Dy bëjnë presion, i treti i zënë ngushtë

Dy bëjnë presion, i treti i zënë ngushtë by Diversity Media on Mixcloud

Bullgaria është e pakënaqur me fushatat negative drejtuar kundër saj në Maqedoni dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore i vuri si një parakusht për integrimin në BE të Maqedonisë. Kështu në qarqet bullgare u interpretohet lëvizja e fundit e Bullgarisë, por për  analistët maqedonas ky është një sinjal se rruga drejt BE-së për Maqedoninë do jetë me pengesa të reja nga fqinjët.

Vesna Kollovska analizon

Kandidati për Oscar i Maqedonisë, filmi "Gjysma e Tretë" i cili sjell historinë e deponimit të hebrenjve të Maqedonisë nga ana e bullgarëve Bullgaria ka konsideruar si kulmin e fushatës antibullgare në Maqedoni. Dy muaj pas premierës, Bullgaria në Bashkimin Evropian vendosi fqinjësinë e mirë si një prej kritereve për anëtarësimin e Maqedonisë. Sipas analistit bullgar Nikollaj Krastev ndjekës prej vitesh i marrëdhënieve maqedonase-bullgare, Bullgaria është prekur nga fushata negative në Maqedoni.

"Maqedonia duhet të lëvizin drejt BE-së. Por, thjesht, kriteret e Brukselit janë të tilla që kërkojnë respektim të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të reduktohen tensionet mes fqinjëve. Kjo është e detyrueshme. Edhe ne shumë gjëra nuk na pëlqejnë, por kur një person dëshiron të hyjë në një familje, në një grup, ai lutet për një gjë të tillë dhe ai duhet të përshtatet”.

Vendosja e afateve për zgjidhjen e një numër të mosmarrëveshjeve me fqinjët, si një kusht për fillimin e negociatave, sipas ish-ambasadori maqedonas në Sofje, Gjeorgi Spasov është një akt diskriminues ndaj Maqedonisë. Sipas tij, po vendosen kritere të reja të cilat nuk kanë qenë më parë për asnjë vend kandidat për në BE.

"Marrëdhëniet e mira fqinjësore nuk janë një kriter i ri për anëtarësimin. Por varet çfarë do të kërkohet të Maqedonisë. Nëse do të kërkohej nga Qipro që të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me Turqinë, ajo kurrë nuk do të bëhej anëtare e BE-së. Çështje të Ballkanit janë komplekse dhe insistimi të pranohet  e vërteta e njërit fqinj i komplikon marrëdhëniet dhe kërcënon perspektivat".

Shkruaj fshi

Sipas Spasov, gjithçka do të varet nga fakti nëse në Bullgari do të mbizotërojnë pozicionet e ish-presidentëve të Bullgarisë - Zheliu Zhelev, Georgi Parvanov dhe Petar Stojanov ose qëndrimi i Bojko Borisov dhe Rosen Plevneliev, të cilët në këtë moment, para zgjedhjeve në Greqi, flirtojnë me nacionalizmin bullgar.

Udhëheqja e shtetit bullgar ka ngritur pyetjen e trajtimit të pakicës kombëtare bullgare në Maqedoni.

Nikollaj Krastev thotë se kjo nuk është një shprehje e nacionalizmit, por një përpjekje me të cilën Bullgaria mbron interesat e saj kombëtare.

"Çdo anëtar i BE këmbëngul për mbrojtjen e pakicave të saj, ndryshe nga Bullgaria, e cila neglizhoi këtë në 10-12 vitet e fundit. Kjo zgjidhje nuk është vetëm qëndrim ndaj Maqedonisë, por edhe për partnerët tanë në BE. Për të parë se Bullgaria ka pozicione që nuk mund ti ndryshojë dhe do të mbrojë pakicat e veta kombëtare. Kjo është politika e shumë vende evropiane dhe Bullgaria nuk shpik "ujë të ngrohtë".

Veç kësaj, zyrtarët e lartë të Bullgarisë kërkuan nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për marrëdhënie dypalëshe me Maqedoninë, sepse sipas interpretimeve, që nga nënshkrim i saj në vitin 1999, shumë gjëra kanë ndryshuar. Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedonase, dhe kjo marrëveshje, me iniciativën e atëherë zëvendës ministrit të Jashtëm Boris Trajkovski, u gjet një kompromis në nënshkrimin e dokumentit me të dy gjuhët zyrtare të të dy vendeve.

Krastev thotë se edhe tani mund të gjendet një zgjidhje.

"Unë nuk do të them asgjë të re nëse them se Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedonase. Shkupi nuk është i lumtur për këtë fakt. Por kjo lehtë mund të tejkalohet. Mund të përdoret e njëjta formulë. Në Bullgari për momentin, askush nuk ngre çështjen e gjuhës maqedonase. "

Labirint

Megjithatë, një pjesë e intelektualëve maqedonas thonë se zgjidhja është pothuajse e pamundur, kur një vend kushtëzon me çështje identitare.

Profesori universitar i historisë Dalibor Jovanovski beson se Bullgaria mund të jetë pengesë jashtëzakonisht serioze për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë.

"Bullgaria hyri në lojën e bllokimit të Maqedoninë. Më duhet të pranoj se pritej, nëse ndjekim deklaratat e tyre në 10 - 15 vitet e fundit. Bullgaria e para na njohu si shtet, si një territor në sytë e tyre. Por nuk deshi ta njohin veçantësinë e gjuhës maqedonase dhe identitetin e popullit maqedonas".

Por si mund të dilet nga labirinti i kushtëzimeve nga fqinjët? Për profesorin Jovanovski çdo gjë do të ishte më e lehtë nëse do të ishe pjesë e një aleance.

"Në një rast të tillë nuk do të shtrohej ajo pyetje. Thjesht, do të lihej ta zgjidhnin historianët, etnologët, gjuhëtarët ... do ta zgjidhnin në konferenca. Politikanët nuk do të kishin asnjë rol. Dhe pikërisht për këtë shkak Maqedonia është e bllokuar nga të dy vendet fqinje. "

Bashkëbiseduesit Diversity Media janë skeptik se deri në pranverë, deri kur BE dha një kornizë kohore, gjërat të lëvizin përpara. Megjithatë ata kujtojnë edhe zgjidhje mes Sllovenisë dhe Kroacisë të arritur me presionin ndaj të dy palëve.

AddThis Social Bookmark Button