Demokracia dhe tëdrejtat e njeriut

Arritja e mirëqenies maksimale të njeriut paraqet një baraspeshë me arritjen e përsosshmërisë,metafizikës së mendjes së njeriut. Mënyrë e domosdoshme për arritjen e kësaj vlereështë duke shijuar njohurinë për një të ardhme të sigurt. Njeri mund të presënjë të ardhme të sigurt nga aspekti financiar, them të presë, por as që emendon që mund të mos e ketë këtë siguri në të ardhmen sa i përket të së drejtës.Këtu rritet vlera e normave ligjore, vlera e sigurisë ligjore që na ofron mirëqenieme të drejta të cilat nuk mund ti cënojë askush.

 

Siguria ligjore e çdoqenie njerëzore është e pandashme nga esenca e tij. Njeriu si një individ i pambrojturnë sistem bëhet viktimë e darvinizmit social pa dallim të kushteve rreth tij.

Kjo është rrjedhanatyrore e gjërave e që është vërtetuar gjatë historisë njerëzore. E drejta ështëkrijuar për ta mbrojtur njeriun, është krijuar ose ka derivuar nga ai, njëkrijim që tregon për vlerat që janë plotësisht të mbrojtura me vullnetin e tij.Ose me vullnetin e shumicës. 

Këtu gjen vetenedhe definicioni për demokracinë, vullneti i shumicës. Vetë nocioni duke ukufizuar nga e kundërta, na mëson se ne si individë duhet ta pranojmë mirëkuptimine shumicës. Por, kjo nuk është e domosdoshme dhe provë për këtë është kuptimi itë drejtave të njeriut, natyrës së tyre dhe si janë sjellë ato deri në shkallëne pranimit nga të gjithë. 

Të drejtat enjeriut si një vlerë positive absolute në vete bartin edhe pamundësinë për tumohuar. Askush nuk ka guxuar të mohojë një vlerë të tillë sepse një gjë e tillëdo të ishte vetëvrasje e të menduarit. Sepse janë pjesë qenësore e natyrës tonë,siç thashë edhe më lartë, ata kurrë nuk na lënë indifferent. E kuptuam që nukmund ti mohojmë, prandaj duhet ti mbështesim. Të kërkojmë në thellësinë e tyre,ti përsosim ato, madje edhe të arrihet ndonjë zbulim në lidhje me to, do tëishte një lajm i mirë për të gjithë individët. Ky lajm përmes instrumentit tëfuqishëm të dëmokracisë, legjitimitetit, duhet të jetë një realitet pozitivligjor që do të na shpjerë një hap më pranë mirëqenies të dëshiruar.

Blog i Martin Boshkovskit. Me këtëblog autori merr pjesë në konkursin për bloger më të mirë për lajme në temëDemikracia dhe të drejtat e njeruit në Dajverziti Media.

AddThis Social Bookmark Button