Stof pak, kostum i madh

Qendra e Kumanovës, vitet e fundit është një vend i madh ndërtimi. Nuk ka rrugë në të cilën të paktën nuk ngrihet nga një ndërtesë banimi. Investitorët komentojnë se arsyeja për këtë është interesi i kurbetçinjve kumanovarë në Afganistan, Irak, Kuvajt dhe Katar. Ata zakonisht punojnë për kompanitë që janë logjistikë e ushtrisë amerikane, kurse paratë i shpenzojnë për prona të patundshme. Ndërtimi intensiv krijon probleme në trafik, dhe shumë shpesh keqpërdoret leja e ndërtimit.

Analizon Liljana Kirovska Mihajlloviq, Radio Bravo, Kumanovë

Kumanova përjeton ekspansion urban. Sidomos në ndërtimin e ndërtesave të larta në zonën qendrore të qytetit. Prandaj, vjen deri tek përqendrimi i popullsisë dhe ndryshime të planit të detajuar të zonës qendrore të qytetit, por, për fat të keq, pa ndërtimin e infrastrukturës nën tokë.

Kjo është arsyeja që ish investitori i ndërtesave të banimit, Dejan Gavrilovski vendosi të flasë për këtë problem.

"Kishte një kërkesë e madhe, po flas për dy vjet më parë. Ne objektin e shitëm vetëm për arsye ekonomike, thjesht nga frika e dështimit në periudhën e ardhshme të shesim apartamente për shkak të zgjerimit të tepruar me numrin e lejeve të lëshuara dhe numrin e apartamenteve që do të shtoheshin", thotë Gligorovski.

Ndërtimi i madh i shumëkatësheve në një zonë të dendur urbane, sjell mungesë vendi për parkim dhe pengon lëvizjen e trafikut në rrugët tashmë të ngushta.

Kërkon për pak, ndërton shumë

Një banor i Kumanovës flet për përvojën e tij:

“Është mirë që ndërtohet në qytetin tonë, por duhet mbajtur rendi gjatë ndërtimit. Ndërsa ndërtohen godinat, materialet e ndërtimit i lënë në trotuare dhe rrugë. Kur përfundon ndërtimi, pronarët e apartamenteve dhe dyqaneve parkojë makinat e tyre në trotuare”, thotë ai.

Departamenti i Planifikimit Urban dhe Shërbime Publike në dy vitet e fundit, në Kumanovë ka shqyrtuar 250 kërkesa për ndërtime individuale dhe rreth 15 kërkesa për ndërtime kolektive. Ndërtesa kolektive me hapësirë prej rreth 50.000 metra katrorë. Por shumë shpesh ndodh që lejet për ndërtime individuale të shndërrohen në leje për  ndërtime kolektive dhe kështu lehtë krijohen probleme.

"Kaosi urban padyshim ndodh me lëshimin e lejeve për ndërtimin e shtëpive familjare individuale. Që do të thotë, ne japim miratimin për 3 deri në 8 njësi banimi, megjithatë, ne terren ne kemi të ndërtuara ndërtesa me 12 apo edhe 24 njësi banimi”, thotë Lidija Lang Spasovska – Shefe e Departamentit të Planifikimit Urban dhe shërbime publike në komunën e Kumanovës .

Edhe kryetari i komunës është i pakënaqur me kaosin e trafikut në qytet.  Ai shprehet se “është shkaktuar defekt në urbanizëm“.

"Shumë faza të ndryshimit të ligjeve të ndërtimit dhe ligjet mbi planifikimin urban dhe hapësinor kanë çuar në një defekt të madh të urbanizimit. Nuk mundeni me pak stof të bëni një kostum të madh. Për mua, si perspektivë, shoh zgjerimin e qytetit dhe ndërtimet në periferi ", thotë kryetari i komunës të Kumanovës Zoran Damjanovski.

Qarkullim

Këto investime intensive në ndërtim a ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe kush ka dobi më të madhe nga modifikimet e planit të detajuar urbanistik të qytetit?

“Së pari, ka ndikim tek buxheti i komunës. Me të hollat që rrjedhin nga taksat për ndërtim investojmë në objekte infrastrukturore dhe në objekte kapitale. Gjithashtu, në procesin e ndërtimit përfshihen edhe shumë degë të tjera të ekonomisë, kështu që unë mendoj se ne të gjithë i ndjejmë të mirat nga intensifikimi i ndërtimeve që aktualisht ndodh në Kumanovë”, komentoi Lang-Spasovska.

Të gjitha ndërtesat janë bërë në bazë të planeve të hollësishme urbanistike që janë përgjegjësi e pushtetit vendor. Përgatiten mbi bazën e planit të përgjithshëm urbanistik të qytetit, i bërë më parë. Ai përmban të gjitha udhëkryqet, rrjetet e energjisë, ujit, kanalizimeve, elektrike dhe rrjetet telefonike, të cilat deri më tani po përballojnë presionin e investimeve.

AddThis Social Bookmark Button