Debate_mk - Pushteti apsolut

  

Mënyra apsolute për qeverisje ose bashkim i bazave të demokracisë parlamentare është sistemi që e praktikon qeverisja lokale dhe qëndrore? Si sillet qeveria, veçanërishtë për periudhën pas zgjidhjeve lokale, kur koalicioni qeveritar edhe më shumë e përforcoi pozitën e tij. Ku janë qytetarët të cilët janë themel i demokracisë, a janë vetëm makinë votuese të partive të përqëndruara fortë me liderë të pandryshueshëm? Këto ishin dilemat për të cilat u debatua në Strumicë, në debatin e tretë që Diversiti media e organizoi në kuadër të projektit “Debate_mk”.

Për politikologun Vladimir Bozhinovski, fakti që qeveria e fiton mandatin në zgjedhje të lira, flet që praktikohet sistem demokratik. Megjithatë, për ish guvernatorin e Bankës popullore të RM, Petar Goshev ajo që pushteti egzekutiv vlerson që mund t’i hargjojë parat e popullit pa e pyetur për këtë ligjvënësin, nuk është pasqyrë e demokracisë bashkëkohore. Pushteti ligjvënës, i përfaqsuar nga Parlamenti, sipas deputetes së LSDM-së nga Strumica, Cvetanka Ivanova , është një dorë e zgjatur e qeverisë kurse institucionet janë të pezulluar.

Strumiçarët, që e ndoqën debatin në Shtëpin e ARM, pyetën e kujt është përgjegjësia për këtë gjendje, pse garniturat e kaluara qeverisëse lejuan erozion të sistemit, kurse qytetari mbeti një lidhje e dobët e sistemit, i cili duron shtypje nëse mendon ndryshe nga qeveria.

Në debat nuk arritëm që të dëgjojmë mendimin e deputetit nga Strumica të partisë qeverisëse VMRO-DPMNE, Sllave Goshev, i cili në momentin e fundit e anuloi pjesëmarrjen përshkak të obligimeve.

Debati me temë  “Pushteti apsolut” është pjesë e projektit që Diversiti media e realizon në kuadër të programit CIVICA Mobilitas të Qendrës për zhvillim institucional, CIRa. Projekti është tentativë që të inkurajojë qyteratë si dhe opinionin intelektual, akademik dhe të ekspertëve që në mënyrë aktive të inkuadrohen në zhvillimin e dialogut publik.

  

AddThis Social Bookmark Button