Veto bullgare për para evropiane

Nacional demokratë bullgarë do të kërkojnë nga Parlamenti Evropian që ti ndërpriten Maqedonisë fondet evropiane të para anëtarësimit. Me këtë veprim ata duan të dënojnë Maqedoninë sepse është “fqinj i keq”. Qytetarët ndërkohë thonë se efektet nga paratë evropiane sjellin mirëqenie në të dy anët e kufirit. Por çfarë u sjellin qytetarëve në fakt paratë evropiane nga programi i bashkëpunimeve ndërkufitare?

Vesna Kollovska analizon

 “I nderuar Kryeministër, si një ekologjisë me përgjegjësi kërkoj mbrojtje ekologjike të Liqenit të Ohrit. Propozoj projekte të përgjegjshme për mbrojtjen e liqenit, të cilat do të japin rezultate të larta ekologjike”

Kështu i shkroi Llazo Naumovski nga Ohri, kryeministrit Nikolla Gruevski pas vendimit që të gjitha paratë nga thirrja e tretë për fondet për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë të drejtohen për rindërtimin e vendkalimeve kufitare.

Naumovski që është pjesë e ekipit maqedono-shqiptar që propozon ngritjen e një ndërmarrjeje të përbashkët për monitorimin e peshkimit dhe fondit të peshqve në liqen.

 “Kishte mundësi për tu përdorur edhe mjete të tjera nga fondet evropiane. Ata që jetojnë përgjatë bregut të liqenit, me para nga qeveria e Republikës së Maqedonisë, që nuk do të ktheheshin, do t’ju mundësohej të merren me biznes legal duke mos gjuajtur peshq në mënyre ilegale. Kur do të ketë afrim të dy popujve do të shfaqen edhe probleme ekologjike të dy popujve që bashkëpunojnë”, thotë Naumvski.

Ironia është se paratë që janë parashikuar për afrimin e dy popujve fqinj përdoren për ndarje, për kufi. Ky është një nga komentet në raportet e pavarura për përdorimin e fondeve evropiane në Maqedoni. Komunat, organizatat joqeveritare, universitetet, institucionet lokale thuajse dy vjet pritën për të parë se kujt do ti ndahen paratë. Në fund vendosi Komisioni Evropian siç merret vesh për shkak të kapacitetit të vogël administrativ të dy palëve.

Mangësi

Lobisti disavjeçar Zoran Jankiev thotë se programi deri më tani ka regjistruar disa dobësi.

“Një nga dobësitë thuhet se është tek kapaciteti institucional i Ministrisë së Pushtetit Lokal, por nga ana tjetër mungojnë edhe iniciativa të fuqishme cilësore nga ana e subjekteve të ndryshme por edhe njohja e vogël e tyre e gjithë procesit”

Subjektet qytetare apo komunale paratë nga fondi për bashkëpunime ndërkufitare gjithmonë i kanë konsideruar si të rezervuara për iniciativa të tyre. Kurse ato janë në funksion të afrimit ndërkufitar.

“Ky program padyshim duhet të ndikojë në afrimin e fqinjëve, por këtu mungon afrim sistematik dhe jo afrime ad hoc thjeshtë mbi bazën e disa projekteve”, thotë Janakiev.

Që kjo të funksionojë, komunat vlerësojnë se kanë nevojë për ndihmë nga institucionet vendore. Slavica Tataeva nga komuna e Vallandovës thotë se me ndihmën e fondeve evropiane kanë zhvilluar disa projekte me partnerë bullgarë, si ai i fundit me Banskon. Por përvoja e saj flet se ata ishin lënë vetë të ndërmarrin hapat.

“Nga qeveria, nga ministria, nga të gjitha institucionet na duhet ndihmë më e madhe. Ne luftojmë vetë, gjejmë partnerë, që të arrimë të gjejmë fonde, jo vetëm ne BE, aplikojmë edhe tek Banka Botërore edhe tel Banka Evropiane për Investime”

Mbështetje politike ka nga Ministria e Pushtetit Lokal, e cila sipas programit është e detyrueshme.

“Ne thjeshtë duhet ti kryejmë detyrimet tona, kurse përfitimet janë të qytetarët nga të dy anët e kufirit në varësi nga ajo .nëse programet përfshinë Bullgarinë, Greqinë ose Shqipërinë”, thotë Kasam Selimi zëdhënës i Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Kush ka fitimin më të madh?

Nëpërmjet projekteve evropiane motoristët nga Greqia dhe Maqedonia organizojnë gara të përbashkëta, filluan kërkimet e rrjetit të spitaleve dhe universiteteve si dhe ndihmë konkrete mjekësore për fëmijë me sëmundje kardiovaskulare. Këto janë disa nga 18 projektet nga thirrja e dytë për bashkëpunime mes dy vendeve, të cilat si pengesë mes vete ende kanë çështjen e pazgjidhur të emrit. Janë harxhuar rreth 4 milion euro nga të cilat 1.2 për Maqedoninë. Por bashkëpunimin më të frytshëm nga projektet ndërkufitare Maqedonia e ka Bullgarinë.

Nikollaj Georgiev është aktivist nga Fondacioni për sipërmarrësit e rinj “Kauzi” nga Sofja. Nga viti 2003 punojnë në programin për bashkëpunim ndërkufitar. Projektin që e punojnë me një organizatë nga Serbia duan ta zgjerojnë edhe në Maqedoni.

“Ne jemi të afërt dhe çdo projekt, çdo bashkëpunim ndikon në të dyja anët, duke mësuar për gjëra që nuk i kemi ditur. Mendësia mbase nuk është edhe aq e ndryshme, por ligjet janë të ndryshme. Por me njerëzit nuk ka probleme”.

Por kështu nuk mendojnë edhe politikanët. Para do kohe në një program televiziv Kapka Georgieva nga partia Nacional demokrate bullgare tha:

“Që nesër Dimitar Stojanov (Eurodeputet bullgar) nga Parlamenti Evropian do të kërkojë që Maqedonisë ti ndalohen fondet para anëtarësimit, një lloj siç i bënin në mënyre periodike dhe Bullgarisë. Kjo do të kërkohet me të njëjtin motiv për të cilin nuk i dhamë datë për fillimin e negociatave Maqedonisë, marrëdhëniet jo të mira fqinjësore”.

Nga programi për bashkëpunime ndërkufitare mes Maqedonisë dhe Bullgarisë janë shfrytëzuar më shumë se 15 milion euro. Gjysmat e parave kanë shkuar në Bullgari. Me thirrjen e tretë që ende është aktive duhet të ndahen edhe rreth 8 milion euro, përfundon analizën e saj Vesna Kollovska. 

AddThis Social Bookmark Button