Edukimi mediatik në piedestal në Alsat – M

Televizioni Alsat-M ishte mikpritës i punëtorisë për edukim mediatik për punonjësit e tij në kuadër të projektit  „KriThink“ të financuar nga Bashkimi Evropian. Në trajnimin „in-house“ të cilin e realizoi ekipi i Diversity Media morën pjesë gazetarë dhe udhëheqës të emisioneve, ndërsa në të u fol për kujdesin që duhet pasur për gjuhën e urrejtjes, veçanërisht për atë se si përcillen lajmet dhe informacionet. Gjithashtu u theksua edhe rreziku nga „lajmet e rrejshme“  të cilat merren nga medie të tjera. Pjesëmarrësit shprehën mendimet dhe përvojat e tyre për mënyrat se si përballen me këto dukuri negative që ndikojnë në kredibilitetin e gazetarisë, sidomos për atë se sa shumë rëndësi ka që të bëhet verifikimi i informacioneve para se ato t’i përcillen publikut.

           

              

       

Projekti „Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – KriThink, implementohet nga Fondacioi Metamorfozis në partneritet me EVROTINK – Qendra për strategji evropiane

 

  

 

AddThis Social Bookmark Button