Integrime në dukje

Incidentet e fundit ndëretnike mes nxënësve të shkollave të mesme sa ndërpriten për një afat të shkurtër ata sërisht paraqiten.a Egziston mundësia për parandalimin e këtyre rasteve të cilat dinë të përfundojn edhe tragjikisht do të na tregoj matriali në vazhdim.

Analiza e Amir Kadriu nga Radio Vati Shkup

Në shkollën e mesme të Ekonomis “Arseni Jovkov” në Shkup në një ndër klasët e saj për xhdo jav mblidhen nxënës të nacionaliteteve të ndryshme dhe tregojn kreativitetin e tyre.Në bazë të temave paraprake të caktuara ata gjirojnë filma me metrazhe të shkurtra,shoqërohen sëbashku dhe debatojn tema të caktuara.E gjith kjo në kuadër të projektit të USAID për integrim ndëretink në arsim në bashkpunim me Qendrën për perfomim dhe art Multimedia dhe me Institutin Maqedonas për media.

Nebojsha Mojsovski coordinator I projektit të USAID thotë se ky project do ti përfshij të gjitha shkollat e mesme në maqedoni në afat prej 4 vjetësh me qëllim që të ketë ndikim direct në shkollat profesorët dhe nxënësit për integrimin ndëretink në arsim duke Iu ofruar nxënësve më shumë kontakte ndërmjet veti me tema dhe aktivitete të ndryshme .

“Projekti I Usaidi për integrim ndëretnik në arsim është iniciativ 4 vjecare I cili pritet të përfundoj në vitin 2015 dhe ka për qëllim që të ngitë vetijsimin tek nxënësit,popullata ,institucionet,për tolerancën ndëretnike në arsim .Metoda e punës është dykahëshe , shkojm prej poshtë lartë dhe prej lartë poshtë domethënë punojmë me institucionet që direct të kemi ndikim,nëpërmjet trajnimeve të profesorëve për vetë integrimin ndëretnik në arsim ,dhe në të njëjtën kohë punojm edhe me nxënësit e shkollave se si të miratohet e gjith aj concept në praktikë”, spjegon Nebojsha Mojsovski.

Kreativitet

Violeta Simjanovska drejtre pran qendrës për performim dhe art multimedia thotë se metodologjia e këtij projekti është që nëpërmjet bashkpunimit të nxënësve mes veti të arihet dicka dhe të ketë hapsirë që cdo nxënës të shfaq kreativitetin e tij dhe të mos ketë dallime në ngjyrë ,gjuhë dhe komb . 

“Organizata jonë përse jemi në këtë project.Përshkak se besojm në potencialin kreativ të të rinjëve ,kreativiteti nuk njeh kufij nuk ka ngjyrë nëpërmjet përkatsisë etnike ,mirpo ky potencial besojm se metëvërtetë mund të bëjë ndryshime në një kahje positive,dhe përskaj atyre informative të cilat transmetohen në media për konotacionin negativ të këtij koncepti multikulturor të shtetit,të fundën e kemi me flamurin dhe të tjera,kjo është pikërist shembull se në mënyrë creative në një aktivitet jashtë mësimit shkollor mund të bëhet shumë më shumë nga ajo që mund të bëhet negativisht “thotë Simjanovska.

Imarton Osmani dhe Brinita Shakir thonë se janë tejet të kënaqur që janë të kyqur në këtë project dhe se stereotipet të cilët I kanë pasur më herët tani kanë filluar të humben duke u shoqëruar sëbashku dhe duke punuar në projektet e gjirimeve dhe debateve. 

“Sikur edhe sic thash jena shocnu shum,edhe u kanë ni send që mka bo me u ndi mirë se ,unë me maqedonë jam knoë bashkë ,kum nejt me ato që I kum n mahall dhe nrethin ama ctaj jamë pak mashum a nshkoll skum fol me kërkan domethanë sikum njojft,nashta ka pas naj rast kur I kum kritiku ose kum thanë najsen kec për to se nuk I kum njoft nuk e kum dit kush janë ,ctash ashtu sic thash sikuc që njifmi , besoj se nuk folët ma kec se e dina kush kush o. “Tha njëri nga nxënësit

“Mendoj se ky është një sukses për ne përshkak se do të vazhdojm edhe më tej të shoqërohemi sëbashku , me disa nuk njiheshim fare mirpo u njoftuam dhe tani kemi një shqoqri perfekte ,të jemë e sinqert kemi pasur stereotype mirpo me kalimin e kohës më shumë u shoqëruam dhe e kuptuam se ajo nuk është ashtu.”

Shembull

Drejtoresha e kësaj Shkolle Jovanka Asprvrska thotë se ndjehet shumë krenare për nxënësit e saj përshkak se kjo është edhe një ndër shkollat më të mëdha në maqedoni në të cilin nxënësit ndjekin mësimin në gjuhën Maqedonase dhe Shqipe dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë incident ndëretnik Brenda shkollës. 

Unë Lirisht mund të them se jamë krenare që jamë Drejtoresh e kësaj shkolle e cila është unikate dhe mund të shërbej si shembull për të gjitha shkollat të tjera në maqedoni,shkolla është e madha dhe njeh mbi 2500 nxënës , fëmijët ,nxënësit janë këtu ,kolektivi është këtu,mund lirisht të pyetni dhe shpresoj se janë më korrekt ashtu që nuk bëhet dallim se cili nga cila bashkësi etnike është ,të gjithë e gjenë vendin në këtë shkoll,faktikisht këta projekte janë me nxënës të përzier të etnive të ndryshme ,kemi Maqedonas,Shqiptar, Romë, Serbë ,Turqë dhe të tjerë dhe skemi ndonjë problem të natyrës së tillë.Thotë Asprovska.

Projekti i USAID për integrim ndëretnik në arsim është ky pilot project I cili pritet që në të ardhmen të aplikohet në të gjitha shkollat e mesme në Maqedoni me qëllim të zbutjes së mardhënieve ndëretnike të nxënësve në vend.

AddThis Social Bookmark Button