Pasuria e KOM-it dhe BFI-së

Pasuria e KOM-it dhe BFI-së by DiversityMedia

Nëse e marrin të gjithë pronën e nacionalizuar, bashkësitë më të mëdha fetare në vend - Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) dhe Bashkësia Fetare Islame (BFI) do të bëhen disa nga institucionet më të pasura në vend.
Por, a mundet njerëzit, misioni i të cilëve është shpirtëror, e jo material të menaxhojnë me paratë?

Greqia po rrënohet financiarisht, kisha greke fiton para

Kjo është një nga reklamat e shumta për dobinë e përdorimit të energjisë diellore. Kjo gjë ka kohë që është e njohur për Kishën ortodokse greke, për të cilën energjia diellore është një biznes i qëndrueshëm fitimprurës.
Kisha më e fuqishme në Ballkan – ajo greke, kohët e fundit hyri në biznesin me panele diellore. Ky komunitet është një konglomerat i vërtetë me 50 dioqeza. Vetëm dioqeza e Athinës për çdo ditë përgatit 10.000 pjata ushqim për të varfrit, imigrantët dhe të braktisurit. Fushat me panele diellore janë një nga bizneset fitimprurëse me të cilët pozita e kishës është e barabartë me atë të shtetit. Dhe përderisa vendi po fundoset në krizë ekonomike, Kisha ortodokse greke qëndron në sipërfaqe.

Megjithatë, në Maqedoni, dy komunitetet më të mëdha fetare me ngurrim po fillojnë të ndjekin shembullin e Kishës Greke. Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit dhe Bashkësisë Fetare Islame shteti u ktheu një pjesë të pronave të marra me nacionalizimin në mesin e shekullit të kaluar.

Para nga parkimi, qiratë e dyqaneve

Për shembull, KOM për disa vite me radhë operon me një vend parkim në qendër të Shkupit, ndërsa BFI mbledh qira nga më shumë dyqane në shëtitoren kryesore në Manastir. Të dy komunitetet presin një jetë më të rehatshme pas denacionalizimit. Megjithatë, për shitjen e  30.000 metra katrorë në fshatin Sopishtë, KOM u gjet në shënjestër të publikut.

BFI ka fletë pronësie për tokën ku është ndërtuar kompleksi i fakulteteve "Shën Kirili dhe Metodi" (në Bitpazar), Akademinë Maqedonase e Shkencave dhe Arteve (AMSHA), Bibliotekën universitare, madje edhe një pjesë e MPB-së aktuale.

Drejtori i pronave ose vakëfeve në BFI, Driton Dikena është i pakënaqur me qëndrimin e shtetit, që deri më tani Bashkësisë Islame i ka kthyer pak më shumë se 10 për qind të pronës së konfiskuar.


-Nëse Maqedonia mendon se me nacionalizimin e sërishëm të pronave do të mund të mbajë peng BFI-në, atëherë kjo gjë do i kthehet si bumerang. Ne nuk do të heqim dore as edhe nja një metër katror te ndonjë vakëfi, do i kërkojmë dhe do i përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion- mjetet ligjore dhe demokratike, është kategorik Dikena.


BFI deri më tani ka marrë afër një milion euro letra me vlerë,dhe prona, ndërsa ka bërë kërkesa për dhjetë herë më shumë. Në Kishën Ortodokse, secila dioqezë në veçanti e menaxhon procesin e denacionalizimit. Në Dioqezën Prespane Pellagonike, që konsiderohet një nga më të pasurat, shteti ka kthyer rreth 70 për qind të pronës së kërkuar. Dioqeza ka marrë më shumë se 400.000 euro letra me vlerë për kompleksin ku është vendosur biblioteka e qytetit, që, sipas mitropolitit Petar, ka një vlerë reale prej rreth  dy milionë e gjysmë euro. Ndërkaq, ndërtesat e kthyera, sipas peshkopit, janë shkatërruar, dhe për rinovimin e tyre duhen para.
Fondet e tilla ne ende nuk kemi dhe për fat të keq këto ndërtesa mbeten ashtu siç janë, të papërdorura. Deri sa nuk sigurojmë fonde që dalëngadalë të mund t’i rinovojmë e t’i japim me qira. Ne nuk e dimë se si të menaxhojnë ndryshe, përveç se t’i japim me qira, thotë ai.

A janë komunitetet fetare menaxherë të mirë?

Peshkopi Petar prek problemin themelor të komuniteteve fetare - menaxhimin e pronës dhe parave fetare. Bashkësia Fetare Islame, paratë dhe pronat e kthyera, sipas Dikenës, nuk duhet t’i shpenzojë për punët e përditshme.

-Këto letra me vlerë janë dhënë për një pronë të humbur dhe ne me to po mundohemi të blejmë pronë të re. Buxhetin e vetëm të BFI-së e formojnë pagesat për anëtarësim që japin qytetarët myslimanë dhe me këto para mundohemi të “mbijetojmë” tërë vitin. Duke pasur parasysh se në BFI kemi afër 100.000 të punësuar, myftinj, hoxhallarë, profesorë në Fakultetin për shkenca islamike, profesorë në medresetë, ne nuk kemi kurrfarë ndihme nga shteti, sqaron Dikena.  

 

Ndryshe nga BFI-ja, që ka një shërbim të veçantë që menaxhon me paratë dhe me pronat, KOM këtë gjë e ka lënë në dorë të dioqezave. Të menaxhojnë vetë me pasuritë materiale. Në një nga intervistat e tij Peshkopi evropian, Pimen lobon për formimin e një ekipi avokatësh dhe menaxherësh të cilët do të kujdesen për financat. Deri më tani kjo ka qenë detyrë e Atit Gregorij, një njeri i besuar i kreut z. z. Stefanit.
Peshkopi Petar thotë se kohën e fundit KOM ka vënë disa rregulla të reja të financimit.

Të paguhen thuajse të gjitha organet kishtare me rreth 32 përqnd të të ardhurave të dioqezave. Kjo është një forcë potenciale për tërheqjen e fondeve për kishat, të cilat me pjesën e mbetur mezi ia dalin mbanë, ndërsa disa edhe nuk arrijnë të paguajnë detyrimet e tyre, thotë ai.

A do të thotë kjo se prona e kthyer dhe letrat me vlerë do të ishin një vizë për një jetë më komode të komuniteteve?

I varfër si një mi në kishë – fjalë e urtë

Sipas eksperti serb për çështjet fetare Zhivica Tukiq do të ishte skandaloze nëse paratë i përdorin si thotë fjala popullore "si erdhën ashtu edhe shkuan."


-Paratë janë të nevojshme, Krishti nuk i përçmonte paratë. Dihet se komunitetet fetare nuk duhet të investojnë - në kumar, në biznese të dyshimta. Investimi i parave nuk është një çështje për Sinodin e Shenjtë, por për një shërbim të veçantë, i cili do të vendosë se çfarë duhet të bëjë, dhe jo t’i shpenzojë paratë. Nuk e di se çfarë do kishin bërë peshkopët me këto para – t’i investojnë në rezidenca, në udhëtime të shtrenjta?! Bashkësitë fetare nuk dinë mirë të menaxhojnë me paratë, komenton Tukiq.

Në disa raste ajo mosdije, sipas Tukiq, ka prishur emrin e komuniteteve të caktuara fetare dhe shërbyesve të tyre.

-Prifti nuk ka një reputacion të mirë. Gjithmonë shohim se sa do duhet paguar për një funeral, për pagëzim, çfarë makine ka, çfarë ka veshur gruaja e tij dhe pastaj njerëzit thonë - ai flet për  botën qiellore ndërsa vetë ka marrë çdo gjë në këtë botë. Ekziston një krizë e kredibilitetit të kishës, krizë e imazhit, thotë ai.

„I varfër si një mi në kishë “. Një fjalë e urtë që e  njohim mirë e që mund të ndryshojë pas kthimit të plotë të pronave. Mbetet vetëm të shfrytëzohen mirë dhe në frymën e besimit.


 

Fakte për denacionalizimin

Maqedonia ka shpenzuar 293 milionë euro për denacionalizimin. Ministria e financave nuk dha përgjigje në pyetjen tonë se sa prona i janë kthyer me denacionalizimin KOM-it dhe BFI-së.

Parlamenti maqedonas miratoi ndryshimet ligjore me të cilat do të  lëshohen edhe dy emetime të obligacioneve me të cilat mendohet se procesi do të marrë fund.

Janë bërë 30472 kërkesa, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur edhe 272 Një e dhjeta e kërkesave janë kontestuar dhe tani janë duke u shqyrtuar në gjyq.

Më shumë 500 ankesa janë paraqitur pranë Avokatit të Popullit.



AddThis Social Bookmark Button