Shtypja e arsyes në nivel lokal

Shtypja e arsyes në nivel lokal by Diversity Media on Mixcloud

Zgjedhjet lokale do të duhet të jenë një proces ku njerëzit të zgjedhin drejtuesit të cilët do të vihen në shërbim të problemeve të tyre në qytete dhe fshatra. Por zgjedhjet po nxisin debatet nacionaliste duke kanalizuar fushatën në ujëra të tjerë.

Nazim Rashidi analizon se çfarë efektesh mund të ketë një debat i tillë

Fjalimi i kryeministrit Nikolla Gruevski në Strugë dhe Kërçovë, e kanalizojë debatin në fushën e marrëdhënieve ndër etnike në vend se ajo të përqendrohej në problemet e përditshme të njerëzve në nivel lokal. 

Fjalimi i tij erdhi pas deklaratave që bënë Fatmir Dehari dhe Izet Mexhiti që të dy kandidatë për kryetar komunash, i pari në Kërçovë dhe i dyti në Çair të Shkupit.
Në qytetet me më shumë etni tashmë diskimet bëhen “ne” dhe “ata” duke vënë në hije fushatën nga ofertat e kandidatëve dhe partive.

Analisti Albert Hani thotë se kjo situatë po rikthen fokusin tek bashkërendimi i partive mbi baza etnike.

“Liderët e partive politike duhet të mbajnë përgjegjësi historike dhe sociale. Të ulen në tavolinë dhe të gjejnë zgjidhje në lidhje me listat e përbashkëta me kandidatët e përbashkët. Kjo është në favor të gjithë shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni”

Vëzhguesit thonë se tashmë fokusi i diskutimeve për probleme lokale bie ne plan të dytë.  Ndërkohë problemet e njerëzve janë reale. Marko Troshanvovski nga Instituti për Demokraci thotë se në sondazhe prioritet e njerëzve janë krejt të tjera nga retorika e politikanëve:

“Politikanët me retorikën nacionaliste godasin segmentet emotive të qëndrimeve të qytetarëve, një gjë e tillë mjegullojnë ose shtyp pjesën e arsyeshme të qëndrimeve tona dhe prandaj retorika nacionaliste funksionon dhe mobilizon vota”, thotë Troshanovski.

Fund i idesë për parti multietnike

Nga ana tjetër bashkimi i partive ka bërë që thuajse të shuhet edhe debati brenda etnik. Nëse për Kërçovën situata ishte më e qartë, sepse prej në fillim do të kishte një kandidat shqiptar dhe një maqedonas, në Strugë rivalët po zbusin kritikat, që si përfundim nuk sjellin asgjë progresive për qytetarët, thotë Marko Troshanovski:

“Retorika nacionaliste vetëm na largon nga zgjidhja e problemeve më thelbësore si problemet infrastrukturore, komunale etj. Shmangja e saj normalisht do të fokusonte debatin tek problemet më thelbësore dhe do të ofronte zgjidhje më konstruktive për to”

Por të elektrizuar tashmë një gjë e tillë duket e vështirë të dominojë.

Nga an tjetër këto situata po shmangin edhe ide të tjera, si  mundësia për një politikë më të qëndrueshme dhe kohezive duke pasur bashkëpunim mes partive mbi baza ideologjike për tej etnive. Retorika e fundit ka betonuar për gjatë kohë si të pamundur ekzistencën e subjekteve multietnike, thotë Albert Hani:

“Më frikëson fakti se ky proces krijon një lloj tradite e cila nënkupton ndarje të tërësishme të bllokut shqiptar dhe maqedonas. Më tej nuk do të ketë mundësi që ndonjë shqiptar ose maqedonas as të mendojë për parti multietnike, si procese që ishin gjatë të përfolura”, thotë Hani.

Votimi i të dielës do të tregojë se çfarë qëndrimesh do të mbajnë qytetarët për retorikën e përdorur nga politika, e cila në disa raste frikëson njerëzit me “tjetrin”, por në Maqedoninë e pas Marrëveshjes së Ohrit, ajo me të cilën duhen pajtuar të gjithë është qeverisja pa dominancë.

AddThis Social Bookmark Button