Armik.shtetëror.org

Pas ngjarjeve me marshin e tolerancës në Shkup ose protestat e AMAN në të gjithë vendin, pyetja është se çfarë ndodh me aktivistët civilë të bashkuar rreth një ideje apo në sektorin e OJQ-ve? Cili është roli i tyre në shoqëri? Pamje nga rajoni i lëvizjeve jo qeveritare tregon se Maqedonia nuk është përjashtim, ku shpesh aktivistët civilë shihen si "armiq" të shtetit.

Vesna Kolovska analizon

Faqja e internetit www.popravimiskolu.org është një mjet për raportimin e problemeve në shkolla dhe institucione të tjera arsimore në Bosnje dhe Hercegovinë. Harta interaktive me qytetet e shënuara me të kuqe tregon ku ka shkolla me probleme të raportuara dhe të zgjidhura. Diku, janë tualete të shekullit të kaluar, klasa me çati të prishura, ose klasa me fuçi metali që përdoren për ngrohje. Faqja e intermetit është puna e OJQ-së "Pse jo".

Darko Brkan thotë se organizata e tij edhe më parë është përjetuar si e  diskutueshme nga ana e qeverisë, edhe pse ata kanë një qëllim fisnik.

"Platforma në fakt përmban treguesit e problemeve, që do të thotë se mbi të gjitha, ndihmon, se sa një akt armiqësor, sepse qeveria nuk e di se cilat janë problemet dhe çfarë është ajo që në një farë mënyre shqetëson nxënësit, studentët dhe të gjithë ata që janë në procesin arsimor ", thotë Brkan, sipas të cilit sektori i OJQ-ve boshnjake është klishe si edhe në të gjithë rajonin.

Si pa probleme

Në Shqipëri, sipas aktivist Enio Ohri, në vitet e fundit është ulur ndikimi i sektorit joqeveritar. Kjo, thotë ai, ka zvogëluar interesimin e qytetarëve për të ndikuar në shpenzimin e financave publike, arsimit, shëndetësisë ...

"Në parim, ne dhe organizatat e tjera shihen si armiq apo kundërshtare të qeverisë. Ka organizata që publiku e di se ata kanë lidhje të drejtpërdrejta me partinë në pushtet. Por në thelb, OJQ-të vënë në dukje ankesat dhe problemet e shoqërisë shqiptare. Qeveria nuk dëshiron këto probleme të dalin në dritë, dhe OJQ-të etiketohen si anti-qeveritare ose pro-opozitare"përfundon Ohri.

Sipas tij, OJQ-të nuk kanë qasje në media si partitë. Prandaj, njerëzit dëgjojnë pretendimet e tyre se nuk ka probleme. Prandaj, sipas Ohrit, OJQ-të janë aty për të regjistruar dhe të nxjerrë në pah këto probleme edhe pse janë të përballra me një mungesë të fondeve për punë.

"Mbështetja OJQ-ve ëshë në rënie, si  financiare, por edhe morale dhe teknike ... Ndihma në çdo kuptim. Momenti nuk është i mirë dhe puna e OJQ-ve në Shqipëri është në rënie".

Nga ana tjetër, rajonit i mungojnë qytetarë aktivë të cilët janë të gatshëm për të ndryshuar shoqërinë në favor të tyre, vëren Dragan Koprivica i Qendrës për Tranzicion Demokratik nga Mali i Zi.

"Unë kam frikë se në këto njëzet vjet tranzicion, ecje përçart... kemi humbur atë që është quajtur një qytetar aktiv dhe vlerat e qytetarit aktiv. Dëshirën e tij për të ndikuar në ndryshimin në shoqëri, dëshirën për të ndryshuar gjërat që nga të voglat ato komunalet, por edhe ato të mëdhatë. Unë mendoj se puna jonë është që të fillojmë të ri-krijojmë shtresën qytetare, gjë do të jetë shumë e vështirë, sepse në përgjithësi, njerëzit nuk janë të interesuar në shumë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë ata dhe jetën e tyre", thotë Koprivica.

Ndryshime pa ndjenja

Darko Brkan nga "Pse jo" konsideron se problemi nuk është tek qytetarët aktivë, por dinamika sociale. Evidentimin e saj nga ana e shoqërisë civile dhe dëshira për të shkaktuar ndryshime në shoqëri.

"Ata (qytetarët) duan pjesëmarrje mbi një çështje që kanë shumë shqetësime dhe besojnë se mund të ndryshojë diçka. Ne kemi nevojë për të krijuar një bazë të besueshme që ata besojnë se mund të arrijnë synimin dhe me një angazhim të shkurtër të arrihet ndryshimi. Si aktivistë të shoqërisë civile duhet të pranojnë këtë interes të qytetarëve dhe të ofrojmë një mënyrë të angazhimit të tyre i cili do të japë fryt. Atëherë mund të fitojmë një qytetar aktiv”, thotë Brkan.

Duket, dikur qytetarët aktivë kanë lëvizur në internet dhe rrjetet sociale, dhe për këtë arsye, sektori civil në rajon përballet me një sfidë të re, të krijojë platforma dhe mjete që do të jenë mjaft tërheqëse për t'u përdorur. Potenciale në drejtim të numrit të organizatave jo-qeveritare është shumë i madh. Në Kroaci, për shembull, ka rreth 45.000 OJQ. Në Maqedoni mbi 11.000. Pyetja është se sa prej tyre janë aktive.

Bardhyl Jashari nga Fondacioni Metamorfozis nga Shkupi beson se shoqëria civile ka disa avantazhe.

"OJQ-të mund të shërbejnë si një burim i madh për bizneset dhe sektorin arsimor dhe sektorin akademik. Sepse në sektorin e OJQ-ve ka shumë ekspertizë që lehtë mund të përdoret, dhe më tej, OJQ-të filluan të ndajnë këtë njohuri", thotë Jashari.

Aktivistët e shoqërisë civile besojnë se mjete të tilla www.popravimiskolu.org duhet të ndihmojë për të mobilizuar qytetarët. Pjesëmarrja e tyre më e madhe do të parandalojë (më shumë ose më pak) përpjekjen e tyre, e çdo qeverie që të margjinalizojë ndikimin e sektorit joqeveritar.


Metamorfozis

Përparësi për idetë e qytetarëve

Pak kohë më parë në Shkup i mbajt konferenca ndërkombëtare "Edukim i hapur për një shoqëri të hapur", organizuar nga Fondacioni Metamorfozis. Një nga vlerësimet ishte se shoqëria e hapur lejon lëvizjen më të madhe të ideve të qytetarëve, dhe kështu më ka më shumë gjasa për t'u bërë pjesë e politikës zyrtare. Pjesë e konferencës mund të shikoni në linkun:
http://www.youtube.com/watch?v=hXDOU3MqNFA&feature=autoplay&list=ULlZrFOp5JIRo&playnext=2


AddThis Social Bookmark Button