Fushatë e shkeljes së ligjeve

Fushatë e shkeljes së ligjeve by Diversity Media on Mixcloud

Një javë para fillimit të fushatës zgjedhore mjaftonte të konstatohet se ligjet po shkelen përsëri. Monitorimi i bërë nga sektori joqeveritar tregon se në mitingjet parazgjedhore keqpërdoren fëmijët, se përdoren burime financiare publike për aktivitetet e partisë dhe se në këtë periudhë e pranishme është gjuha e urrejtjes. Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, që është përgjegjëse për gjithë procesin, deri më tani nuk ka marrë asnjë qëndrim.

Analizë e Dushko Arsovski

Fëmijë të cilët valëvisin flamuj partiak ka edhe në fushatën për zgjedhjet e ardhshme lokale. Dukuri. Organizatat joqeveritare i inkurajojnë qytetarët të paraqesin rastet e tilla që t’ju ndihmojnë për ta dënuar dhe për ta çrrënjosur këtë praktikë. Nga Ambasada e parë e fëmijëve „Megjashi” theksojnë se janë shkelur një sërë dokumentesh ligjorë dhe ligjesh.

Drejtori ekzekutiv Dragi Zmijanac për Diverzity Media:

„Përfshirja e fëmijëve në fushatën politike është në kundërshtime Konventën për të drejtat e fëmijëve, sipas të cilës, fëmijët duhen mbrojtur nga të gjitha llojet e keqpërdorimit dhe manipulimit. Me Deklaratën për mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimet dhe manipulimet politike të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë  në vitin 1991, Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe Ligjin për arsimin fillor dhe të mesëm, ndalohet organizimi , veprimi dhe keqpërdorimi politik i fëmijëve“.

„Megjashiˮ shohin një lidhje mes aktiviteteve parazgjedhore partiake dhe protestave të dhunshme në Shkup që ndodhën dhjetë ditë më parë dhe në të cilat merrnin pjesë edhe të mitur.

„Tubime ose protesta partiake ku tejkalohet edhe intensiteti i dhunës dhe ku vihet në pikëpyetje siguria dhe jeta e fëmijëve, kalojnë pa u kërkuar përgjegjësi nga partitë politike për pasojat e shkaktuara nga veprimet e pamenduara dhe të papërgjegjshme të nxitësve të të rinjve për përleshje mes vete ose me policinë.  Por dhe në interes të disa partive të caktuara politike“.

Luftëtarët për të drejtat e grupeve të margjinalizuara u bëjnë vërejtje disa përfaqësuesve partiak se i poshtërojnë publikisht këto qytetarë.

Aktivisti Sllavço Dimitrov u kërkoi të korrigjohen.

„Bëhet fjalë sidomos për fjalimet homofobike, gjuha seksiste mizogene, gjuha e cila i drejtohet një grupi të ndjeshëm ose të margjinalizuar  e që, nga njëra anë, përdoret si një kapital politik për përfitime nga parti politike të caktuara, e nga ana tjetër, për delegjitimimin e kundërshtarëve politik”.

Fytyra e shëmtuar e fushatës

Mjaftonte një javë e fushatës që partitë të tregonin fytyrën e shëmtuar të luftës partiake për përfitimin e votuesve.

Amdi Bajram të shtunën, në stilin e tij tashmë të njohur, i përcolli kërcënime kundërshtarit të tij politik: „ Pas zgjedhjeve Cërvenkovskin nuk do mund ta rregullojnë as edhe në spitalin e qytetit“.

Përdorim të ofendimeve dhe poshtërimeve në fjalimet publike të kandidatëve kanë vënë re edhe nga Asociacioni qytetar „MOST“ që bën analizën e zgjedhjeve e që ka pasur vëzhguesit e saj tashmë në më shumë cikle të zgjedhjeve.

Por, drejtori ekzekutiv Darko Aleksov thekson edhe shembuj të tjerë të shkeljes të rregullave të zgjedhjeve.

„Është vënë re përdorim i makinave të komunave, është vënë re përdorim i burimeve financiare të ndërmarrjeve publike. Bëhet fjalë për komunën e Strugës, Gostivarit, Kërçovës, Tetovës, Strumicës dhe Koçanit.“ 

Më shumë portale publikuan fotografi nga Prilepi ku shihet qartë se si makina e një ndërmarrjeje publike përdoret për të shpërndarë material propagandues. Diverzity media pak kohë më parë shkruante për fushatën e parakohshme zgjedhore, dhe për këtë pyeti pikërisht në komunën e Prilepit. Morëm përgjigje se një gjë e tillë nuk ekziston dhe se nuk kanë shkelur asnjë ligj.

Ekspertja për antikorrupsion Sllagjana Taseva atëherë vlerësoi se bëhet fjalë për sjellje joetike, që është në kundërshtim me rregullat e zgjedhjeve e që për këtë, sipas saj, duhet të reagojnë të gjitha institucionet. Komisioni i antikorrupsionit u shpall si jopërgjegjës, ndërsa Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) u tërhoq për shkak të paqartësive ligjore. KSHZ nuk është i hapur për komente as edhe për rastet më të reja.  Kështu, me sa duket, u lihet hapësirë veprimi aktorëve kryesorë në fushatën zgjedhore që të vazhdojnë pa turp me stilin e vjetër, pa i dënuar askush. Një mundësi për përmirësim ofron Kodi për fushatë të drejtë të cilin deri më tani e kanë nënshkruar kandidatët për kryetarë të komunave në dy njësi zgjedhore.

AddThis Social Bookmark Button