Ky cikës pa cirk

Ky cikës pa cirk by Diversity Media on Mixcloud

Në këtë cikël të zgjedhjeve nuk do përsëriten duelet televizive parazgjedhore aq shumë të shikuara. Edhe pushteti edhe opozita kanë mendime të ndara për përballjet publike me përjashtim të mediave shqipe ku ka pasur debate të pjesëshme.  Me këtë humbet demokracia, qytetarët dhe e gjithë shoqëria, është qëndrimi i realizuesve të drejtpërdrejtë dhe i analistëve. Çfarë në të vërtetë janë përballjet publike – matës të të vërtetës, pjekurisë së rivalëve, zbavitje politike apo diçka më shumë se kaq?

Analizë e Vesna Kollovska 

Ky është një insert i “Duelit presidencial” të famshëm në Televizionin e Maqedonisë para raundit të dytë të zgjedhjeve mes Ljubomir Fërçkovskit dhe Gjorgje Ivanovit. Që të dy kolegë nga Fakulteti i drejtësisë u ndeshën ashpër, por jo aq shumë me argumente, por me ofendime dhe poshtërime, thotë Suzana Fidanska, e cila udhëhiqte duelin bashkë me Sveto Nikollovskin.

Në atë diskutim të ashpër profesori Fërçkovski dominonte me diskreditimet dhe etiketimet e kundërkandidatit të tij. Të dy kandidatët nuk i drejtoheshin njëri tjetrit, por Fërçkovski gjithë kohën thoshte Ah bre, Gjole, Gjole“. Ai theksonte mungesën e përvojës së tij në politikë. Ivanovi gjithë kohën theksonte nervozizmin e Fërçkovskit, se si ai nuk është i disponuar për diskutim, dhe që kjo është vetëm një pasqyrim i pasigurisë.

Pas përfundimit të duelit, që ka zgjatur afër tre orë, rivalët janë përshëndetur  pa thënë asnjë fjalë, ia kanë kthyer shpinën njëri tjetrit dhe janë larguar. Njerëzit me ditë të tëra kanë diskutuar për duelin dhe për ofendimet e thëna gjatë tij. Fidanska thotë se ritransmetimi ka qenë madje edhe më i shikuar se sa transmetimi i drejtpërdrejtë.

Ky ishte dueli i fundit politik televiziv parazgjedhor. Edhe fushata e këtyre zgjedhjeve lokale po përfundon pa duelet publike plot adrenalinë. Çdo kandidat rri i sigurt në mesin e tufës së tij.

Mungesa e debateve, sipas drejtoreshës së Institutit maqedonas të medieve, Biljana Petkovska, tregon se dialogu politik dhe kultura politike janë larg nga niveli i domosdoshëm që është karakteristik për shtetet demokratike të zhvilluara.

Në Maqedoni, para së gjithash, ky është rezultat i faktit që edhe këto zgjedhje po zhvillohen në një mjedis shoqëror të ndarë si partikisht, politikisht, ashtu edhe etnikisht, i cili pa dyshim është përcjellë edhe në media. Por, edhe si rezultat i faktit se politikanët zgjedhin se në cilat media do marrin pjesë, një pjesë e të cilëve, për fat të keq, gjithashtu favorizojnë dhe u japin hapësirë disa subjekteve politike të veçanta“.

Një pjesë e medieve hoqën dorë nga planet për të organizuar debate televizive me kandidatët. Redaktori i 24 Lajme, Bobi Hristov thotë se kandidatët e VMRO DPMNE-së i binden qëndrimit të partisë për të mos marrë pjesë në debate televizive. Kandidatët shqiptarë kanë vendosur të marrin pjesë vetëm në programet televizive në gjuhën shqipe, por edhe ata në opozitë nuk kanë qenë në disponim për përballje publike.

“Dhunë” për duele

Jo shumë kohë më parë, nuk mund të refuzohej ftesa për debat politik parazgjedhor, thotë gazetari nga Manastiri, Pece Stefanovski, i cili ka udhëhequr emisione parazgjedhore në katër cikle të zgjedhjeve.

„ Për të gjithë pjesëmarrja ishte një prestigj. Kishte njerëz të cilët u futën në politikën e lartë lokale e që nuk e dinin se çfarë ishte trienalja grafike (që ishte dhe mbetet manifestim i lartë kulturor në Manastir), një nga kandidatët gjatë debatit e quajti edhe “trienale trigonale”.   Megjithatë, të gjithë donin të debatonin. Kush me më shumë sukses, e kush me më pak, por nuk kishte pengesa. Ata që bënin një gjë të tillë konsideroheshin ose si cirkusantë ose të padenjë.”

Stefanovski kujton se i ndjeri Kiro Gligorov në vitin 1994 gjatë zgjedhjeve presidenciale ka refuzuar të marrë pjesë në debat televiziv me kundërkandidatin Ljubisha Gjeorgjievski. Që atëherë publiku mbeti pa një arenë politike moderne, ndërsa mediet pa emisione të shikuara. Ljubica Angellkova – Mangovska, drejtore programacioni në televizionin “Tera”, thotë se disa medie i duan debatet për shkak të ndikimit, disa të tjerë për reklamat, ndërsa disa për shkak të fuqisë politike.

 „Maqedonia ka një përvojë të shkurtër në raportimin televiziv profesional në kuptimin e varësisë nga publiku, e jo nga institucionet politike.  Prandaj, mendoj se televizioni në këtë kontekst nuk e di qëllimin e vërtetë të debateve televizive. Ende po e mësojnë rolin e tyre, duke u endur mes interesave publike, komerciale apo të grupeve të caktuara. Këtë gjë e kanë shfrytëzuar dhe po e shfrytëzojnë me sukses forcat politike për të vlerësuar nëse dhe sa mediet i kalojnë votat në favor apo në dëm të tyre, që pastaj të vendosin nëse do jenë apo nuk do jenë pjesë e debateve televizive“, thotë Angellkova –Mangovska, sipas të cilës qenësore është pyetja: A janë përballjet produkt televiziv apo janë rezultat i zhvillimit demokratik të një shteti?

Prandaj, mungesa e debateve publike është në dëm të proceseve demokratike, gjithë shoqërisë, e më së shumti në dëm të qytetarëve, thotë Biljana Petkovska e Instituti të Medies.

Në këtë mënyrë ata janë të privuar nga mundësia për tu përballur me mendime të ndryshëm ose të kundërta, dhe mungesa e debateve i pamundëson gazetarët të realizojnë rolin në interes të publikut si korrigjues të politikave dhe kjo përfundimisht është në dëm të pluralizmit politik në media“.

Për dallim nga Maqedonia, në disa demokraci të zhvilluara, si për shembull në SHBA, debatet politike janë të detyrueshme dhe janë pjesë përbërëse e rëndësishme e fushatave zgjedhore. Duelet televizive mes kandidatëve të fundi presidencial Bakak Obamas dhe Mit Romnit mesatarisht i kanë ndjekur rreth 50 milion njerëz.


Pece Stefanovski

Debateve ju largohen edhe gazetarët

Gazetari Pece Stefanovski, si një nga sukseset e tij e konsideron edhe debatin televiziv në të cilin i ka “ulur” përballë njëri tjetrit, në atë kohë, rivalët e ashpër të biznesit mediatik – Aco Kabranovin nga “Kanal 5”, Dragan Pavlloviq – Llatasin nga “Sitell” dhe Aleksandar Çomovskin  nga “A1”. Debati, thotë Stefanovski vazhdoi edhe pas fikjes së kamerave gjatë darkës së përbashkët.


 

 

AddThis Social Bookmark Button