E ardhmja për të rinjtë – privilegjet për pensionistët

Kurë falas në ujëra termal, transport publik falas dhe rritje pensionesh janë disa përfitime që fitoi kategoria më e moshuar e qytetarëve të Maqedonisë viteve të fundit. Qeveria nëpërmjet projekteve të ndryshme punon për përmasimin e standardit të jetës të këtyre qytetarëve. Por kur bëhet fjalë për studentët – e ardhmja e shoqërisë, përfitimet e tyre duket se mbesin premtime boshe.

Por pse ia arritën të përfitojnë të parët dhe jo të rinjtë?

Jovana Gjorgjiovska nga Radio MOF analizon

Kurimi falas në spitale është vetëm një nga projektet për pensionistët të cilën e paralajmëroi partia qeverisëse para zgjedhjeve parlamentare dhe e cila tashmë është e realizuar. Pensionistët janë një trup i madh votuesish dhe duket se u treguan të suksesshëm në synimin që të përfitojnë më shumë nga shteti.

Dragi Argirovski, Kryetar i Lidhjes që i bashkon gjithë pensionistët në vend thotë se ata janë një fuqi e rëndësishme në shoqëri sepse sipas tij është mbledhur mençuria dhe përvoja.

“Me qeverinë kemi një bashkëpunim të mirë, falë përpjekjeve dhe kërkesave të argumentuara, arrimë tua kthejmë privilegjet pensionistëve”.

Nga ana tjetër sa nga problemet e studentëve janë zgjidhur? Këtë deshëm ta pyesim Kire Spirovskin, liderin e lëvizjes më të madhe studentore pranë Universitetit Kirl dhe Metodij në Shkup. Ai shkurt u përgjigj se këtë javë ka shumë takime dhe nuk ka mundësi të japë intervistë.

Ndërkohë ja çfarë premtoi gjatë fushatës së tij.

“Prioritet kryesor është standardi i studentëve. Nëse bëhem kryetar i parlamentit studentor, unë dhe ekipi im do të përpiqemi që kjo çështje të jetë prioriteti më i lartë. Duhet filluar menjëherë, pa vonesa, me renovimin e dhomave të studentëve dhe përmasimin e përgjithshëm të shërbimeve në shtëpitë e studentëve”

Privilegje dhe detyrime

Kanë kaluar pesë muaj që kur se ai u bë kryetar por gjendja e shtëpive të studentëve ende nuk ka ndryshuar. Lajmi i fundit nga kjo organizatë studentore është vendosja e internetit falas në bibliotekat e shtëpisë së studentit “Goce Dellçev”. Edhe pse ky hap është për tu vlerësuar dhe lehtëson procesin arsimor, në banesat e studentëve mbeten pa zgjidhur problemet kyçe me ngrohjen, insektet dhe papastërtia dhe përgjithësisht standardi i keq.
Ndërkohë ja si qëndrojnë punët me pensionistët.

“Privilegji i parë është se nga 1 marsi rriten pensionet për 5 %. Edhe pse në vendet për rreth ato zvogëlohen ne bëmë përpjekje që rritja e pensioneve të jetë pjesë e bazës së pensionit. Kjo rritje nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë, ata që kanë pensione më të vogla do të kenë rritje më të madhe”, thotë Dragi Argirovski,  Kryetar i Lidhjes së Pensionistëve.

E vetmja gjë që u rrit për studentët është participimi për shkollim. Në shtator vjet, pa asnjë paralajmërim kjo ndodhi në fakultetin Filologjik, pranë Universitetit Kirl dhe Metodij  në Shkup. Studentët në këtë fakultet për regjistrim paguajnë dy herë më shumë se kolegët e tyre në fakultete të tjera. Edhe pse u organizuan protesta nga shoqata “Indeklsi i lirë” nuk ndryshoi gjë. Përkundrazi u paralajmërua se për semestrin dimëror do të bëhen pagesa me çmime si ato të fakultetit filologjik. Nga ana tjetër tek disa profesorë ende është kusht për të hyrë në provim blerja e librit origjinal që disa herë kushton edhe 1500 denarë.

Përfitimet e pensionistëve veç shërbimeve mjekësore falas përfshinë edhe projektin për vizita falas në llixha me ujëra termal për rekreim që përfshin gjashtë net me ushqim, transport dhe kontrolle mjekësore pa pagesë. Këtë projekt për katër vjet radhazi qeveria e mundëson për 10.000 pensionistë.

Çfarë lehtësimesh?

Pensionistët në Shkup, Manastir dhe Kumanovë bënë presion tek pushteti lokal dhe fituan transport falas. Në Shkup Lidhja e Pensionistëve ka kërkuar transport falas për gjithë javën që të evitohen rrëmujat të martave dhe të premteve kur transporti publik është falas për pensionistët.

Këtë e kërkoi para gjashtë muajsh edhe lideri i studentëve nga universiteti në Shkup Kire Spiroski.

“Do të kërkojmë të mundësohet mekanizëm ose të vihet një linjë autobusi falas për studentët. Fillimisht kjo linjë do të lidhte universitetet dhe komplekset e fakulteteve më pas mund të vendosen linjta të tjera studentësh ose transporti publik të jetë falas për studentët”

Por sipas çmimeve, biletat mujore studentët i paguajnë një lloj si qytetarët e tjerë pa asnjë lehtësim ose zbritje çmimesh.

Agjencia për të rinj dhe sport është përgjegjëse për politikat për të rinjtë. Por të gjitha përpjekjet për të biseduar me ta ishin pa sukses. Nëse e shikon faqen e internetit të këtij institucioni vihet re se të gjitha projektet kanë të bëjnë me sport dhe shume pak me të rinjtë.

Studentëve u mbetet që për të drejtat e tyre të luftojnë vetë. Të përpiqen ta bëjnë këtë me protesta, peticione, organizata apo gazeta studentësh. Si asnjëherë më para fraza e njohur “bota i mbetet të rinjve” nuk duket bindëse. Por prandaj është shumë real dhe i fuqishëm fakti se përfitimet janë për pensionistët.

AddThis Social Bookmark Button