Çohu deputet, ulu prefekt

A po bëhet posti i kryetarit të komunës më atraktiv se ai i deputetit? Vlerësohet se deri në zgjedhjet lokale në pranverë, pjesa më e madhe e atyre që ndërtuan karrierë në Kuvend, do garojnë për pushtet lokal.  Shkak për atraktivitetin e kësaj pozite janë paratë. Kështu vlerësojnë analistët dhe thonë se menaxherët e mirë mund ta засенат edhe pushtetin qendror.

Analizë e Dushko Arsovski

Tendenca që kryetarët e komunave të presin në radhë për poste ministrash apo deputetësh me sa duket po merr fund. Të kundërtën kësaj e paralajmëruan kandidatët e opozitës për zgjedhjet lokale të radhës, Andrej Zhernovski dhe Jani Makraduli. Edhe burime të partisë në pushtet, BDI-së e shohin zëvendës kryeministren Teuta Arifi si njeriun e parë të Tetovës.

 

Gazetari Branko Triçkovski, i cili për vite me radhë analizon skenën politike mendon se shkaqet për një tendencë të tillë janë kryesisht ekonomike.

„Postet e kryetarëve të komunave disponojnë me burime të mëdha materiale. Dhe një elitë politike e cila qeveris me Maqedoninë vlerëson që është më mirë të fitohet një post i tillë, se sa disa poste të tjera, siç janë postet e deputetëve. Kjo vlen edhe për partitë në qeveri edhe për opozitën.“

Gazetari i redaksisë në gjuhën turke pranë TVM-së, Erdem Amet pajtohet me këtë dhe parashikon:

„Komunat e mëdha dhe të fuqishme me procesin e decentralizimit bëhen gjithnjë e më shumë të fuqishme, do mund të japin edhe shërbime si një pushtet lokal i vërtetë dhe do jenë konkurrentë të fuqishëm të pushtetit qendror për kah popullariteti i tyre, nga aspekti i politikanëve. “

Shifrat tregojnë se buxheti i kryeqytetit gjatë viteve është rritur për 100 herë. Në vitin 2000, pushteti lokal ka pasur në dispozicion 1,3 milion euro, ndërsa në vitin 2008 108 milion euro. Buxheti për vitin e ardhshëm është planifikuar të mbushet me 44 milion euro, dhe ky zvogëlim vjen si pasojë e krizës ekonomike. Por, Shkupi nuk mund të jetë pikë referimi. Megjithatë, decentralizimi fiskal i pasuroi edhe komunat më të vogla.


Buxheti i Shkupit

Viti                                   Euro

2000                            1,3 milionë

2008                             67 milionë

2009                             83 milionë

2010                             67 milionë

2011                             89 milionë

2012                            108 milionë

2013                            44 milionë


Kryetarët e komunave “më të mëdhenj” se partia?

Kryetari i komunës së Makedonski Brodit, Milosim Vojneski për Diversiy Media thotë se nuk do e kishte ndërruar postin e tij për një vend në Kuvend.

„Ky post është atraktiv për mua sepse të jep mundësi të tregohesh si menaxher. T’i demonstrosh aftësitë e tua. Ajo që e bën për qytetin duket hapur. Kështu, për shembull, me përcjelljen e ingerencave  për tokë ndërtimore, nëse bëni urbanizim, shitje, ju fitoni të ardhura. Nëse nuk e bëni këtë, nuk do keni as të ardhura, e as realizim.“

Por, kolegu i tij nga Shtipi, Zoran Aleksov tregon edhe për vështirësitë.

„Me disa zgjidhje ligjore nuk u arrit që shitja e vendeve për ndërtim të sigurojë një përqindje më të madhe të të ardhurave të cilat do të derdheshin në arkën e komunës. Ndërsa detyrimet dhe shpenzimet për vendet e punës ranë në kurriz të komunës. Këtu kemi një fleksibilitet. Dhe ato kryetarë të komunave të cilët nuk do të dinë ta shfrytëzojnë këtë, në fakt, do gjenden në një situatë më të vështirë se më parë.“

Kur disponojnë me para, a rritet fuqia e kryetarëve të komunave edhe brenda partisë e cila i ka dominuar, e ato pastaj nuk kanë pse të punojnë nën urdhrat e saj?

Ja si mendon kryetari i komunës së Shtipit, Aleksov:

„Nëse kryetarin komunës e përcakton partia, ai kurrë nuk do mund të bëjë çdo gjë sipas dëshirës së tij. Ai duhet t’i mbrojë interesat e atyre që e kanë nominuar dhe që e kanë mbështetur. Por, edhe te njëra palë, edhe te pala tjetër, në vend të parë janë qytetarët.“

Nga ana tjetër, Vojneski, ka një qëndrim tjetër:

„Unë jam kandidat i pavarur, megjithatë edhe nëse je kandidat i ndonjë partie, kur duhet të veprohet në mënyrë intervente, nuk pyetet as partia. Atëherë duhet të dilet në terren dhe të veprohet menjëherë.“

Baba i qytetit, pastaj baba i kombit

Gazetari Amet mendon se fuqia e kryetarit të Shkupit vjen edhe nga fakti që njerëzit e votojnë edhe personin.

„Nëse e fitoni qytetin e Shkupit, i vetmi i cili mund t’ua kalojë me vota mund të ishte Presidenti i republikës, sepse ai në raundin e dytë të zgjedhjeve del me dy kandidatë dhe zgjidhet me sistemin e votës së shumicës. Shkupi, sipas numrit të banorëve paraqet një të tretën e Maqedonisë  dhe shikuar nga ky këndvështrim  këtu buron edhe fuqia e tij në partinë e vet. Ai mbase mund të jetë edhe lideri i ardhshëm i partisë.“

Një shembull i tillë është kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan i cili karrierën e tij e filloi si kryetar i Stambollit. Ose, Zhak Shiraku, i cili para se të bëhej president i Francës, u dëshmua si njeriu i parë i Parisit.

Në mitingun e opozitës, dy nga kandidatët, me sa duket paralajmëruan qëllime më të larta nga ato lokalet.

Jani Makraduli nga LSDM-ja  futet në garë për qytetin e Shkupit.

„Mesazhi im për VMRO-DPMNE është se ne po fillojmë një betejë politike që t’Ju mundim. Jemi të vendosur tu japim fund politikave tuaja të gabuara dhe kriminale. Jemi të përgatitur të kthejmë qytetin tonë të vjedhur.“

Ose Andrej Zhernovski nga PLD i cili është kandidat për kryetar të Komunës Qendër.

„Në zgjedhjet e radhës nuk do ketë betejë mes partive të të majtës, të djathtës apo të qendrës, por do të ketë një garë mes partive që janë PËR dhe që janë KUNDËR Maqedonisë demokratike.”

Zgjedhjet janë pas disa muajsh. Opozita i promovoi  adutët e saj. Partitë në pushtet do e bëjnë këtë së shpejti. Atëherë do dihet me siguri nëse në listë do gjenden edhe disa nga deputetët dhe ministrat aktual, ashtu siç spekulohet kohëve të fundit.

AddThis Social Bookmark Button