Rezil nga azili

Kërkesa për rivendosjen e vizave për qytetarët e Maqedonisë nga disa vende të BE-së mund që vendin në afat të më gjatë ta vërë në zezë listën e zezë të Shengen-it. Kështu vlerësojnë analistët. Në mbledhjen e Komitetit për Punëve të Brendshme mund të vihet në funksion mekanizmi për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza. A bëhet fjalë për një tjetër frikësimi nga Brukseli, në mënyrë për të parandaluar fluksin e azilkërkuesve, ose vizat mund të rikthehen nga fillimi i vitit të ardhshëm?

Analiza e Vesna Kollovskës sjell më shëme

Vetëm gjatë muajit shtator Gjermania ka regjistruar 4000 kërkesa për azil nga shtetas të Maqedonisë dhe Serbisë. Kjo mund të aktivizojë mekanizmin për pezullimin e përkohshëm të vizave. Ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të enjten dhe të premten do të vendosin mbi kërkesën e gjashtë shteteve anëtarëve, të cilët kanë numrin më të madh të kërkesave për azil.

Analistja e Iniciativës Evropiane për Stabilitet Aleksandra Shtiglmajer nga Brukseli thotë se merren iniciativa për ndryshime në legjislacionin për azil, të cilat nëse është e nevojshme, me shpejtësi mund të pezullojë regjimin pa viza.

"Në takimin e 25 tetor, ministrat e brendshëm do të diskutojnë amendamentin, i cili është paketë për të cilin nuk ka pajtueshmëri të plotë. Në rastin më të mirë, ata mund të arrijnë një marrëveshje, por kjo nuk do të thotë miratimin e saj. Marrëveshja duhet të miratohet zyrtarisht nga Parlamenti Evropian. Pason miratimi formal nga ana e Këshillit dhe më pas hyn në fuqi. Kjo mund të ndodhë në fund të vitit, por gjasat më të mëdha jetë në fillimi të vitit të ardhshëm."

Kjo do të thotë se vizat do të kthehet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të gjitha shtetet e zonës Shengen. Presioni nga azilkërkuesit  është në katër shtete - Gjermani, Suedi, Belgjikë dhe Luksemburg, sepse në këto katër vende procedura është më e gjatë. Ndërsa të vendoset mbi kërkesën, aplikantët gëzojnë përfitime të ndryshme. Në Gjermani, për shembull, merret një asistencës mujore 420 € për një familje katëranëtarshe, duke përfshirë, strehim ushqimit dhe kujdesin shëndetësor.

Serbia me inat, Maqedonia me rezerva

Shtigelmajer nuk besoj se vendosja e vizave do të zgjidhë problemin.

"Është e diskutueshme nëse kjo masë  ndonjëherë do të arrijë qëllimin. Për shembull, kërkuesit e azilit janë më shumë nga Kosova, edhe pse qytetarët e Kosovës i kanë të detyrueshme vizat. Pra, edhe nëse ka viza, njerëz gjejnë mënyrë për të ardhur në Evropë për të kërkuar azil. Ne mendojmë se zgjidhja është tek Shtetet Anëtare të BE-së të cilat duhet të kufizojnë përfitimet ndaj atyre që kërkojnë azil ".

Kryeministri serb Ivica Daçiq vendeve evropiane u tha me zemëratë se nëse nuk mund të pranojnë 10 000 njerëz, atëherë Serbia do paguajë për kthimin e tyre. Nga ana tjetër, Qeveria e Maqedonisë vendosi të mbetet e rezervuar. Partia në pushtet, VMRO-DPMNE në 100 projektet e saj më të mira për arritje politike, liberalizimin e vizave e ka vënë në vendin e parë. Nga Ministria e punëve të jashtme dhe Ministria e punëve të brendshme deklaruan se i ndjekin udhëzimet e dhëna nga Komiteti për monitorim. Më shumë se 6500 qytetarë janë kthyer nga kufiri, me dyshimin se kanë në plan të keqpërdorin liberalizimin e vezikave. Shumë kohë më parë në burg përfundoi një person i dyshuar për organizimin e udhëtimit të një familjeje e cila ka dashur të kërkojë azil.

Ish zëvendës kryeministri për çështje evropiane Ivica Bocevski mendon se policia duhet të jetë më rigoroze.

„Rasti me azilkërkuesit paraqet një krim të organizuar. Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes grupeve kriminale nga Maqedonia të cilat duan të përfitojnë nga halli i shtresave më të varfra në Maqedoni dhe grupeve kriminale në vendet të cilat, thënë kushtimisht, e lehtësojnë këtë gjë. Kështu që, të gjithë këto autobusë nga Maqedonia me sa duket përfundojnë pikërisht para qendrave për azil në këto shtete dhe ato përballen me probleme.” 

Edhe pse institucioni statistikor evropiane Eurostat nuk i grupon azilkërkuesit sipas përkatësisë nacionale, jo zyrtarisht thuhet se kryesisht bëhet fjalë për romë dhe përfaqësues të varfër të pakicave të tjera etnike.

Në lagjet ku jeton popullata rome dihet se kujt i duhet drejtuar për të udhëtuar në Evropë. Familje të tëra transportohen deri në Nish ose Preshevë dhe Bujanovc në Serbinë jugore,  e që atje deri në qendrat pranuese në vendet evropiane. Me ato shkon edhe organizatori, i cili qëndron disa ditë deri sa familjet të pranojnë ndihmën e parë financiare, si kërkues zyrtar të azilit. Pagesa është 400 euro për familje.

Populizëm

Këto ditë në Strazburg mbahet Forumi Rrugëtar Evropian i Romëve (FRRER). Tema kryesore është kërcënimi për heqjen e vizave. Ahmet Elezovski nga Kumanova nga Qendra nacionale rome është sekretar i përgjithshëm i kësaj organizate (FRRER), që bashkon 47 vende. Elezovski thotë se kanë biseduar me disa ministra dhe ambasadorë evropian dhe se kërkesa e bërë nga gjashtë vendet evropiane vështirë se do fitojë mbështetje politike.  Ata i kanë dërguar edhe një letër me propozime edhe ministrit gjerman të punëve të brendshme:

Gjysma e Gjermanisë po plaket. Keni nevojë për njerëz të rinj. Përse Gjermania të mos tregojë një respekt historik për viktimat e rëna gjatë fashizmit dhe t’u lejojë romëve dhe njerëzve nga Ballkani zyrtarisht, me një marrëveshje protokollare, qëndrim pune deri në tre muaj?!”

Në vend të punës për popujt e Ballkanit, vendet evropiane mund të vendosin një procedurë për një rrezik të përkohshëm, e pastaj t’i kthejnë vizat përgjithmonë. Bocevski, gjithsesi, mendon se kjo gjë është vetëm populizëm.

Shkaku është kryesisht populist sepse kjo është një temë delikate, një mundësi për të aktruar heroizëm para qytetarëve dhe të aktrohet një qëndrim i fortë në raport me emigrantët. Çështja me emigrantët në Evropë është më e thellë dhe nuk ka të bëjë me Ballkanin, por është më shumë se kaq. Ka edhe një dimension kulturor për të cilin, siç e shohim, Evropa nuk ka shumë dëshirë të flasë hapur.”

Ekspertët komentojnë se nëse një herë hiqet regjimi pa viza, kthimi i sërishëm i tij mund të bëhej me vështirësi, madje edhe pas shumë vitesh raportime dhe monitorime.


Ragime

Goditje për Ballkanin perëndimor


Karl Bild, ministër i punëve të jashtme të Suedisë:

„Heqja e regjimit pa viza do ishte një goditje për njerëzit e zakonshëm, të ndershëm, si dhe për komunikimin dhe integrimin mes njerëzve të lirë në Evropë, të rinjtë dhe studentët të cilëve ne, në fakt, duam t’u ndihmojmë‟.

Tanja Fajon raportuese për liberalizimin e vizave në Parlamentit Evropian:

„Ky do ishte një hap i madh prapa sa i përket reintegrimit të vendeve aspirante për ne BE. Gjithashtu edhe një goditje e madhe për vizionin evropian të qytetarëve të Ballkanit perëndimor‟.


 

AddThis Social Bookmark Button