Në frekuencën e duhur

Televizion, internet, radio, gazeta. Zgjedhjet janë të shumta për mediet përmes të cilave mund të arrimë deri tek informacionet. Por pse disa medie janë më tërheqëse se të tjerat, për shkak të zgjedhjes ose lehtësisë për ti konsumuar ato? A humbet radio popullaritetin në krahasim me mediet e tjera? Disa qytetarë thonë oferta e dobët të radiove i detyron ato që të shohin më shumë televizion. Ekspertët ndërkohë thonë se radiot nuk qëndrojnë ekonomikisht mirë që të investojnë për programe të mira.     

Në një lokal në Sokakun e Gjerë në Manastir dëgjohet muzikë nga radio. Muzika thonë disa banorë të Manastirit është shkaku kryesor se pse dëgjojnë radio.

“Për muzikën e dëgjoj radion. Por ka një problem, nuk më pëlqen muzika që e luajnë aktualisht. Mungon bluzi, roku”

“A dëgjoj radio? Nuk dëgjoj. Nuk ka ra radio cilësore në Maqedoni”.

“Radio është më e dobishme, ka muzikë të mirë, ka lajme. Televizionet kanë programe që nuk janë të përshtatshme për të gjithë”.

Thonë disa qytetarë.   

Banorët e qyteteve më të vogla duan të dinë për lajme lokale

Gazetarja Aneta Bllazhevska e cila punon në radio thotë se radiot janë në krizë sepse, siç thotë, ofrojnë program të dobët informativ.

“Nëse nuk janë televizionet lokale qytetarët e qyteteve më të vegjël praktikisht do të jenë të privuar, sepse ata nuk duan të dëgjojnë vetëm çfarë ndodh në Shkup, çfarë ka thënë kryeministri ose presidenti. Na intereson ajo çka ndodh rreth nesh, diçka që na prek”, thotë Bllazhevska.

Por Dushko Arsovski, gjithashtu gazetar që prej një kohë të gjatë i ndjek zhvillimet në media thotë se pamja ka dy anë.

“Gazetarët duan më shumë të punojnë në televizion duke menduar se ashtu do të bëhen më popullorë për një kohë të shkurtër. Problemi është edhe ekonomik, sepse pjesa më e madhe e fondeve nga marketingu i ndahen televizioneve, për radiot mbetet shumë pak që ata të mund të investojnë për programe cilësore”, thotë Arsovski.


Mbi 20 për qind e qytetarëve informohen nga radio

Sipas hulumtimeve të fundit mbi 20 për qind e qytetarëve në Maqedoni marrin informacione duke dëgjuar radio.

Në Maqedoni ka 81 radio ose një radio për 25 mijë banorë. Ata që e duan këtë medie dhe punojnë në radio thonë se kjo medie në eter ofron muzikë, informacione, edukim.

“Kjo është magjia e radios të cilën nuk e ndryshon dot as televizioni as interneti ose ndonjë medie tjetër”, thotë gazetarja Bllazhevska.


Kërkoni në frekuencën e dukur.  

AddThis Social Bookmark Button