Nga varfëria ne recesion

Ngrirja e pagave dhe pensioneve, humbje e vendeve të punës, mbyllje e kompanive  - Çfarë nga këtë e pret Maqedoninë pasi zyrtarisht hyri në recesion? Për ekonomistët, çelësi është tek qeveria, si punëdhënësi dhe investitori më i madh. Sa rigoroze do të jetë masa e saj do të varet nga presioni që mund të bëjnë sindikatat, grupet e interesit, madje edhe biznesi.

Vesna Kollovska analizon

Me valën e parë të krizës ekonomike, Qeveria Australiane i  dha çdo qytetari nga 900 dollarë. Kushti i vetëm ishte që këto para të harxhohen për blerje. Në këtë mënyrë, qeveria australiane nxiti konsumin dhe arriti të zbusë goditjet e para të krizës.

Maqedonia ka hyrë zyrtarisht në recesion. Por vështirë se mund të ndjekë shembullin e Australisë. Por nga qeveria megjithatë priten disa masa. Duke pritur për masat, Kryetari i Dhomës së Artizanateve të Shkupit Nikolla Petrov thotë se për shkak të rezultateve të këqija ekonomike prej disa muajsh, të parët në shënjestër do të jenë qytetarët dhe bizneset e vogla.

"Ka ditë kur asnjë blerës nuk vë këmbë në dyqan. Asnjë. Blej vetëm gjërat e domosdoshme. Gjëra për të mbijetuar. Çdo ditë shohim se si mbyllen lokale. Ekonomia gri tmerrësisht ndikon tek ne. Përqindja e dyqaneve të mbyllura është më e madhe se ato që punojnë", thotë ai.

Të njëjtën ditë kur u bë njoftimi zyrtar për hyrjen në recesion, erdhi edhe njoftimi  për humbjen e punës për 21.000 punëtorë në ndërtim. Megjithatë, Risto Fotev, profesor në Fakultetin Ekonomik në Shtip nuk beson se do të ndodhin parashikimet:  

"Në situata të tilla fuqia e punës është ajo që vuan më së shumti. Por nuk besoj se menjëherë, me sinjalin e parë do të pushohen nga puna aq shumë veta. Është ndoshta vetëm krijim i një atmosfere njerëzit dhe shoqëria të fillojnë të kursejnë. Që të gjallërohet sektori privat, shteti  duhet të rregullojë TVSH-në dhe detyrimet e tjera, sepse ende punëdhënësi më i madh dhe investitori më i madh është shteti. "

Matje e përditshme e harxhimeve

Oda Ekonomike e Maqedonisë kërkoi që bankat të marrin përsipër  borxhin e shtetit ndaj kompanive. Disa ekonomi evropiane shkurtuan shpenzimet publike. Profesor i Kolegjit Amerikan të Selanikut, Nicholas Hourvoulijadis, thotë se pavarësisht nga kjo, disa qeveri kanë ngrinë rrogat dhe rritën taksat.

"Në fillim ne e shohim një version të dobët të kësaj masa, sepse asnjë qeveri nuk merr masa të forta menjëherë. Mund të zvogëlohen shpenzimet publike. Me sa kuptoj unë, nuk do të ketë rritje të taksave. Në Greqi, për shembull, është rritur në vitin e fundit. Mund të ngrijë rritja e pagave. Disa ekonomi po rishikujnë shpenzimet në shëndetin publik, politika sociale, çmimet e ilaçeve ... por euro është duke u përforcuar. Nuk do të shikoni më të keqen ", tha Hourvoulijades.

Këto masa, ndërhyrja te pagat dhe pensionet, madje tek rrogat në sektorin privat, thotë ai, do të varet nga shkalla e presionit nga sindikatat, unionet dhe grupet e interesit.

"Kryeministri dhe ministrat po masin çmimin politik që duhet ta paguajnë. Praktika tregon se ata që organizohen dhe dalin para qeveri në qendër të Shkupit, duan të merrni më shumë, ose të paktën të dëmtohen më pak ", thotë Hourvoulijades duke shtuar:

"Shumë do të varet nga kohëzgjatja e masave të marra. Nëse recesioni do të zgjasë më shumë se një vit, do të duhet të masni çdo ditë se sa do të shpenzoni. Më e rëndësishmja, do të dalë në sipërfaqe mentalitetin juaj, morali, psikologjia. Do të punoni për nesër jo për sot. "

Sipas profesorit, Greqia ka përfunduar vitin e pestë në një recesion me 5-6 për qind në negative.

Manovra me buxhetin

Por profesorët mendojnë se çelësi është ende tek qëndrimi i Qeverisë ndaj kompanive të vogla dhe të mesme. Banka Kombëtare njoftoi se 37.000 kompani janë me llogari të bllokuara. Profesori Fotev  thotë se masat e qeverisë duhet të çojë në një rritje të likuiditetit të kompanive dhe në këtë mënyrë të parandalohet largimi i punëtorëve.

"Sektori privat është ai që duhet të japë impuls, ton. Këtu qeveria duhet të përgatisë masa, si lehtësimi i sistemit monetar, më shumë mundësi për kreditime, lehtësimi i kreditimit për biznesin e vogël dhe të mesëm, pasi ata janë më fleksibël dhe mund të kontribuojnë më shumë në këtë moment. Në të njëjtën kohë duhen masa për të stimuluar aktivitetet e eksportit. "

Edhe para shpalljes së hyrjes në recesion, pati spekulime për zhvlerësimin e denarit. Profesori dhe ish guvernator i Bankës Kombëtare Lube Trpeski beson në stabilitetin e monedhës vendase.

"Unë nuk pres probleme të mëdha në drejtim të stabilitetit të monedhës sonë sepse Banka Popullore  çon politikë monetare konstante në përputhje me vitet e mëparshme, dhe kontrollon stabilitetin e kursit të denarit. Ne jemi pjesë e Evropës dhe varemi nga gjendja e atjeshme ekonomike, veçanërisht nga situata në Gjermani. Nëse gjërat atje shkojnë përpara edhe këtu do të rritet dhe eksporti edhe kërkesa. "

Ndërkohë, qeveria ndau kreditë e favorshme bujqësore.  Nuk do të ketë shkurtime për projektet fillestare, por ka pak mundësi për të manovruar me buxhetin i cili 80 për qind është për pagat. Ekspertët presin presion edhe ndaj bankave që ende ofrojnë kredi të shtrenjta, kurse paratë investohen në bono thesari të sigurta.


Ndihma e BE-gjatë recesionit

Fondi për punëtorët e pushuar nga puna

Kompani nga shtetet anëtare të BE-së mund të shpresojnë për ndihmë nga Fondi i për përshtatje ndaj globalizimit. Komisioni Evropian njoftoi se ky fond vitin e kaluar ka paguar 128 milion euro në 12 vende evropiane, ku 21.000 punëtorë kanë gjetur një punë të re. Nëse kërkesa iu është miratuar kompanive të cilat kanë zvogëluar numrin e punëtorëve për shkak të krizës apo të globalizimit, gjysma e parave të nevojshme u paguhet nga fondet evropiane, kurse gjysma tjetër nga shteti. Në këtë mënyrë, kompania sllovene "Mura" në vitin 2010 ka tërhequr 2.2 milion euro për mbi 2554 punëtorë. Paratë janë të destinuara për rikualifikimin ose vetë-punësim, dhe një pjesë e vogël e ndihmë të përkohshme për punëtorët që kanë mbetur pa punë.


Ish Guvernatori sugjeron

Lube Trpeski: kurseni me denarë!

"Tani është më me leverdi të kursehet me denarë. Normat e interesit janë më të larta dhe rekomandoj të kursehet me denarë".

 

AddThis Social Bookmark Button