Fusha plot urrejtje dhe jo me sport

Fusha plot urrejtje dhe jo me sport by DiversityMedia

Në Maqedoni ka pasur një shpërthim nacionalizmi dhe thirrje raciste në fushat e sportit. Në disa ndeshje futbolli ato kanë qenë ekstreme.

Por përkundër tyre nuk ka pasur reagim të institucioneve, pse?

Tifoт tipike në Maqedoni në disa ndeshje të fundit futbolli u shndërruan në thirrje nacionaliste madje edhe me raciste. Shpesh në Maqedoni ka pasur situata të tilla, por vëzhguesit thonë se shfaqjet e fundit janë tejet shqetësuese.

Mahir Thaçi është gazetar sportiv:

“Këto janë paraqitje që janë në tendencë rritjeje viteve të fundit në manifestimeve të ndryshme sportive. E vetmja gjë që mund ti parandalojë janë federatat sportive të cilta duhet të marrë masa që të mundësojë sporti të jetë në vend të parë e jo tifozët”

Heshtje

Por ndërkohë që këtë fenomene po marrin hov nuk ka pasur reagim të duhur nga institucionet.

Mediet në gjuhën maqedonase madje as që nuk kanë njoftuar për disa incidente të tilla kur janë përfshirë në to tifozë maqedonas, por as organizatat që rregullojnë sportin apo dhe vetë sportistët. Ka raportime krejt të kundërta kur thirrje apo incidente bëhen nga tifozët shqiptarë.

Nga Federata e Futbollit të Maqedonisë megjithatë thonë se janë të vetëdijshëm për provokimet të cilat mund të shkaktojnë reagime edhe më të mëdha shoqërore dhe vazhdimisht po marrin masa, thotë Zoran Nikollovski zëdhënës i Federatës të Fudbollit të Maqedonisë.

“Federata e Futbollit do të bëjë analizë por është fakt se duhet të punojmë me kujdes. Fakt është gjithashtu se ka antagonizëm mes grupeve të tifozëve. Jemi të vetëdijshëm se futbolli mund të keqpërdoret për qëllime politike ose ide të tjera”, thotë Nikollovski.

Në Maqedoni tifozët nuk janë të përfshirë në sjellje ku dhunën ta kenë përçuar jashtë terreneve sportive. Është shënuar vetëm një rast i tillë para disa muajsh në Nerez, një lagje e Shkupit dhe ai u dënua menjëherë. Antagonizmi mes tifozëve ka të bëjë kryesisht mbi baza etnike dhe ofendimet dhe thirrjet janë të kësaj natyre.

Por si duhet të interpretohen sjelljet e tilla?

Alarm

Ilija Acevski është profesor i sociologjisë në Universitetin shtetëror në Shkup:

“Ajo që ndodh në tribuna është sinjal se diçka ndodh në shoqëri diçka nuk është në rregull. Varet se si do të jetë mbulimi në media dhe çfarë rëndësie do ti jepen këtyre ngjarjeve. Kur ndodhin thirrjet ato është vështirë të pengohen, mund të parandalohen me punë paraprake. Duhet thirrur tifozët të bisedohet me ta, të përgatiten. Kur jeni pjesë e grupit humbet vetëdija elementare se bëni diçka të keqe, që është e pakëndshme dhe që lë gjurmë në marrëdhëniet ndër etnike”, thotë Profesor Acevski.

Artim Shaqiri ishte futbollist që vlerësohej edhe nga publiku shqiptar edhe nga ai maqedonas. Goli i tij në ndeshjen mes kombëtareve të Maqedonisë dhe Anglisë vlerësohet si historik.

Tani i tërhequr nga sporti aktiv ai kujton se është gjetur në situata të palakmueshme kur tifozë maqedonas kanë bërë thirrje raciste dhe sugjeron punë më të madhe për të kuptuar ndjeshmërinë që shkaktojnë ofendimet, por edhe dënime për klubet sipas standardeve ndërkombëtare:

“E vetmja mënyrë që të rregullohet kjo situatë, është merren masa si me ndeshjen Itali Serbi. Kur pati incident ndeshja u ndërpre menjëherë dhe FIFA dhe UEFA e mori përgjegjësinë dhe dënoi edhe federatën serbe. Ka ardhur koha që të ketë një tifozeri korrekte ku i jepet përkrahje ekipit dhe jo fyerje të cilat nuk janë fare në rregull”, thotë Artim Shaqiri

Rajoni ka përplot shembuj të incidenteve që janë shkaktuar në stadiume dhe që më pas ato të kalojnë në një eufori nacionaliste. E tillë ka qenë dhe ndeshja mes Dinamos të Zagrebit  dhe Cërvena Zvezdës të Beogradit në vitin 1990  e cila më pas nxiti përshkallëzime të mëdha të urrejtjes mes serbeve dhe kroatëve.

Thuajse gjithë bashkëbiseduesit i kanë parasysh këto përvoja dhe prandaj bëjnë thirrje për më shumë punë për të parandaluara situata të tilla, ndërkohë që aktualisht nuk ka veprime konkrete.

AddThis Social Bookmark Button