Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/diversity/public_html/libraries/joomla/database/database/mysql.php on line 383

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/diversity/public_html/libraries/joomla/database/database/mysql.php on line 383

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/diversity/public_html/libraries/joomla/database/table.php on line 409

Me bukë dhe ajvar s’ka rezultate sportive

Me bukë dhe ajvar s’ka rezultate sportive by Diversity Media on Mixcloud

Prilepi, qyteti i dikurshëm më futbollist në Maqedoni, madje edhe më gjerë në shtetin e mëparshëm, arriti të mos ketë ekip futbolli në ligën e parë.  Situata nuk është aspak më e mirë është me sportet e tjera.  Me përjashtim të KHF Zhito Prilep dhe disa klubeve të karatesë, ekipet sportive të Prilepit po kalojnë periudhën më të vështirë të tyre. Me një entuziazëm të madh dhe me mbështetje të vogël financiare ata arrijnë të funksionojnë me qëllim që t’i afrojnë më të rinjtë me sportet. Pushteti lokal patën konsideratë për nevojat e ekipeve dhe të parët në vend siguruan ndihmë financiare për kolektive sportive në komunë.

Snezana Karatosheska, Radio Holiday Prilep, analizon

Dashamirësit e sportit nga Prilepi kanë kohë që nuk kanë përjetuar një atmosferë të këtillë në terrenet e sportit në qytet. Dikur qyteti më futbollist, madje edhe më sportiv, mbeti pa ekipet e mëdha e të suksesshme në të gjitha sportet.  Në të kaluarën më shumë se 20 000 fansa në stadionin e qytetit festonin sukseset e KF Pobeda, një numër ky i fansave me të cilin nuk mund të krenohen as edhe ekipet shumë më të mëdha.  Kjo ishte një kohë kur kolektivet ekonomike nuk kursenin në investimet e tyre në sport, thekson gazetari i famshëm i sportit nga Prilepi, Mile Taleski.

“Prilepi ishte një nga qytetet më të vogla të Jugosllavisë, por vlerësohej si një nga qytetet me fudbollistik, sepse ndodhte që në një ndeshje të ishin të pranishëm reth 20 mijë qytetarë, që do të thotë një e katërta e qytetit, edhe të rinj edhe të vjetër”

Por, e kaluara është vetëm një kujtim i bukur i sukseseve të mëdha sportive të klubeve të Prilepit. E tashmja është e frikshme, vetëm një ekip KHF Zhito Prilep është në ligën e parë. Sipas punonjësve të sportit në qytet ka ndërmarrje të suksesshme të cilat mund të investojnë në sport, por për shkak shkaqe të panjohura, ato janë të pa interesuara. Edhe nëse investojnë, presin fitime të mëdha, thotë Aleksandar Taneski, trajner i KH Filip, i cili numëron më shumë se 70 anëtare, talente të rinj.

“Në Prilip ka shumë kompani të suksesshme, por ata disa herë duan dhe disa herë nuk duan të japin përkrahje. Nuk i kuptoj se pse nuk investojnë tek klubet. Ose shpresojnë që kur japin 10 për qind të marrin prapa 100 për qind. Ka kompani që kanë shumë fitime madje që investojnë në qytete të tjera”.

Karateja, për momentin, është sporti më i suksesshëm në Prilep. Mund të lëvdohemi me një numër të madh fituesish të medaljeve, si në kampionate brenda vendit, ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Por, edhe këtu, vështirë gjenden sponsorë , thotë Valentina Purdeska e KK Bonsai.

Është turp. Vetëm me karatenë funksionojmë dhe përfaqësojmë Prilipin. Por deri kur? Me ajvar dhe bukë nuk arrihen rezultate. Në kampionatin ballkanik u kualifikuan pesë vetë, por shkuan vetëm dy, atyre të cilëve iu paguan prindërit”.

Edhe qytetarët të etur për evenimente të mëdha sportive pajtohen me faktin se sporti në Prilep ka nevojë për një mbështetje më të madhe financiare.

“Mendoj se viteve të fundit Prilepit i mungon një ekip sportiv që do të përfaqësojë qytetin në një dritë si klubi “Pobeda”. Kompanitë e Prillepit duhet të mbështesin ndonjë sport, sepse benifit do kenë të gjithë”.

Për një lëvizje të vogël pozitive kontribuoi mbështetja financiare nga pushteti lokal i cili, i pari në vend, në kuadër të kompetencave të tij përpiloi një rregullore për mbështetje financiare të klubeve të sportit në Prilep. Zhvillimi i sportit ka një rëndësi qenësore për komunën, para së gjithash për zhvillimin e drejtë psikofizik të gjeneratave të reja, theksoi Kryetari i komunës Marjan Risteski.

“Të gjitha ekipet që aplikuan, nga të gjitha sportet, morën mbështetje sipas rregullores. Rregullorja ishte bërë në mënyre profesionale dhe atë e kërkoi edhi Agjencia për të rinj dhe sport që ta zbatojë në komunat e tjera. Ne kemi edhe rregullore për shpërblime për arritjet e sportistëve.”.

Risteski shpreson se praktikën e financimit të ekipeve të sportit do e ndjekin edhe ndërmarrjet e suksesshme në komunën e Prilepit dhe se në terrenet sportive në Prilep përsëri do gufojë euforia e tifozerisë.

Terrene sportive ka mjaft, thonë njohësit e sportit. Po ndërtohen edhe të tjera dhe gjeneratat e reja janë të kyçura në mënyrë aktive në klubet sportive amatore. E vetmja gjë që mungon janë kolektivet e mëdha të sportit të cilat do e kthenin  garën sportive të qytetit. 

AddThis Social Bookmark Button