Mëngjes mediatik për edukim mediatik

Мë 23 mars të vitit 2019, Diversity Media organizoi një mëngjes mediatik me një grup gazetarësh nga Struga dhe Ohri që janë edhe korrespondentë të medieve kombëtare nga kjo pjesë  e Maqedonisë.

Në takim u fol për rëndësinë e gazetarisë profesionale në luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatavePjesëmarrësit ishin të një mendimi se ky event është shumë i rëndësishëm sepse, sipas tyre, rrallë herë ndodh që tu kushtohet vëmendje gazetarëve të medieve lokale në vend dhe të dëgjohen qëndrimet e tyre për gjendje të caktuara. Ata theksuan se një nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen janë lajmet e rrejshme të disa portaleve lokale, gjë që ndikon në kredibilitetin e gazetarisë.  

Nga ky mëngjes mediatik u soll si përfundim se nismat e këtilla të sektorit civil duhet të bëhen praktikë në luftën e përbashkët për një edukim më të mirë mediatik që si qëllim përfundimtar ka përballjen e shpejtë dhe efikase me joprofesionalizmin në medie në formë të lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave.

 

 

Ky ishte aktiviteti i fundit në kuadër të projektit Të menduarit kritik për qytetarë aktiv” të Diversity Media në partneritet me Televizionin Alsat M si pjesë e „ KriTink“ Të menduarit kritik për qytetarë me aftësi mediatike.

Ka për qëllim:

-          Stimulimin e të menduarit kritik si bazë për një angazhim më aktiv të qytetarëve – bartës të demokracisë dhe ndryshimeve shoqërore.

-          Zbulimin e sistemit të manipulimeve mediatike përmes publikimit të dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme, me ç’ka do të nxitet të menduarit kritik i bazuar në argumente.

-          Theksimin e standardeve të gazetarisë profesionale dhe respektimin tyre në redaksi, si nevojë e qytetarëve me edukim mediatik dhe praktikë në punën e medieve.

-          Rritjen e angazhimit dhe interesit tek të rinjtë në jetën publike dhe aftësimin e tyre për të dalluar gjuhën e urrejtjes nëpër mediet sociale, si mjet për përhapjen e jotolerancës dhe konflikteve.

Në kuadër të projektit u organizua një punëtori in house me gazetarë dhe producentë në Televizionin Alsat M dhe punëtori me gjimnazistë nga Struga, Ohri dhe Kërçova për gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale. U prodhuan kronika dhe intervista televizive me tema të cilat në aspekte të ndryshme e trajtonin dhe sqaronin edukimin mediatik.

 

Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – KriThink, projekti implementohet nga Fondacioni Metamorfozis në partneritet me EUTOTHINK – Qendra për strategji Evropiane

 

 

 

 

AddThis Social Bookmark Button