Pse të qëndrohet në Maqedoni?

Edhe përkundër tendencës së largimit, në Maqedoni ka edhe të rinj që i mban optimizmi se gjërat mund të marrin për mirë. Disa nga këta të rinj janë aktiv me blog-e dhe përdorin këtë medie për ti komentuar zhvillimet me të cilat nuk pajtohen. Diversity Media organizoi konkurs dhe i vlerësoi me çmim më të mirët.

Dushko Arsovski bisedoi me ta

Katër të rinj me qëndrime. Vinë nga qytet të ndryshme të Maqedonisë por me një qëllim, të ndryshojnë realitetin i cili shumë moshatarë të tyre i detyroi fatin ta kërkojnë ose ta gjejnë në mërgim. Pajtohen se nuk duhet të presin ndihmë nga askush por vetë të arrin deri tek ajo që ju takon si qytetarë të një shteti evropian.

Novica Nakov është ekonomist nga Shkupi, aktiv në sektorin joqeveritar. 

“Nëse jetojmë në kohë kur secili duhet të mendojë për vete, që është një retorikë dominonte kohëve të fundit jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë, e cila përhapet edhe nëpërmjet procesit arsimor, atëherë nuk ka asnjë shkak që të pritet që gjërat në Maqedoni të ecin për më mirë. Secili që ka mundësi të bëjë diçka mirë për vete, këtu ose në vend tjetër, duhet ta bëjë këtë”, thotë Nakov.

Por ka pengesa reale për një gjë të tillë analizon kërçovarja Fatlume Dervishi, studente e gazetarisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

“Tek të rinjtë problem është se shumica e tyre nuk janë të motivuar për të punuar për të qenë kreativ. Mbarojnë studimet dhe nuk janë të interesuar për të vazhduar me punë të suksesshme. Mendoj se shoqëria duhet të bëjë diçka për të rritur nivelin e motivimit tel të rinjtë dhe për të stimuluar punën e tyre të suksesshme”, thotë Dervishi.

Mungon guximi

“Veç motivimit, shpesh mungon dhe guximi për të thënë mendimin”, ndërlidhet gazetarja e ardhshme nga Tetova Monika Petrovska.

“Më shumë janë të mbyllur në rrethin e tyre – çfarë do thonë të tjerët, çfarë mendon ai pranë meje do mendoj dhe unë. Nuk janë sa duhet të hapur të thonë mendimin dhe pikëpamjen personale për gjërat”, thotë Petrovska.

Por cili është shkaku për një gjë të tilla?

“Mbase mungesa e nevojës për të bërë diçka vetë, që vetë të dalin nga ky rreth mendimi dhe manipulimi”, thotë ajo.

Ndërkohë e gazetarja e sapodiplomuar  Maja Peroska, mendon se ky fenomen është sidomos prezent në ambient shumetnike siç është vendi i lindjes së saj Tetova.

“Populli nuk ka guxim të fillojë të shoqërohet, kanë frikë mos shfaqet ndonjë konflikt, por kjo sigurisht që nuk është për shkak të karakteristikave të njerëzve – se maqedonasit nuk mund të shoqërohen ne shqiptarët dhe e kundërta. Mendoj se gjithçka ka të bëjë me manipulime politike. Sigurisht ne i kemi zgjedhur ata, por gjithë kjo ndikon dhe më duket se s’kemi shanse ta prezantojmë përpara shoqërisë atë që e ndjemë” konstaton Peroska.

Politikanët përziejnë llogaritë

Në një kohë kur janë rritur tensionet ndëretnike pas incidentit si ai në Gostivar, Fatlume Dervishi tregon me gisht nga politikanët.   

“Ata i nxisin qytetarët të cilët nuk hezitojnë të bëjnë incidente, mendohet se dikush e merr barrën e përgjegjësisë (politikanët) dhe këta qytetarë nuk e kanë problem të bëjnë incidente të reja. Tek të rinjtë ka shumë pak nga ata që janë mendje hapur dhe që duan ta ndryshojnë këtë gjendje. Ka shumë nga ata që janë nxitur dhe që duan të hakmerren pasi ndjejnë padrejtësi”, thotë Dervishi.   

Tensionet kanë rrënjë që nga konflikti i vitit 2001 vlerëson Monika Petrovska por thotë ajo për bashkëjetesën ndëretnike nuk ka alternativë.

“Thjeshtë duhet të çlirohemi nga ndikimet e jashtme edhe nga historia edhe nga sjelljet e tona. Duhet të kuptojmë se ato gjëra ndodhnin për shkak të ndonjë ane më të lartë me të cilën s’kemi asnjë lidhje”, thotë Petrovska.  

Në këto rrethana, me kriza ekonomike, tensione të përkohshme politike po bëhet sfidë qëndrimi në Maqedoni, ose siç thotë Novica, po bëhet shprehi.

“Mbase pas ndonjë kohe bëhesh viktimë e “sindromës të Stokholmit” kur ata që janë marrë peng adhurojnë pengmarrësit. Kështu pas ndonjë kohe mësohesh me situatën në të cilën gjendesh. Me siguri nëse do të kisha mundësi të shkoja diku do ta shfrytëzoja, por në disa vitet e fundit nuk jam marrë me këtë çështje”, thotë Nakov.

Disa nga këtë qëndrime këta të rinj i shkruan të qëndrojnë përgjithmonë në blog-et e tyre. Konkuruan dhe fituan çmimet e Diversity Media për NEWS Blog (Blog lajmesh). Novica u vlerësua si më i miri. Fatlume mori çmimin e dytë, kurse teksti i përbashkët i Majës dhe Monikës u vlerësua me çmim të tretë.  

AddThis Social Bookmark Button