Bli banesë që të jetosh në rrugë

Bli banesë që të jetosh në rrugë by Diversity Media on Mixcloud

Mashtrimi i fundit me vlerë prej 800 mijë euro për blerjen e banesave inekzistente, kush e di se për të satën herë  nxiti dilemën se si ka mundësi që pas aq shumë aferash ende të ekzistojnë njerëz të cilët bien pre e këtyre përrallave. Sociologët komentojnë në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për pangopësi se sa për mendjelehtësi. Ndërmarrjet e ndërtimit këshillojnë që gjatë blerjes së banesave  njerëzit të kërkojnë ndihmë nga avokatët. Për Diverziti Media avokatët thonë se në të vërtetë njerëzit pothuajse nuk kërkojnë shërbime të tilla nga ato.

Analizë e Dushko Arsovski

Viteve të fundit në faqet e internetit u shtua numri i forumeve në të cilat mund të merren këshilla për atë se për çfarë duhet të bëni kujdes gjatë blerjes së banesave. Por, me siguri, këto forume nuk i kanë parë personat të cilëve ato u janë dedikuar. Sepse, me sa duket, nuk rreshtin aferat në të cilat blerësit janë mashtruar  për dhjetëra mijëra euro. Javën e kaluar policia zbuloi një aferë ku mashtruesit kishin mashtruar miqtë dhe të afërmit e tyre duke u shitur banesa shtetërore me çmime shumë të volitshme. Një nga fqinjët dëshmoi se edhe ai u kishte besuar, por për fat nuk ka pasur para e kështu ka shpëtuar.

Qytetarët të cilët i intervistuam thonë se nuk janë befasuar.

„Me këtë papunësi dhe varfëri secili gënjehet të blejë banesë me një çmim të ulët për metër katror, megjithatë, mendoj se nëse dikush vendos për të bërë një gjë të tillë, atëherë duhet të bëjë një analizë më të detajuar të të gjitha çështjeve në lidhje me blerjen e banesës. Por, malverzime ka, dhe atë shumë“.

„Katër palë sy, gjashtë palë sy. Duhet të bëhet shumë kujdes“.

Mashtrimet me apartamentet komprometojnë edhe biznesin e ndërtimtarisë, edhe pse rasti i fundit nuk është drejtpërdrejtë i lidhur me atë.

Kryetari i Odës së ndërtimtarisë pranë Lidhjes së odave ekonomike, Sead Koçani, jep një këshillë konkrete:

„Kur vendosni të bëni çfarë do investimi, sidomos një investim prej 30-50 mijë euro, do ishte mirë të ndani edhe 100 euro dhe të angazhoni një avokat i cili mund t’jua përgatisë të gjitha dokumentet, që mund të bëjë analizë të tregut, dhe të bëjë hetime për shitësin. Kështu, mund të jeni të sigurt që po bëni investimin e duhur“.

Mendjelehtësi, pangopësi, gënjeshtra

Por, përvoja e avokatëve tregon se ato nuk janë fare të kërkuar në situata të këtilla. Atanas Stojanoski për Diversity Media thotë:

„Njerëzit rrallë herë kërkojnë ndihmë profesionale. Sa për mua, unë nuk kam dëgjuar. Është mirë që njerëzit të këshillohen ose të angazhojnë një avokat. Mbledhja e të dhënave do zgjasë një muaj. Njerëzit duhet me më shumë ngulm të kërkojnë vërtetim për atë që ju ofrohet.“

Stojanoski nuk tha se sa kushton ky shërbim, por thotë se nuk është kurrfarë luksi për gjithë ato të dhëna që do i marrë klienti.

„Nëse angazhoni një avokat,  ai do duhet të pyesë në banka dhe në kadastër, në gjykata, në MPB, të pyesë për personat, personin emri i të cilit qëndron në dokumentin e pronësisë, nëse i njëjti jeton, nëse është kryer procedura e trashëgimisë, pastaj nëse banesa është e vënë në hipotekë. E gjithë kjo duhet vërtetuar në kadastër“.

Disa sociologë me të cilët biseduam janë të një zëri se përsëritja e mashtrimeve gjatë blerjes së banesave është një fenomen. Një pjesë e tyre mendojnë se bëhet fjalë për mendjelehtësi, ndërsa një pjesë e blerësve nxiten nga pangopësia që për pak para të blejnë diçka që realisht vlen dhjetë herë më shumë.

Tatjana Stojanovska Ivanova nga Fakulteti Filozofik mendo se në vende më të mëdha si Shkupi njerëzit besojnë më shumë tek fqinjët, miqtë dhe prandaj investojnë me më lehtësi, duke menduar se një njeri i afërt nuk do ti mashtrojë:

“Për Shkupin është interesnat fakti se shumë nga blerësit janë nga qytete të tjera, të cilët duke dashur të blejnë banesë në metropolë vihen në rrezik. E para njerëzit mendojnë se kanë ndryshuar kriteret e shit-blerjes pas disa mashtrimeve, se tani ka masa më të ashpra kontrolli dhe fakti se janë zbuluar kompanitë mashtruese dhe se veprat e tilla nuk mund të përsëriten më. Gjitahshtu duhet përmendur fakti se shpresa është ajo që mbetet e fundit dhe nëse ndodh diçka e tillë shteti do ti dëmshpërblejë disi”, thotë sociologja.

AddThis Social Bookmark Button