Dënimi me vdekje – brutalitet ose dënim i merituar?

 

Sot dënimi me vdekje është temë e madhe gjithandej në botë, temë e cila është aktuale jo vetëm nga politika, në kuvende por edhe në diskutime private.

Sipas disa burimeve, në vitin 2008 me zbatimin e dënimit me vdekje janë vrarë 1.718 në Kinë, 346 në Iran, 102 në Arabinë Saudite, 37 në SHBA, 36 në Pakistan, 34 në Irak, 19 në Vietnam, 17 në Afganistan, 15 në Korenë e Veriut dhe 66 në shtete të tjera. Sipas gazetarit amerikan Denis Preger, por edhe sipas shumë të tjerëve, gabimi më i madh për dënimin me vdekje është se shpesh akuzohet personi i gabuar. Një person i caktuar mbase nuk është fajtor për ngjarje të caktuar, por sërish merr dënim me vdekje. Ana tjetër e keqe e dënimit me vdekje është se me të humbet morali tek njerëzit. Qëllimi i ligjeve është që të nxisin të mirën tek njerëzit dhe të mundësojnë jetë më të mirë për të gjithë, kurse me dënimin me vdekje kryet edhe një vdekje, humbet edhe një jetë.

Nga ana tjetër ka edhe krime që janë të pafalshme, krime si gjenocidi, terrorizmi, perdofilija etj. të cilat nuk mund të dënohen veç se me dënim me vdekje.

Blog i Nikolija Stojmenoviç. Autori konkuron në konkursin për blog më të mirë informativ me temë demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Konkurs i shpallur nga Diversity Media

AddThis Social Bookmark Button