Debate_mk - Komunë partiake ose komunë e qytetarëve?

  

Si qeveriset në komunat e vendit? Si kuptohet qeverisja lokale? Si bëhesh pjesë e administratës publike? Për këto dhe në shumë pyetje të tjera lidhur me qeverisjen në nivel lokal në Republikën e Maqedonisë, Diversiti Media do të mundohet t’ju japë përgjigje në debatin e katërt me radhë.

Këtë herë ai do të jetë me temë “ Komunë partiake ose komunë e qytetarëve?”. Debati do të mbahet nesër, më 13 qershor të vitit 2013, prej orës 12 deri në orën 14 në sallën e këshillit të komunës së Çairit në Shkup.

Në këtë temë të nxehtë janë të ftuarë të debatojnë politikologët Albert Musliu dhe Jove Kekenovski, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe antarë të Këshillit të kësaj vetëqeverisje locale dhe kryetari i partisë Liberale Ivon Velichkovski.

Diversiti media me këtë veprim do të mundohet të nxisë opinionin intelektual, akademik dhe opinionin e ekepertëve që në mënyrë aktive të inkuadrohen në zhvillimin e dialogut publik. Kurse vëmendje të veçantë ju kushtojmë qytetarëve që të kenë mundësi të inkuadrohen në tema të këtilla aktuale.

Në korniza të projektit “Debate_mk” Diversity Media do të organizojë 10 debate publike në periudhën prej prillit deri në shtator të vitit 2013. Projekti është pjesërishtë i mbështetur nga programi Civica Mobilitas i Qendrës për Zhvillim Institucional (CIRa). Debatet janë të mbështetur dhe të promovuar edhe nga ana e Fondacionit IDEA Evropa Juglindore, pjesë e rrjetit ndërkombëtar IDEA e cila më shumë se dhjetë vite promovon debate dhe mendim kritik midis të rinjëve.

Debatet janë të destinuar kah përmirsimi i kualitetit të qeverisjeve lokale, përmirsimi dhe zhvillimi i dialogut ndëretnik në të gjitha sferat e shoqërisë, përgjegjësia sociale korporative e sektorit privat me qëllim që të përmirsohen marrëdhëniet ndëretnike dhe ngritjen dhe përforcimin e aktivizmit shoqëror në Maqedoni.

Të gjithë debatet publike, si dhe analizat me temat e debateve të përpunuara nga grupi i Diversiti Media në periudhën e ardhëshme mund t’i gjeni në www.diversitymedia.mk dhe në http://idebate.org/

Për më shumë informacione, Ju lutemi na kontaktoni në:

Vesna Kolovksa, 078 240 396

Nazim Rashidi, 078 240 394

“Projekti Debate_mk mundësohet nga grant i programit Civica Mobilitas, i implementuar nga CIRa dhe është financiarisht i mbështetur nga SDC”.

  

AddThis Social Bookmark Button