DANEVSKI IKU PËRPARA SYRIT TË ZGJUAR TË POLICISË

Përderisa funksionari i dikurshëm i qeverisë së Lupço Georgievskit në Bullgari ndërton imazhin e konsulentit dhe biznesmenit, Prokuroria në Shtip dhe Sveti Nikollë përpiqet të provoj që kombinatin e bujqësisë “Xhumajlija”, Zoran Danevski ka hyrë në mënyrë joligjore. Me hapjen procedurës së falimentimit doli në shesh që shteti  e ndihmon kombinatin dhe ka toleruar edhe mosdisciplinë financiare.

Analizë e Vesna Kollovska

Një nga drithtoret më të mëdha të Maqedonisë – Ovçe Pole, këtë pranverë është e mbushur me bar. I dyti kombinat bujqësor për nga madhësia “Xhumajlija” prej Llozove që udhëhiqte me drithtoret, është në falimentim. Drejtori i tij Zoran Danevski në nëntor të vitit 2011 iku në Bullgari, që kur u vu në dyshim për përvetësimin e 5400 tone grurë prej rezervave të mallit me vlerë prej një milion e gjysmë euro. Prokuroria themelore publike e Shtipit akoma e formulon akuzën, përderisa për dy vepra të tjera duhet të gjykohet në Gjykatën themelore në Shtip. Njëra është për shpërfilljen e detyrimeve tatimore në dëm të shtetit, përderisa tjetra është blerja e aksioneve në “Xhumalija”, me të cilat ka dëmtuar ndërmarrjen. Për të dy veprat, E drejta penale parasheh dënim deri në 15 vite burg.

Gjyqtari Stojan Mihov thotë që gjykimi nuk mund të fillojë, sepse Danevski është i pakapshëm për drejtësinë. Aktakuza  nuk i është dorëzuar, kurse nëpërmjet Ministrisë së drejtësisë është kërkuar ndihma e drejtësisë ndërkombëtare. Ajo nënkupton që nëpërmjet Ministrisë së drejtësisë të kërkohet ndihma e Ministrisë së punëve të jashtme të Bullgarisë, e cila gjithashtu, përmes Ministrisë së drejtësisë së Bullgarisë duhet ta lokalizojë Zoran Danevski që t’ia dorzojë aktakuzën. Mihov thotë që zakonisht, kjo kërkon kohë.

Dhe përderisa organet shtetërore nuk mund ta lokalizojnë, të kërkuarin për ekstradim në Maqedoni, gazetarët ka kohë që e kanë lokalizuar në qytetin e vogel kufitar të Bullgarisë, Goce Dellçev. Atje prej para dy vitesh u shpërngul me bashkëshorten, kurse për këtë periudhë ndërton karrierë si biznesmen dhe konsulent i bujqësisë. Me bullgarin Rosen Georgiev, vetëm disa ditë pas ikjes nga Maqedonia, e themeloi ndërmarrjen “Zemprom”. Në regjistrin e tregtisë në Bullgari është e regjistruar për 1000 leva (500 euro), me aktivitet kryesor “blerje dhe shitje të verës në Bullgari dhe jashtë vendit, marketing dhe konsultime në sferën e bujqësisë, ndërmjetësim dhe agjenturë të njerëzve ose të shoqërive të vendit ose të huaja, si dhe studim dhe analizë të tregut”. Në 10 nëntor të këtij viti, i kalon afati i dënimit me kusht prej një viti dhe tre muajsh, për shkak të kontrollit policor afër Banskos, ka treguar letërnjoftim të falsifikuar të 40-vjeçarit bullgar prej Qustendili. Në fakt, ky gjykim në gjyqin e Razlogut e shpëtoi Danevskin që të dorzohet në Maqedoni. Nga Ministria e drejtësisë thanë që Bullgaria ju përgjigj pozitivisht kërkesës për ekstradim, megjithatë, nëse Danevski në ndërkohë fiton nënshtetësinë bullgare, mund edhe ta ndryshojë mendimin, sepse Maqedonia dhe Bullgaria nuk kanë të nënshkruar marrëveshje bilaterale për dorëzimin e qytetarëve të tyre.

Tre avokatët bullgarë të Danevskit tashmë kanë kërkuar mbrotje nga Ministria e punëve të jashtme, sepse siç njoftuan në mediat e atjeshme “ai ndjehet si bullgar maqedonas dhe vlerëson që egziston rreziku që në Maqedoni t’i ndërpriten të drejtat politike dhe etike, që prej se u bë e qartë që është bullgarofil”.

SHTETI SHIKUES MEMEC

Shkuarjes së Danevskit i paraprijnë një sërë lëshimesh nga ana e shtetit. Hulumtimi për keqpërdorimin e grurit nga rezervat e mallit e udhëheq një gjyqtare nga Gjykata komunale e Sveti Nikollës, e cila, sipas aksionarëve të vegjël është bashkëshortja e vëllait të Sonja Danevskës, bashkëshortes së Zoranit. Disa ditë kërkimi nuk arritën ta gjejnë Danevskin në Sveti Nikollën e vogël dhe ta thërrasin që të japë deklaratë, thotë aksionari i vogël Trajçe Gjorgjievski.

“Në qytet flitet që ai ka qenë i informuar para se të lëshohet urdhër që në kohë të ikë jashtë vendit”, deklaroi Gjorgjiev.

Edhe pse “Xhumajlija”, 11 muaj të tërë nuk ka paguar tatim, Drejtoria e të ardhurave publike e ka lënë ndërmarrjen të punojë e lirë. Prej nëntorit të vitit 2011, kur Danevski ka ikur në Bullgari deri në 5 qershor të vitit 2012 kur është hapur procedura e falimentimit, kombinati i bujqësisë Xhumalija mbeti pothuajse pa të gjithë pronën e tij. Shtetit i duhet më shumë se gjysmë viti derisa të vendosë kontrollin. Për atë kohë në skenë dalin përmbarues dhe kreditor. Tutunska banka e ka aktivizuar hipotekën për kreditin e dhënë dhe e ka marrë punishten e vlefshme të verës një ndër kapacitetet më të mëdha në regjion. Në mënyrë të njëjtë kreditorët përmes përmbarimit e marrin mullirin dhe motelin. Drejtoreshës së falimentuar Vladica Ivanovska i mbetën për të shitur traktorë të shfrytëzuar, makina dhe makineri, si dhe hardhi rrushi pesëmbëdhjetëvjeçare prej 350 hektarësh. Ivanovska vlerson që me shitjen mund të fitojë diku rreth dy milion euro, prej të cilave më shumë se gjysma do të shkojnë për pagesën e kultivuesve të cilët nuk janë paguar për rrushin e dorëzuar. Ndërkohë, ato kanë arritur me vendim gjyqësor të sigurohen që gjatë procedurës së falimentimit të jenë të parit që të paguhen. Ivanova tashmë ka sfiduar disa nga përmbarimet, për të cilat do të mundohet të dëshmoi që janë të kryera në mënyrë joligjore. Kërkohen ndërmarrjet, të themeluara me nënshkrimin e Danevskit, ku janë marrë parat nga Xhumajlija. Tani për tani është sjellë falimentim në vreshtarinë – vertarinë “Llovin” prej 8 prillit të këtij viti. Gjurmët çojnë në mbi 20 ndërmarrje, kurse disa janë të regjistruara në vende të huaja, si në Gjermani, Angli, Serbi, të cilat sipas dokumentacionit të deritanishëm, janë pa kapital. Në mes të të paditurve nga tavolina e falimentimit, sipas Ivanovskës, janë bashkëshortja e Danevskit, Sonja, e cila është drejtoreshë e hotelit “Ovçe Pole” me 350 000 denarë, si dhe avokatët e kamotshëm të proceseve private të vëllezërve Danevski, Sllobodan dhe Zoran, të cilët kanë paraqitur kërkesë prej katër milion denarësh.

GJYKIM I GJATË10 VITE

Në vendin e lindjes Sveti Nikollë, gjyqi Danevskin e pret për dy vepra. Në njërën akuza qëndron se Zoran Danevski me dokument të rrem e ka sjellë shtetin në ngatërresë se janë paguar kultivuesit, të cilët e kanë shitur rrushin në punishten e verës në Xhumajlija, pas çka i është dhënë leje për blerjen e mallit të ri. Tjetra është për keqpërdorimin e rezervave të mallit.

Gjyqet kanë pasur shumë punë me Danevskin gjatë viteve të kaluara gjatë marrjes së menaxhimit të Xhumajlias. Akcionarët e vegjël thonë që bizneset e Danevskit nuk do të kishin egzistuar dikur gjyqet të kishin treguar efikasitet. Tashmë dhjetë vite në Gjykatën themelore të Shtipit është lënda me të cilën kontestohet blerja e aksioneve nga ana e vllezërve Danevski.

“Nëse në vitin 2003 pas grevës në Xhumajlija gjithçka shkonte si duhet – qeveria na premtoi që do të zbatohet ligji dhe gjyqi do të gjykojë si duhet, sot nuk do të kishim 5300 hektar tokë të papunuar dhe kombinat bujqësie në falimentim, por vëllezërit Danevski do të ishin aty ku e kanë vendin, kombinati do të punonte dhe e gjithë hapësira do të ishte e gjallë”, deklaroi Gjorgjievski.

Në 30 maj të këtij viti, nuk u mbajt gjykimi, i cili duhej të ishte i treti me radhë, që kur Gjykata e apelit për të dytën herë e ndërpreu gjykimin në liri. Pala e akuzës paraqiti dëshmi sipas të cilave vlerëson që vëllezërit Danevski në mënyrë joligjore kanë hyrë në Xhumajlija. Në vitin 2001 Agjencioni për privatizimin e kapitalit shoqëror me të cilën drejton Marina Kavrakova, kushërira e Danevskit, i nxjerrë në shitje aksionet deri në 24,85% për 600 000 marka gjermane. Në afat për vetëm disa ditë ndryshohet vendimi dhe shiten më lirë deri në 50%, edhe pse sipas ligjit, ofrohet lirim vetëm përderisa nuk ka blerës të interesuar. Kjo është konfirmuar nga ana e ekspertit që urdhëroi gjyqi gjatë procesit. Ndërhynë edhe prokuroria e shtetit, e cila vlerson që shitja është në kundërshtim me ligjin. Me vetëm 24,85% të kapitalit, Sllobodan Danevski e ka marrë udhëheqësin e Xhumajlias.

Pala e akuzës ofron dëshmi që aksionet janë paguar me borxhe nga biznesmeni shtipjan Lazar Çitkushev dhe ndërmarrja e tij Vineks. Sllobodan Danevski, më vonë në rolin e drejtorit të këshillit drejtues të Xhumajlija merr kredi prej Tutunska bankës për financimin e aktiviteteve të eksportit më 16 shkurt të vitit 2002, kurse një ditë më herët e përfundon marrëveshjen për borgjmarrje me ndërmarrjen e vëllait të tij Zoranit “Zoki 28” të cilit menjëherë i pagoi 6 milion denarë. Zorani në atë kohë ishte anëtarë i këshillit drejtues.  Prej atyre 6 milion, 3 650 000 denarë janë borxh, kurse 2 350 000 denarë janë kthim i borxhit. Në përgjigjen e Gjykatës së apelit të 6 prillit të vitit 2010 qëndron se nuk ka asnjë dëshmi se Xhumajlija ka marrë borxh nga ndërmarrja “Zoki 28”. Më vonë me urdhër të “Zoki 28” dërgohen 3 milion denarë në llogarinë e Vineks. Llazar Çitkushev me dëshmin e tij të shkruar me dorë thotë që borxhin që e ka dhënë prej 400 000 marka gjermane, Danevski e ka shfrytëzuar për të blerë aksione në Xhumajlija.

Kjo lëndë ka histori interesante. Duket sikur ndërmjet gjykimit në liri dhe ndërprerjes së apelit, vazhdimisht është fituar në kohë. Lëndën e parë në gjyq e udhëhoqi Stojan Mihov. Sapo apeli e ndërpreu gjykimin në liri, për gjyqtare zgjidhet Juliajana Netkova. Edhe ajo solli gjykim në liri. Megjithatë, Danevski-t e angazhojnë për avokat bashkëshortin e saj dhe duhej të kalonte kohë derisa të zgjidhet gjyqtari i ri dhe të njihet me lëndën. Pas ndërprerjes në vitin 2010, tre vjet më vonë, për herë të tretë në Gjykatën themelore këtë lëndë, do ta udhëheqë në gjyq njëri prej gjyqtarëve më të ri në Gjykatën themelore të Shtipit, Gjorgi Andonov.

Në 12 shtator të vitit 2004, Agjencioni për privatimizim refuzon që t’i regjistrojë 27,12% të aksioneve (7.219 aksione) të 298 të punësuarve në Xhumajlija, për shkak vonesës së pagesës. Të punësuarit thonë se gjatë gjithë kohës ju është mohuar rroga e marrë në dorë prej Xhumjalijas, sipas marrëveshjes që e kanë bërë me ndërmarrjen. Gjatë gjykimit me anë të ekspertëve është vërtetuar që të punësuarve nuk ju është dhënë një pjesë e rrogës. Tre muaj më vonë, ndërmarrja e Zoran Danevskit, “Zoki 28”, blen 4466 aksione. Me këtë, Danevski-të kanë mbi 50% të aksioneve të kombinatit.

Për vllezërit Danevski në vitet që kanë kaluar në akuza dhe gjykim në Shtip dhe Sveti Nikollë janë formuar disa lëndë dhe realizohen më shumë hulumtime. Njëri nga më interesantët është shpallja e thatësirës gjatë konfliktit të vitit 2001 nga ana e qeverisë. Me vendim të qeverisë së Lupço Georgievskit, Xhumajlija fiton 100 ton kupona për naftë shtetrore, kurse çdonjërit nga rreth 300 të punësuarve duhet t’ju paguhej nga 6000 denar. Me ndihmë të ekspertëve është vërtetuar që me ndihmën për nga 6000 denarë në vend që të punësuarit, janë paguar punëtorët sezonal për angazhimin e tyre për një periudhë të shkurtër. Pala e akuzës e akuzon Sllobodan Danevskin për keqpërdorimin të pozitës së punës dhe autoritetit, sepse siç thonë, kuponat për naftë shtetrore nëpërmjet disa ndërmarrjeve të tjera i ka kthyer në para, dhe prej parave nga arka e Xhumajlias ka marrë 676 000 denar shtesë për të blerë naftë.

Në mes të shkrimeve të gjyqit janë edhe lëndët të cilat thuhet që përmes dy ndërmarrjeve, Xhumajlias, i janë shitur grurë dhe miell, kurse parat kanë përfunduar në xhepa private. Dikur Zllatko Stojanovski nga Skupi, deklaroi përpara gjyqit që nën presionin e porositësve nga Serbija ka dhënë deklaratë të rreme në favor të Sllobodan Danevskit. Në deklaratën e shkruar, të vërtetuar në noter, thotë që parat e grurit të gatshme personalisht ja ka dorëzuar Danevskit, edhe pse ka qenë i detyruar që fajin të ja hedhë drejtorit të financave të Xhumajlias, për të cilin më vonë ka marrë vesh që është varur.

Sllobodan Danevski, pas dy mandateve të deputetit dhe dy mandateve të kryetarit të komunës jeton dhe punon në Sveti Nikollë. Zoran Danevski nuk guxon që ta kaloj Bullgarinë dhe çdo ditë lajmërohet në polici për shkak të dënimit me kusht, edhe pse mund të shihet se si lirisht lëviz në Bllagoevgrad. Qytetarët e Sveti Nikollës thonë që djali i tij është në Amerikë, kurse vajza, e cila është në shkollë të mesme, qëndron në shtëpinë e familjes në Sveti Nikollë. Toka pjellore prej 5300 hektarësh, të cilën kombinati i bujqësisë e kishte nën koncesion të shtetit, është shpallur për shitje në shtypin e vendit dhe të huaj. Sipas Ministrisë së bujqësisë, pritet që të hapen ofertat. A egziston edhe oferta e indianit Subrata Roj, ose e Izraelistëve të pasur, për të cilët është spekuluar në publik, do të merret vesh shumë shpejt. Prej kombinatit të pasur ka mbetur shumë pak, kurse shumë gjëra varen nga proceset e ardhshme gjyqësore.


Kush është arsyeja e vërtetë e ikjes?

Qytetarët e Sveti Nikollës thonë që disa bashkëpuntor të dikurshëm të Xhumjalias janë lidhja e Zoran Danevskit me vendlindjen, të cilët vazhdimisht e vizitojnë në qytetin bullgar Goce Dellçev, ku jeton. Duke treguar për arsyet e ikjes, gjoja se ai ju ka thënë që nuk ka ikur për shkak të skandalit me rezervat e mallit të grurit. Ka qenë në presion nga një bankë nga e cila ka marr kredi, për shkak të cilës ka qenë i detyruar në mes të natës të nënshkruaj marrëveshje me noter.

Një nga spekulimet e shumta që janë përhapur nëpër Sveti Nikollë është që Danevski ka qenë nën presion nga një parti politike, të cilës, në vend të 300 000 euro, sa i kanë kërkuar, ju ka paguar vetëm 100 000 euro, si shtesë në fushatën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Aksionari i vogël Trajçe Gjorgjievski vërteton që spekulime të këtilla ka në Sveti Nikollë.

“Në fillim kur LSDM erdhi në qeveri, na mashtruan që do ta bëjnë punën si duhet, megjithatë, ato vetëm e kishin planifikuar mirë. Kanë pasur dobi derisa ne të punësuarit i kemi duruar pasojat. Edhe njërën edhe tjetrën qeveri i kanë manipuluar, ju kanë marrë para. Ato rezerva të mallit të keqpërdoren, duhet që edhe njerëzit e qeverisë të kenë informacion dhe mendoj që kanë ditur se ku shkojnë gruri dhe elbi. Mendoj që erdhi deri te mosmarrëveshja midis tyre dhe Danevski nuk i dorëzoj parat ashtu si duhej dhe ju desh të largohej”, thotë Gjorgjiev.


Danevski, funksionarë në qeverinë e Lupço Georgievskit

Zgjerimi i vllezërve Danevski  fillon që kur Sllobodan Danevski bëhet një nga pesë deputetët e Partisë Liberal-demokrate në vitin 1999. Në vitin 2000, kur partia Liberale ndahet nga Partia Liberal-demokrate, Danevski mbeti me partinë e Stojan Andov dhe ishte deputeti kryesor, me të cilin qeveria e Lupço Georgievskit fitoi besim. Sllobodan bëhet anëtar i Këshillit drejtues të Agjencionit për transformimin e kapitalit të shoqërisë, përderisa vëllau i tij Zorani, Drejtor i veterinarisë në nëntor të vitit 2002, kur u formua qeveria e Branko Cërvenkovskit. Sllobodan Danevski në dy mandate ishte kryetarë i komunës së Sveti Nikollës.


Strehim bullgar

Besimtarët bullgarë ishin të ofenduar nga shkrimi i “Kapital”-it  të cilin Bullgarija e quajti “Meksikoja e Ballkanit”. Megjithatë, fakt është që përveç Danevskit, në Bullgari, vend anëtare në EU, është edhe Ministri i mëparshëm i shëndetësisë Vllado Dimov, i cili ishte i akuzuar për pozitën zyrtare dhe autoritetin. Dimov gjatë kohë u kërkua me urdhër, derisa dha dorëheqje përpara gjyqit bullgar. Ai në Bullgari është mjek i respektuar, kreu i departamentit për kirurgji laparaskopike mikroinvazive në një klinikë private me kapital japonez “Tokuda” në Sofje.  Veprës së Dimov i kalon afati në vitin 2005.

Me gjykim të gjyqeve në Maqedoni për dënim me burg prej 15,5 vitesh dhe pagesës së dëmit prej milion eurosh për keqpërdorim, në Bullgari ka kur edhe Vlladisllav Tamburkovski, udhëheqës dhe partner biznesi i kryeministrit të mëparshëm serb Mirko Cvetkoviq. Me magjistraturë të Amerikës ai arriti që të zërë vend pune si profesor në Universitetin amerikan në Bllagoevgrad, kurse ka punuar edhe si konsulent për shumë ndërmarrje të mëdha botërore. Tashmë shumë kohë nuk ka asnjë informacion për atë.


Hulumtimi është bërë me ndihmë financiare të CIN SKUP Maqedoni.

AddThis Social Bookmark Button