Ra miti, rrodhi përdhunimi

Ndodhi edhe kjo në historinë e gjyqësisë. Një i burgosur ka përdhunuar një të burgosur tjetër, e pastaj viktima e ka denoncuar krimin. Kështu, ky u bë pjesë e arkivave të prokurorisë në Maqedoni si rasti i parë i raportuar i përdhunimit në burg. Pra, përdhunimi në burg është një mit apo një realitet?

Analizë e Vesna Kollovska

Një natë para festës kombëtare të Ilindenit, në një nga qelitë e burgut në Shtip 24 vjeçari  Ali B. nga Radovishi ka përdhunuar të burgosurin me të cilin ai ndante qelinë e burgut, 27 vjeçarin Oktaj F. nga Strumica. I burgosuri i tretë në atë qeli Bilen A. e ka mbajtur të mbërthyer Oktaj-in, në ndërkohë që Ali S. e ka përdhunuar atë për të dytën herë atë natë. I përdhunuari ka përjetuar dhimbje, prandaj ka vendosur të denoncojë rastin. Prokuroria publike, policia dhe gjykata për herë të parë u përballën me një rast të këtij lloji, i cili njëkohësisht për ato do të jetë edhe rasti i parë i përdhunimit ku pjesëmarrësit janë përsona të të njëjtës gjini.

Gjykatësi Stojan Mihov nga Gjykata themelore në Shtip thotë se rasti tashmë është në procedurë gjyqësore.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një ngjarje kriminalo-ligjore e cila ka ndodhur në një institucion ndëshkues – korrektues, si lëndët e tjera, ashtu edhe kjo lëndë do procedohet me një procedurë të rregullt penale.   Për këtë vepër penale është paraparë dënim me burg nga tre deri më dhjetë vjet burgim. Bëhet fjalë për vepër penalepërdhunimtë Ligjit penal, shpjegon Mihov.

Të tre të burgosurit tashmë një vjet janë duke vuajtur dënimin me burg për vjedhje të rënda dhe vjedhje, ndërsa po gjykohen edhe për disa veprimtari të tjera kriminale. Hetimi duhet të tregojë nëse i dyshuari për përdhunim Ali B. ka kënaqur epshin e tij, apo përdhunimin e ka kryer në formë të dënimit. Pas incidentit të tre të burgosurit janë vendosur në qeli të veçanta.

Për shkak të pushimeve vjetore nga drejtori i burgut nuk arritëm të marrim më shumë informacion nëse të burgosurit nuk kanë pasur raporte të mira, apo nëse kanë qenë të dhunshëm ndaj njëri tjetrit.

Monitorim i verbër

Denoncimi i përdhunimit në burg megjithatë paraqet një befasi për bashkëpunëtorin shumëvjeçar të Komitetit për parandalimin e torturës, avokatin Toni Menkinoski.

Nga kontaktet që kam pasur me personat e burgosur, deri më sot asnjë nga ato nuk ka folur për temën të cilën ju e trajtoni. Kjo ndodh për shkak të mungesës së besimit dhe jo për shkak se nuk ka raste të tilla. Për fat të keq, ka. Ka indikacione se kjo gjë ndodh edhe në institucione të tjera, siç janë institucionet psikiatrike, thekson Menkinoski.   

Problemi në Maqedoni qëndron në atë se pjesa më e madhe e organeve që duhet të bëjnë monitorimin, përfshirë këtu edhe Avokatin e popullit, nuk merren fare me këtë gjë. Ose, ky monitorim është kaq sipërfaqësor, i pabazë, sa që personat e privuar nga liria nuk kanë besim tek personat që duhet t’i kontrollojnë, përfshirë këtu edhe gjykatësit për ekzekutimin e dënimeve, si dhe inspektorët nga Drejtoria për ekzekutimin e dënimeve të cilët kanë detyrim ligjor për t’i vizituar këto institucione“.

Zyrtarisht ekzistojnë dyshime, indikacione, paralajmërime, fjalë mes rreshtave për dhunë, madje edhe për përdhunim në mesin e personave të cilët kanë humbur lirinë e tyre përkohësisht apo deri në fund të jetës së tyre. Dragi Celeski, ekspert në këtë fushë dhe zëvendës aktual i Avokatit të popullit, e që një pjesë të karrierës së tij e ka kaluar  si udhëheqës i Drejtorisë për ekzekutimin e dënimeve, thotë se nuk mund të vërtetojë me siguri se ka dukuri të tilla.  

Indikacione ka pasur edhe gjatë viteve të kaluara, megjithatë edhe në këtë pozitë ku jam sot, deri më tani nuk kemi pasur ankesa të asaj forme. Në të kaluarën ka pasur indikacione, por gjithnjë kanë qenë disi të fshehura, raste kur  edhe vetë personat që kanë qenë subjekt i një akti të tillë ose nuk kanë dashur të flasin, ose nuk kanë dashur të theksojnë probleme të tilla, thotë Celeski, sipas të cilit, denoncimi  i një akti të tillë, gjithsesi mbetet një vendim personal.

Ai mendon se përdhunimet në burg më së shumti nuk denoncohen për shkak të turpit, se sa për shkak të mosbesimit tek institucionet  dhe arritjes së drejtësisë.

Sipas rregulloreve pozitive, për çdo thyerje të rendit apo disciplinës ka një procedurë të caktuar e cila duhet të vërtetojë dhe të zbardhë rastin. Mbase kryesisht ndjehet turp për aktin që ka ndodhur, konkretisht përsoni që ka qenë viktimë thjesht ka turp si nga mjedisi ashtu edhe nga vetë publiku më i gjerë, tha Celeski dhe tha se ekzistojnë ligje, rregullore dhe protokolle sipas të cilave funkcionojnë institucionet ndëshkuese. Si dhe që ekzistojnë procedura për vërtetimin e përgjegjësisë në rast se personat zyrtar nuk ndërmarrin veprime konkrete nëse janë në dijeni të dukurive të tilla. Përgjegjësi disciplinore kanë edhe vetë të burgosurit.

Privilegje në burg

Ish të burgosurit të cilët kanë përfunduar dënimin e tyre, jozyrtarisht dëshmojnë për një lloj „dënimi të dytë“ të cilin e përjetojnë në burg, nga persona, siç thonë ata, të cilëve nuk mund t’ju kundërvihen. Sipas tyre, më shumë sulmohen  të dënuarit për pedofili dhe të dënuarit për delikte seksuale. Për këtë gjë nuk ka dyshim avokati Menkovki, i cili si anëtar i mëparshëm i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut ka punuar në raportet për gjendjen në burgje.

Është fakt që dhuna mes të burgosurve ekziston. Ekzistojnë grupe të cilat janë të privilegjuara, që kanë më shumë të drejta. Në këto institucione ekzistojnë grupe të cilat quhen liderë – këto janë persona të cilëve u është privuar e drejta e lirisë. Sistemi jonë nuk është në gjendje t’i kontrollojë, ose nuk do që t’i kontrollojë”, thotë ai.

Në raportin e fundit për gjendjen në institucionet dhe institucionet psikiatrike në Maqedoni, Komiteti për parandalimin e  torturës pranë Këshillit të Evropës vërteton se një numër i vogël i të privilegjuarve janë të vendosur në qeli të rregulluara sipas shijes së tyre personale, të pajisuar me televizor me ekran të sheshtë, qilimë,  perde... Ato mund të sigurojnë çfarë të duan. Falsin hapur në celularët e tyre në prani të personelit të burgut“.

Diverziti Media kontaktoi me një nga anëtarët e Komitetit të cilët ishin në misionin mbikëqyrës në burgjet në Maqedoni. Psikiatri Olivera Vuçiq duke u referuar në rregullat e konfidencialitetit të Komitetit, thotë se në interes të tyre janë pikërisht të gjitha format e torturës ose dhunës. Sipas saj, ka shumë mundësi që ky rast përdhunimi që është raportuar të jetë lëndë e inspektimit të rregullt të radhës. 

Në rekomandimet e tij Komiteti për parandalimin e torturës nga Qeveria e Maqedonisë kërkon që ajo të përpilojë një strategji kombëtare për luftën kundër dhunës në mesin e të burgosurve dhe të përforcojë mbikëqyrjen, sidomos në burgun më të madh – burgun  „Idrizovë“ në Shkup.


Nga se kanë frikë drejtoritë?

MenkinoskiNga hetuesit të hynë në burgje

-A jeni pyetur ndonjëherë se përse të burgosurit pothuajse gjithmonë vdesin rrugës për në spital, ose menjëher pasi të jenë shtruar në spital? Drejtoritë e burgjeve nuk duan që hetuesit të futen nëpër burgje nga frika se çfarë mund të zbulojnë atje brenda, thotë avokati Toni Menkinoski.

Në burgjet në Maqedoni qëndrojnë rreth 2500 persona dhe po aq edhe në spitalet psikiatrike. Ky numër  është sa numri i banorëve në një nga qytetet më të vogla të Maqedonisë.


 

AddThis Social Bookmark Button