Për momentin,tensionet nuk i largojnë të huajt

Incidentete pak kohëve më parë që kanoseshin të prishin marrëdhëniet ndëretnike përmomentin janë nën kontrollin e policisë. Pasojat e para u vunë re me anulimin evizitave turistike të vizitorëve të huaj për festën e pashkëve dhe për sezoninveror. Nga ana tjetër, të huajt që jetojnë në Maqedoni thonë se ndjehen tësigurt, por edhe të dëshpëruar sepse, siç thonë, nuk kanë pritur tensione të përmasavetë këtilla.

Analizë e Dushko Arsovskit

Padallim nëse ndodhin në Maqedoni, ose për shembull në Francë, incidentet në rrugëshkaktojnë shqetësim te pjesa më e madhe e qytetarëve.

Rrahjetdhe sulmet ndaj kalimtarëve që kohët e fundit ndodhën në vendin tonë, irikthyen kujtime francezes Aude Valsesia. Ajo tashmë gjashtë muaj ështëpresidente e zyrës së Aliansës Franceze në Tetovë, organizatë kjo e cila promovonkulturën dhe gjuhën franceze.

Ja cili ishte reagimi i parë i saj:

„Unë jam e hutuar dhe nuk i kuptoj mirë raportet mesmaqedonasve dhe shqiptarëve. Por, në të njëjtën kohë ne kishim një situatë tëtillë në Francë. Ju kujtohen përleshjet mes emigrantëve në përiferitë dhepolicisë. Por, nuk e kuptoj se përse njerëzit nuk mund të jetojnë në paqe me fqinjtëe tyre. “

Njerëzit që bëjnë lojëra të rrezikshme janë njerëz që nuk mendojnë

Pas tetë vitesh jetese në Maqedoni italianen MarianxhelaBjankofiore Ameti nuk e befasoi kjo situatë. Ajo është e martuar me shqiptarnga Maqedonia me të cilin bisedon shpesh në këtë temë dhe thotë se e kupton se çfarëpo ndodh.

„Njerëzit që bien pre e këtyre lojërave të rrezikshme janënjerëz që nuk mendojnë shumë. Bëhet fjalë për persona të rinj të cilët, supozojse, kënaqen duke bërë probleme. Për momentin, nuk dua t’ju jap shumë rëndësi“ thotëajo.

Profesori universitar i gjuhës gjermane Peter Rau jeton nëMaqedoni tashmë pesëmbëdhjetë vjet. Ai u ligjëron studentëve në Shkup, Shtip,Manastir dhe Tetovë. Ai thotë se nuk është i shqetësuar nga incidentet e funditpër një arsye:

„Përvoja ime më thotë se ka shumë vende dhe institucioneku të rinjtë shqiptar, të rinjtë maqedonas, të rinjtë romë e kështu me radhë, shëtisin,mësojnë, jetojnë bashkë dhe nuk ka asnjë shenjë të agresivitetit. Ose madje as brutalitet“, thekson Rau.

Dajverziti media i pyeti nëse ndjehen të sigurt nëMaqedoni?  

„Po, përmomentin, sepse nuk jam e përfshirë në konflikt. Ai është vetëm mes shqiptarëvedhe maqedonasve, që do të thotë se tani ndjehem e sigurt. Më vjen keq përviktimat dhe njëkohësisht kam frikë dhe jam pak e shqetësuar sepse nësekonflikti intensifikohet, do të ketë më shumë viktima dhe të lënduar“, thotë Aude.

Marianxhela shton:

„ Ndjehem e sigurt në Maqedoni edhepse çështjet tregojnënjë pasqyrë tjetër. Ende nuk e ndjej atë rrezik. Si reagova? Natyrisht që u dëshpërova. Nuk eprisja këtë, por nuk u shqetësova shumë. Gjithsesi mendoj se Italia është njëvend më i sigurt se sa Maqedonia. Ndodhin gjëra dhe më të tmerrshme.“

Maqedonia më esigurt se Gjermania

Incidentet e shpeshta në rrugët e Gjermanisë profesorinRau e kanë sjellë në përfundimin se Maqedonia është vend më i sigurt për tëjetuar.

„Tek ne shumë njerëz kanë frikë të udhëtojnë me tramvajsepse ka skena të tmerrshme të vrasjeve, që nga aspekti i brutalitetit janë tëpërmasave shumë më të mëdha nga këto që po ndodhin këtu“

Këto qëndrime, me sa duket, janë mesazhe qetësuese në njësituatë kur lajmet për tensionet kanë arritur deri tek vizitorët e huaj të cilëtkanë pasur qëllim të vizitojnë Maqedoninë. Snezhana Jovanovska Trajkovska ngaShoqata për turizëm dhe hoterieri pranë Odës ekonomike të Maqedonisë këto ditëdeklaroi se janë evidentuar anulime të aranzhimeve turistike.

„Të gjithë grupet më të mëdha që ishin paralajmëruar përfestën e pashkëve dhe pushimet verore presin të shohin se si do të zhvillohet situatapolitike. Janë paralamëruar vizitorë nga Izraeli, Rusia…Disa nga kolegët tanëpunojnë edhe me vizitorë nga skandinavia.“


Nga data tetë deri në datën njëmbëdhjetë të këtij muaji,për tre ditë u evidentuan rreth njëzet incidente në të cilat  grupe më të mëdha të të rinjve kanë sulmuarose janë sulmuar pa ndonjë shkak apo arsye të veçantë. Pjesa më e madhe esulmeve kanë ndodhur në Shkup, Tetovë dhe një në Prilep. Janë rrahur rrethtridhjetë qytetarë një pjesë e të cilëve përfunduan në spital. Për fat të mirë viktima nuk kishte.


AddThis Social Bookmark Button