria ishte në organizim të Diversity Media, ndërsa në kuadër të projektit "Të menduarit kritik për qytetarë aktiv".

 

     

AddThis Social Bookmark Button