Premiera botërore e „Vendi i mjaltë“

Shoqata Diversity Media ndjehet krenare për suksesin më të fundit të një prej themeluesve të saj, Samir Luma. Ai, bashkë me Femi Daut, është drejtor i fotografisë të filmit dokumentar „Vendi i mjaltë” i cili do ketë premierën e tij botërore në festivalin më të madh amerikan të filmit të pavarur Sundance të themeluar nga aktori dhe regjisori legjendar Robert Redford. Filmi me regji të Ljubomir Stefanov dhe Tamara Kotevska do luhet në kategorinë Film botëror për dokumentar, ndërsa programi i festivalit do zhvillohet nga 24 janari deri më 3 gusht të vitit 2019.

  „Stefanov dhe Kotevska filluan me projekt për hulumtimin e mbrojtjes të natyrës në Maqedoni, por hasën në diçka më   interesante: Atixhen, gruan e fundit gjahtare të bletëve në Evropë dhe përpjekjet e saj për t’i shpëtuar bletët nga         bletarët vendor, të cilët e kanë sulmuar pronën e saj dhe e kanë rrezikuar ekzistencën e saj. Kur bletarët e shkelin   rregullin e Vendit të mjaltë (merr gjysmën  sasisë së mjaltit, por lëre gjysmën tjetër për bletët), Atixhe duhet t’i   shpëtojë bletët që ta rikthejë baraspeshën në natyrë”

 Në film luan aktorja maqedonase Jelena Jovanova – Periq, kostumografe janë Irena Atanasovska dhe Milena Milenkoviq. Regjistrimin e   zërit e ka bërë Igor Popovski, drejtor i fotografisë është Misha Angjeliq, montazhin Gjorge Markoviq, producent kryesor është Stojan   Vujiçiq. Premiera e filmit u bë në Festivalin e filmit në Torontë, ku edhe mori çmimin nga publiku.

 

 

AddThis Social Bookmark Button