Kumanovstan

  

“Kumanovstan – qytet në mes të Irakut dhe Avganistanit” ose çfarë ndryshimesh sjellin grantet nga Iraku dhe Avganistani? Kjo ishte tema e dytë e ciklit të debateve që Diversiti Media i organizon nëpër disa qytete të Maqedonisë.

Debatuan Hristijan Risteski, specialist hulumtues në qendrën për zhvillim ekonomik në Shkup, Ljubisha Petrushevski, dekan në Eurokolegj në Kumanovë dhe Zoran Damjanovski, kryetar i komunës së Kumanovës.

 “Sipas disa llogarive mërgimtarët nga Kumanova të cilët pothuajse një dekadë punojnë në Irak dhe Avganistan në shtëpi kanë dërguar jo më pak se një miliard euro, të cilat tani i investojnë në pasuri të patundshme, që është gabim.” - vlersoi kryetari i komunës së Kumanovës.

Analisti Risteski bëri dallim në mes të kumanovarëve dhe tetovarëve të cilët janë pothuajse të njejtë në numër në kompanitë që punojnë në bazat luftarake në Irak dhe Avganistan. “Tetovarët tri herë më shumë i investojnë parat e fituara në biznis në qytetin e tyre, për dallim nga kumanovarët të cilët vështirë vendosin për një veprim të tillë. Shkaku kryesor është tradita e mërgimit e cila në regjionin e pollogut është e pranishme me dekada. Në Kumanovë ky është një trend i ri.” - konsideron Risteski.

Psikologjia është element shumë i rëndësishëm i kësaj historie, theksoi dekani i Eurokolegjit, Ljubisha Petrushevski. Ai tha që vetqeverisja lokale duhet të bëjë gjithçka që këto njerëz të bëhen qytetarë të merituar, tu japë kushte që të jenë të nderuar dhe nëse investojnë në komunë, ajo të pranohet publikisht. Ashtu është karakteri i këtyre njerëzve,vlerson Petrushevski.

Sipas të dhënave jozyrtare në dhjetë vitet e fundit rrethë 5000 kumanovarë, kanë qenë, janë kthyer ose vazhdojnë të jenë në shtetet e krizave. Lajmërimi i largimit të luftëtarëve amerikan prej Avganistani, e mbylli mundësinë për punë të të tanëve.Në debatë u konkludua se nëse nuk shfrytëzohet kapitali i tyre, është e madhe mundësia që paratë të përfundojnë në ndonjë vend tjetër dhe komuna të humbë shumë. Kryetari i komunës paralajmërojë një zonë të re industriale me kushte të favorshme që ato që këthehen të fillojnë biznis.

  

AddThis Social Bookmark Button