Skënderbu këndon opera

Të hënën në Shkup do të shfaqet opera “Skënderbeu” interpretuar nga Opera dhe baleti i Tiranës. Vepra konsiderohet monumentale dhe ka tërhequr vëmendjen e opinionit jo vetëm shqiptar. Pjesë e kësaj opere janë edhe artistë nga Maqedonia. Por sa njohen arritjet shqiptare të këtij arti dhe cili ështl ndikimi në Maqeodni?

Nazim Rashidi analizon

E njohur është kjo muzikë për adhuruesit e filmit, por edhe më gjërë, sepse mbase është një nga skenat më të eksploatuara nga filmi Elementi i Pestë i regjisorit Luk Beson. Por pak e dinë se pikërisht këtë këngë e interpreton Inva Mula, një nga sopranët me famë botërore. Por Inva Mula nuk është i vetmi sukses i Akademisë sw Arteve të Tiranës. Dy këngëtarë të tjerë operistik Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu janë duke interpertuar në thuajse të gjitha skenat më të njoohura të botës. Që të gjithë produkt të një shkolle, ku ka mbaruar edhe Dësira Ahmeti, nga Maqedonia, e cila është pjesë e trupës të tetarit të Operës në Maqedoni, por që në Operën “Skëderbu” ka një nga rolet kryesore.

Profesoresha e Pianos Pasionare Asllanaj thotë se duhet veçuar publiku i specializuar dhe ai i gjerë, sepse nëse muziakntën njihen mes vete kjo nuki do të thotë se ata kanë mundësi të interpretojnë para publikëve të ndryshëm:

“Ata janë të njoftur me të gjitha emrat e muzikantve shqiptarë që kanë suksese botrore, madje ka pasur edhe bashkëpunime në festivale dhe koncerte, por publku maqedonas nuk është i njoftuar aq sa duhet”, thotë Asllanaj.

Artistët shqiptarë të Maqedonisë, po jo vetëm ata e konsiderojnë hapësirën për zhvillimin e muzikës klasike si shumë të vogël. Nga ana tjetër sukseset e shkollës së Tiranës, i bën artistët shqiptarë që të shkojnë të studiojnë në Akademinë e Arteve në Tiranë. Kjo sjell këmbimin e shkollave por dhe ndikim në kulturën e Maqedonisë, thotë Venera Lumani, e cila ka pasur përvojë shkollimi në Tiranë por që tani studion në Fakultetin e Muzikës në Shkup. Siaps saj shkolla e Tiranës ka ndërthurje stilesh:

“Në Tiranë profesorët kanë përvoja nga shkolla të ndryshme, të bel kantos italiane, të shkollës framceze të të mësuarit, kanë edukatë ruse, gjë që është uauuu, diçka shumë e mirë”, thotë Venera Lumani.

Arti afron njerzit

Të dyja artistet shqiptare pa hyrë në detaje se pse, thonë se artëdashësit në Maqedoni kanë një njohuri të vogël për skenën muzikore shqiptare. Ato thonë se bashkëpunimet më të mëdha do të sillnin njohje por dhe më shumë mundësi për artistët e të gjithë kësaj hapësire.

Sipas tyre jo vetem shqiptarët, por edhe artistët e mirënjohur maqedoans si pianisti Simon Trpçeski apo baritoni Boris Trajanov do të duhet të preformojnë në skenat shqiptare.

“Pse jo? Njerzit gjithmonë presin që të ndodhin gjëra të reja, dhe kjo do sillte benificione të përbashkëta të mëdhaja”

“Ajo është gjëja m e bukur që ekziston dhe që mund ntë bëhej. Nëse fillojmë dhe shkëmbejmë artin, dhe lëvizim nga një vend në tjetrin gjithçka do ishte më mirë”

Venera Lumani dhe me herët Pasionare Asllanaj.

Operа “Skënderbeu”  paralajmërohet nga organizatorët me pompë të madhe. 
Trupa e Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ka qënë disa herë në Shkup, por është hera e parë që vjen edhe me një vepër të një autori shqiptar, atë të kompozitorit Prenk Jakova.Një mundësi e mirë thonë artistët shqiptar për të njohur veprat dhe artistët mes vete.

AddThis Social Bookmark Button