Gjithmonë “jeshil”

Publiku në Maqedoni këto ditë, zgjedh 20 këngët më të dëgjuara të të gjitha kohërave. Këngë me gjelbërim të përjetshëm. Ky është një konfirmim se referente e festivaleve të Shkupit përcillen si traditë nga brezi në brez. Gazetarët e muzikës besojnë se një gjë e tillë ndodh sepse këto këngë u vunë në dispozicion për dëgjuesit nëpërmjet disqeve shumë vonë. Më herët dëgjoheshin vetëm në radio. Ata bëjë apel që këtë këngë të ruhen në mënyrë institucionale.

Analiza e Dushko Arsovskit sjell më shumë

Kur diva sllovene Helena Blagne këndoi këngën "Kur nuk je" 26 vjet më parë, ishte në prani të një sërë këngëtarësh dhe refrenesh të mira që janë pjesë e traditës muzikore maqedonase. Duke e kujtuar atë periudhë për Diversity Media ajo thotë se e ka ndjerë se kënga do bëhej një hit i përjetshëm.

“Kënga “Kur nuk je” me siguri është një nga më të bukurat që dikur i kam kënduar. Kjo parë edhe nga muzika, teksti, orkestrimi dhe interpretimi. Gjithë kjo atëherë u lidh edhe me një histori të bukur që më ndjek edhe sot dhe jam shumë e lumtur që edhe publiku e pëlqen ende”

Gazetari Dragan B. Kostiq që me vite ndjek muzikën thotë se Maqedonia ka pasuri me këngë të cilta edhe sot janë popullore. AI këngët e vjetra i përcakton si të ndryshme nga ato që lidhen me shitjet dhe top listat.

"Këngët e vjetra nuk kanë nevojë që të kenë format e sotme të dallimit. S’ka pse të jetë hit i madh dhe moshë. Pra nuk duhet pas vete të ketë vite të caktuara që të bëhen krahasime me vlera, cilësi apo ajo që është më e rëndësishme kategori emocionuese. Nëse hiti është një kategori që vihet re menjëherë, kënga e vjetër, “evergreen” bazohet në emocione”

Fenomen

Aleksandar Mitevski është përfaqësues i gardës të kompozitorëve të rinj që u përpoqën tu japin nota moderne këngëve të vjetra. Ai thotë se motiv për këtë projekt është fakti se vlerëson shumë këtë muzikë tashmë të cilësuar tradicionale.

“Gjatë përpunimeve shikoja mos të ketë improvizime, devijime por të mbaj autenticitetin dhe atmosferën e ati hiti, por me një produksion modern e përshtatshme për kohën e sotme. Vetëm në këtë mënyrë këngët do kenë interes edhe për të rinjtë që të kthehen prapa dhe të kërkojnë të dinë më shumë për ato refrene”.

Tani kjo ka sukses. Refrenet nga Festivali i Shkupit ose Makfest para më shumë vjetësh vazhdimisht janë të pranishme në media. Duket se Maqedonia është fenomen në rajon sepse kjo muzikë përcillet nga brezi në brez.

Kostiq ka shpjegim se pse:

“Ndërkohë që të tjerët i kanë vënë këngët në disqe  ne se kishim bërë këtë. Dhe tani kur njerëzit kanë ardhur pranë një pasurie, të cilët janë para një shpelle ku mund të marrin ç’të duan, e bëjnë këtë për ti ruajtur dhe në një farë mënyre dhe me xhelozi”

Ai shton se është e pakontestuar dashuria që kanë njerëzit për këtë muzikë, por ven re se mungon mbrojtja institucionale.

Por a ka të bëjë e gjitha me nostalgji gjenetike?

Ja Çfarë thotë Aleksandar Mitevski:

“S’ka të bëj me nostalgji, por kemi pasur një festival si ai Shkupit që “hidhte” refren të mëdhenj. Sot ka shumë çështje të pazgjidhur që i pengon autorët të shkruajnë refrene të tillë pa kohë. Mbase nuk duhen ripërpunuar ato këngë. Me mirë të dëgjojmë këngë të vjetra se sa monotone, pa vlerë, të bëra me zor tek të cilat s’ka art dhe as “e” nga “evergeen””.

Një nga autorët që ka lënë gjurmë në muzikën e letë maqedonase është Zafir Haxhimanov. Ai thotë se është i lumtur që këngët e tij janë antologjike, por sërish e shikon çështjen nga një perspektivë tjetër.

“Çdo hit që do dalë në tregjet e botës interpretohet me qindra herë nga këngëtar të ndryshëm, instrumentistë, orkestre, interpretime solo. Për fat të keq ne jemi larg kësaj”

E komplikuara është popullore

Edhe në Slloveni kanë kujdes për muzikën e vjetër, thotë Helen Bllagne, por mediet u japin rëndësi trendeve botërore.

“Mua më vjen keq që s’ka këngë të këndueshme. Tel ne e tillë është gjendja, sa me komplikuar, e paqartë, me tekst të pakuptueshëm në sytë e redaktorëve muzikor ajo është këngë e mirë. Por kështu nuk mendon publiku. Të kuptohemi, publiku merr frymë ndryshe nga redaktorët. Ajo që nxitet nuk është muzikë”

Pasi ka bërë një sërë këngësh me vlerë të përhershme, Haxhimanov tani është kthyer nga poezia dhe mjuzikëlli.

“Kthei rrotulloi si të duash meloditë zbavitëse janë dashurie. Flet për atë se sa e do dhe sa të do, me 69 vjet sa kam do kisha shkruar diçka më të rrezikshme. Por tek ne për një gjë të tillë s’ka as traditë dhe as publik”

Për fat, ashti si dhe me mijëra këngë të krijuara nga vitet 70 deri 90 e gjejnë rrugën tek dëgjuesit. Haxhimanov, Bllagne dhe të tjerë do të interpretojnë në skenë 20 këngët më të mira të të gjitha kohërave kjo sipas publikut në evenimentin “Evergreen MK”. Organizatori thotë se nuk do të zgjedh këngë fituese sepse të gjitha këto dhe të tjera e meritojnë këtë epitet, përfundon Dushko Arsovski.lb 

 

AddThis Social Bookmark Button