Qendrat e pushtetit dirigjojnë lajme dhe manipulime

Duke filluar nga lëvizjet civile, partitë politike, pushteti, koorporatat, grupe të tjera, angazhohen në përpjekje aktive për të diktuar rrëfimet e medias. Kjo bëhet për të kthyer informacionin që mediat përpunojnë dhe publikojnë, në favor të tyre. Pyetja e vërtetë është: sa arrijnë qendrat e pushtetit të sundojnë mediat?

Aty ku shteti ka kontroll të konsiderueshëm të medias, tundimi i sundimtarve që të abuzojnë me këtë pushtet për qëllimet e tyre, është shumë i madh. Politikanët do të përdorin ndikimin e tyre mbi mediat për të manipuluar informacionin që del në publik, duke u shërbyer interesave të tyre private në kurriz të shoqërisë.

Studiuesit që janë marrë me lidhjen ndërmjet manipulimeve në media dhe ekonomisë së atij vendi, tregojnë se aty ku qeveria zotëron mediat, qytetarët janë më të varfër, vdesin më të rinj, kanë vdekshmëri më të lartë të foshnjave, më pak qasje në kanalizime, ka më shumë korrupsion dhe tregje më pak të zhvilluara.

Si funksionon manipulimi publik?

Mediat e që sundohen nga pushteti dhe qeveria janë të lidhura në një rreth vicioz të manipulimit të ndërsjellë, krijimit të miteve dhe vetë interesit. Gazetarët kanë nevojë për krizat për të dramatizuar lajmet, dhe zyrtarët e qeverisë kanë nevojë të shfaqen për t'ju përgjigjur këtyre krizave. Shumë shpesh, krizat nuk janë kriza reale, por trillime të përbashkëta. Mediat e varura dhe qeveria kanë krijuar një rreth veprimi që u shërben interesave të tyre, por shpesh jo atij të publikut. Zyrtarët synojnë të shfrytëzojnë nevojën e medias për dramë duke fabrikuar kriza dhe duke i menaxhuar rezultatet e tyre. Shpesh fokusin e marrin zhvillime argëtuese, duke zbehur interesimin për çështje më komplekse, më të pakapshme por gjithsesi më të rëndësishme. Rritja e televizionit ka rritur kërkesën për dramë në lajme. Por viteve të fundit pasqyra ka ndryshuar dukshëm.

Një studim i realizuar në nëntë vendeve ka zbuluar përdorim të gjerë të mediave sociale për të promovuar gënjeshtra, dezinformata dhe propagandë nga qeveritë dhe individë të caktuar, njoftoi së fundmi prestigjiozja “The Guardian”. Duke u bazuar në këtë studim të Universitetit të Oxfordit, gazeta shkruan se “propaganda në mediat sociale po përdoret për të manipuluar opinionin publik në mbarë botën”. Pjesë e Projektit Hulumtues për këtë studim ishin nëntë shtete të mëdha dhe të rëndësishme, duke filluar nga Brazili, Kanadaja, Kina, Gjermania, Polonia, Ukraina, Zvicra, etj.

Pavarësisht gjendjes së krijuar dekadave të fundit me përdorimin masiv të rrjeteve sociale për manipulim, në disa prej vendeve të partpërmendura dhe në disa vende të tjera me demorkaci më të zhvilluar, situata mund të mos jetë ashtu me mediat tradicionale. Demokracia e zhvilluar siguron një liri më të madhe të shprehjes dhe raportimet e mediave janë më reale. Aty ku media është në pronësi private dhe e pavarur, ku media është e lirë, përmirëson reagimin e qeverisë ndaj votuesve. Në demokraci, prania e mediave të pavarura vetëm rrit ndërgjegjësimin e votuesve për çështje të rëndësishme të politikave të pushtetit, por gjithashtu u siguron atyre informacion të saktë rreth sjelljes së politkanëve. Kjo u mundëson votuesve që të monitorojnë politikanët të cilët në këtë mënyrë bëhen më të përgjegjshëm ndaj publikut.

 

               

 

Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – KriThink, projekti implementohet nga Fondacioni Metamorfozis në partneritet me EUTOTHINK – Qendra për strategji Evropiane

   

AddThis Social Bookmark Button