Të gjitha rrugët çojnë rreth Maqedonisë

Të gjitha rrugët çojnë rreth Maqedonisë by DiversityMedia

Bashkimi Evropian gjatë 15 vjetëve do të krijojë rrjetin e bashkuar të transportit, pjesë e të cilit Maqedonia ose Serbia, Kosova dhe Shqipëria nuk janë të përfshira. A do të thotë kjo atëherë se vendet e Ballkanit perëndimor duhet të kthehen nga vetja?

Në këtë drejtim janë duke menduar agjencitë e zhvillimit nga rajoni.

Vendet e Ballkanit perëndimor duket se kanë shkëputur lidhjet, por duket se tani po detyrohen që ti krijojnë sërish. Për shembull tani lidhja më e shpejtë mes Shkupit dhe Sarajevës është Viena, thotë Dalibor Gjeriq i Agjencisë për Zhvillim nga Doboji, Bosnjë dhe Hercegovinë:

“Duhet edhe më shumë punë që të ripërtërihen lidhjet që ishin më parë që këtë vende të lidhen sërish. Duhet përcaktuar prioritete në gjithë rajonin, pra se gjithash ndërtimi i infrastrukturës së rrugëve e cila më parë ka qenë në gjendje më të mirë se tani, mendon Gjeriq.

Por jo gjithmonë politika i ndjek interesat e qytetarëve dhe biznesit. Kur për shembull një serb nga Vranje do të shkojë me pushime në Adriatik në Malin e Zi duhet të harxhojë dy herë më shumë para për karburant. Ai që të mbërrijë në Mal të Zi përdor rrugë dytësore nëpër Serbi, ose në Maqedoni, që të kalojë në Shqipëri dhe pastaj në destinacion.  

Rruga më e shkurtër nëpër Kosovë për pushuesin nga Serbia jugore nuk është e sigurt thotë Goran Kostiç, nga Agjencia për Zhvillim e Vranjes. Por kolegu i tij nga Prizreni Valentin Hoxha nuk shikon shkak se pse një turist serb të anashkalojë Kosovën. Por pranon megjithatë se politika i shkatërroi rrugët e bashkëpunimit në rajon:

“Nuk besoj se është problem të udhëtohet nëpër Kosovë. Unë jam dëshmitar për atë se ditë për ditë kalojnë makina nga gjithë Evropa, pa përjashtim edhe makina nga Serbia. Sa është lidhur infrastruktura dhe sa i jepet rëndësi pyetjes reale dhe mos të ndërhyjë politika, kjo është tjetër pyetje, thotë Hoxha.  

Korridori 10 mos të mbesë vetëm në asfalt

Politika dhe ndarja etnike i ka ndihmuar edhe Korridorit 10, i cili nga Serbia kalon nga Maqedonia deri në Greqi. Kostiq tregon se vendi i tij kishte humbur shumë kohë me blerjen e tokave, ku pronarëve serbë ua kishte paguar 8 euro metrin e katrorit, kurse atyre shqiptarë 12. 

“Pikërisht për ndjeshmëritë popujt nuk shikojnë një lloj për përfitimet që sjell rruga. Prandaj, nëse nuk duam që Korridori 10 të mbesë vetëm në rrugë asfalti, atëherë duhet punuar për gjithë infrastrukturën dhe është e nevojshme që zgjidhen edhe disa çështje ligjore. Ne tani kemi një fazë pilot të Korridorit 10 dhe në mënyrë ad hoc e vendosëm çmimin e tokës”, sqaron ai.

Me zgjerimin BE përballet me lidhjet e komplikuara në Ballkan. Në një dokument për perspektivat e transportit në Ballkanin Perëndimor BE mendon se qeveritë mund verifikojnë vullnetin për tejkalimin e tensioneve dypalëshe dhe problemeve pikërisht nëpërmjet zhvillimit të projekteve infrastrukturore.

Në rrjetin e bashkuar të transportit BE planifikon të harxhoj[ 50 miliard Euro. Autostrada, hekurudha, korridore ujore dhe energjetike të cilat duhet të përfundojnë deri ne vitin 2030. Për projektet që do të financohen nga fondet e përbashkëta evropiane do të mund të konkurrojnë vendet anëtare dhe ato kandidate për në BE, mes të cilave edhe Maqedonia.   

Por Maqedonia dhe fqinjët e saj që nuk janë anëtarë të BE-së, janë të pranishme vetëm në dy nga dhjetë korridoret e bashkimit pan evropian të transportit. Dy nga korridoret e rëndësishme autostrada nga Vidini në Romani e deri në Igimenicë në Greqi ndjek thuajse gjithë kufirin e Maqedonisë dhe Bullgarisë, por nuk futet në vend. Gjithashtu edhe linja hekurudhore Athinë – Drezden, kalon përgjatë kufirit më Maqedoninë dhe hyn në Rumani dhe Bullgari.   

Shqipëria si shembull rajonal

Sektori joqeveritar që punon për zhvillimin rajonal vlerëson se për shkak të pjesëmarrjes minimale në këtë projekte të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të vuajnë edhe ekonomitë edhe ashtu të brishta të vendeve.

Marjana Milevska nga agjencia Preda Plus thotë se transporti është një pengesë reale edhe për komunikime normale mes njerëzve në rajon.

“Metëvërtetë një gjë e tillë është pengesë për zhvillimin, bashkëpunime më të mëdha dhe për krijimin e lidhjeve mes njerëzve dhe lehtësime mes atyre që tashmë bashkëpunojnë. Jo vetëm për rrugët por edhe hekurudhën duhet të angazhohen të gjitha vendet e rajonit, që ai të marrë vlerë më të madhe”, thotë Milevska.

Planifikuesit e zhvillimit rajonal thonë se jo gjithmonë paratë evropiane janë garanci për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Valentin Hoxha përmend Shqipërinë si një shembull rajonal se si ndërtohen rrugë. Sipas tij tani Kosova do ta vazhdojë këtë trend:

“Në Kosovë aktualisht ndërtohet një autostradë që do të lidhë kufirin e Shqipërisë me atë të Serbisë. Kjo verifikon se Kosova është përpara disa vendeve të rajonit. Është e logjikshme që kjo autostradë të lidhet edhe me Maqedoninë. Qeveria e Kosovës premtoi se në vitin 2013 do të fillojë të ndërtojë autostradën Prishtinë-Shkup, thotë Hoxha.

Vlerësuesit rajonal thonë se një përgjigje ndaj korridoreve evropiane veç ndërtimeve të rrugëve, duhet të jenë edhe modernizimi i rrjeteve ekzistuese. Aq më tepër që rajoni ka përparësi pasi është më pranë Veriperëndimit dhe jugut të Evropës. 

AddThis Social Bookmark Button