Flamujt e ndryshimeve

Shënimi i 100  vjetorit të shtetit shqiptar do të kulminoj më 28 nëntor, mirëpo që tani atmosferën  në opinion e nxisin aksionet për vendosjen e flamujve shqiptar  nëpër disa qytete e fshatra të Maqedonisë. Sikurse përmendorja  në Radushë dhe hapja e muzeut të UÇK-së në Slloupçan. Analistët komentojnë se kjo  ka një dimension tjetër, nga partia në pushtet BDI, thonë se ky nuk është provokim, ekspert të huaj apelojnë për kujdes të veçantë nga të gjithë protagonistët.

Analizë nga Dushko Arsovski

Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëron manifestimin qendror në Shkup që do të shënoj 100 vjetorin e pavarësisë të Shqipërisë. Ku do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë dhe ai Kosovës.  Ditëve të kaluara për nder të këtij jubileu kishte  një varg manifestimesh. Ndër të tjera edhe vendosja e flamurit të shqiptar në direk me lartësi 35 metrave në rrethin e Kërçovës.  Njëherazi  kryetari i BDI-së  pa e nxitur askush deklaroi se shqiptarët nuk do të lejojnë “ ta largoj asnjë dorë e zezë”.

A thua përdorimi i flamurit të një shteti tjetër, për të cilin shqiptarët e Maqedonisë thonë se është simboli i tyre kombëtar, është i tepërt? Dhe cilat janë efektet e aktiviteteve të këtilla në Maqedoni pas konfliktit?

Profesori i Universitetit në Geteburg dhe ekspert i pajtimit, Majkëll Shulci ka shpjegimin e tij.

Kur theksoni identitetin tuaj, pa marr parasysh a është  identitet shqiptar ose ndonjë tjetër, me rëndësi është të tregoni se jeni pjesë e atij identiteti të shoqërisë në të cilën jetoni.  Mund të tregoni se jeni të afërt me vëllezërit dhe motrat tuaja nga vendet tjera, por me këtë jo edhe të provokoni  bashkësitë e tjera etnike”.

Analisti politik Sefer Tahiri vlerëson se, pa marr parasysh se në ç’formë manifestohet atdhedashuria ose kombi, duhet të ketë mekanizma të tjerë institucional ose politik se si të ndërtohet bashkëjetesa.

“Mënyra e këtillë e manifestimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, ndoshta është reagim i asaj që ndodh me projektet etnocentrike të Qeverisë dhe manifestohet me faktin se shqiptarët etnik kanë elementet e tyre të identitetit të cilët mund t’i theksojnë në Republikën  e Maqedonisë”.

Matja

Tahiri është kategorik se qytetarët mund të shprehin ndjenjën e tyre edhe në formë të këtillë, por politika duhet të merret me problemet reale.

Profesoresha Biljana Vankovska e cila vazhdimisht analizon  çështjet e sigurisë dhe politikës këtyre ditëve në profilin e saj në Facebook  ashpër  kritikonte ndodhitë e fundit.

“Le të gjejnë një analist shqiptar, që shqiptarëve do t’ju shpjegoj në gjuhën e tyre amtare, se nuk ekziston diçka që quhet himn etnik, ose flamur etnik, sepse sipas definicionit këto janë simbole shtetërore! Edhe kjo është e vështirë ta bëjmë për një shtet të përbashkët Maqedoninë, për të cilin themi se të gjithë e duam?? Sigurisht,  pritet para zgjedhjeve të pasoj skicimi i territoreve ”.

Mirëpo, për Shulcin nuk paraqet problem përdorimi i simboleve të një shteti tjetër dhe më e rëndësishme është përmbajtja se sa forma.

Liderët shqiptar duhet të theksojnë se ndjehen si pjesë e Maqedonisë. Liderët maqedonas duhet të theksojnë se pakica vetëm shpreh identifikimin, e kjo është pjesë e Maqedonisë multikulturore. Sido që të jetë kur kemi konflikte historike, manifestimet e këtilla nxisin më shumë tensione. Më lehtë është të flasim për “ne” dhe për “ata”, se sa për qytetarët me identitet të përbashkët”.

Simbol, simbolika

Në një farë mënyre kjo mund të lexohet edhe nga deklarata e zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani

“ Duhet të mësohemi se flamuri shqiptar nuk është provokim por, është pjesa që simbolizon 25 ose më shumë për qind të Republikës të Maqedonisë dhe këto paragjykime duhet të shmangen njëherë e përgjithmonë. Nëse respektoni simbolet tona edhe ne do të respektojmë simbolet tuaja”.

Valvitja e flamujve ishte pjesë edhe seancës parlamentare kur  deputeti i opozitës Gordan Georgiev  iu drejtua dhe mori përgjigje nga kryeministri Nikola Gruevski.

“Ju dhe Ali Ahmetin sa vjen e më shumë u perceptojnë si fëmijë të vegjël që luajnë me zjarr. Deri më tani me qindra herë me qëllime dashamirëse apeluam se më lehtë se çdo gjë tjetër është të ndizni tensionet ndëretnik.  Është shumë e lehtë për një kohë shumë të shkurtër të mblidhen pikë politike me këtë temë, por efektet afatgjate janë katastrofale për Maqedoninë dhe stabilitetin tonë.

Gruvski për këtë u  përgjigj:

“Nuk është e vërtet se sajojmë tensione, ashtu siç thoni ju, me qëllim ose me ndonjë paramendim, sepse jetojmë në një vend ku ka më shumë bashkësi etnike dhe herë pas here ndodhin ngjarje të këtilla dhe përpiqemi që me dialog t’i tejkalojmë”.

Pse vendosja e flamujve të “Shqipërisë” shkakton reagim tek maqedonasit etnik? Përgjigje  për këtë jep edhe Vankovska, nëpërmjet rrjetve sociale.

“Nga aspekt i maqedonasve nuk do të thosha se manifestohet urrejtje, por ndjenjë e padrejtësisë.  Ekzistojnë elemente se Shqiptarët e Maqedonisë  më shumë tregojnë emocione dhe përkatësi ndaj një shtetit të huaj, sesa shtet të vetin e  pëjetojnë republikën në të cilën jetojnë dhe sipas Kushtetutës si bashkësi kanë pozitë të favorshme dhe të veçantë në krahasim me bashkësitë e tjera. Në kremtimin i cili zgjat një vit të tërë, i cili pritet që shumë shpejt të arrij kulmin, shqiptarët e  theksojnë veçantinë dhe përkatësinë e tyre.  Dhe kjo sigurisht që nënkupton nacional-romantizëm nga aspekti i përkatësisë të asaj që quhet “atdhe i parafytyruar”.

Në teori shkruhet se për një pajtim pas konfliktit, ndër të tjera me rëndësi është të thuhet e vërteta. Në rastin me Maqedoninë,  e vërteta zakonisht vjen pa asnjë fjalë, kështu që qytetarëve ju mbetet vet ta gjejnë nga ndonjë hap të gabuar të politikanëve.

AddThis Social Bookmark Button