Debate_mk - Pse sporti në Maqedoni përçan në vend që të bashkojë?

  

Si ndodhi që sporti të shndërrohet në një faktor përçarës, në vend të një faktori bashkues, u debatua në debatin e pestë të Shoqatës Diversiti Media në Tetovë. Dy klube futbollistike tetovare – “Teteksi” dhe “Shkëndija”, njëra ekip “maqedonase” dhe tjetri “shqiptare” nuk arritën që ta përfundojnë finale e Kupës së Maqedonisë në futboll. Njëri nga panelistët e debatit, futbollisti Artim Shaqiri, i cili finalen e ndiqte nga ulësja e stërvitësit “Shkëndisë”, vlerëson që futbolli që Maqedoni duhet të ndalohet për një periudhë prej pesë vitesh derisa nuk qetësohen tifozët.

Kapitenia e mëparshme e përfaqësueses së hendbollit, Gordana Naceva, vlerëson që ai do të ishte një dënim i madh për Maqedoninë, kur njihet si një kombëtare futbolli. Naceva tha që Finalja e kupës së futbollit, e cila u konsiderua si ndeshje me rrezik të lartë duhej të menaxhohej ndryshe. Duhej që publikisht të ftohen bashkërisht t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit kryesuesit e grupeve të tifozëve, udhëheqësit e të dy klubeve dhe lojtarët, thotë Naceva.

Finalja e pasqyron realitetin e shtetit, i cili krijoi aq shumë përçarje në shoqëri në baza etnike, tha sociologu, Artan Sadiku, sa asnjë fushatë nuk mund të ndikojë. Baza është shumë më e thellë, tha Sadiku në debatin në Tetovë.

Ngjarjet e fundit në fushën e cila dikur bashkonte – sportin, tregoi që shoqëria duhet të punojë në krijimin e një baze ku do të gërshetohen botët paralele të etniteteve në Maqedoni. Jo vetëm nga qytetarët e thjeshtë, por politikanët duhet tregojnë që vërtetë pajtohen me bashkëjetesën në Maqedoninë multietnike.

  

AddThis Social Bookmark Button