ARTIM SHAQIRI: Të ndalohet futbolli për pesë vite

ARTIM SHAQIRI: Të ndalohet futbolli për pesë vite by Diversity Media on Mixcloud

  

Pas një sërë incidentesh në terrenet e sportit të shoqëruara me retorikë nacionaliste, kulminacion u arrit në ndërprerjen e finales së Kupës së Maqedonisë në futboll. Dy ekipet nga Tetova, Teteksi dhe Shkëndia, në mes të Shkupit nuk arritën të përfundonin ndeshjen pas nxitjeve me thirrje nacionaliste nga ana e tifozëve. Diversity Media në debatin që organizoi në Tetovë parashtroi pyetjen – Kur u bë sporti faktor përçarës në Maqedoni?

Finalja e Kupës së Maqedonisë në futboll filloi me fishkëllime gjatë kohës që këndohej himni i Maqedonisë.

Loja vazhdoi me thirrje nacionaliste.

Ndeshja më e rëndësishme e futbollit, për të cilën futbollistët luftojnë tërë vitin, u ndërpre, ndërsa finalja u luajt katër ditë më pas, në një stadium pa spektatorë. Ishte ky një trajnim i zakonshëm, pa emocion, thotë trajneri i deri para pak kohëve i Shkëndisë dhe as i futbollit Artim Shaqiri.

„Unë them që të ketë dënime, por a ka dënim më të madh se sa të mos ketë tifozë në tribinat? Dhe finalja të mos i ngjajë finales e ku ndeshja ngjason me një trajnim të zakonshëm ose një lojë miqësore? Nuk ka festë, nuk ka gëzim. Këtë gjë e vërteton edhe rezultati në listën e FIFA-s ku për çdo muaj zbresim nga tre ose katër vende më poshtë. Nuk ka përmirësime, nuk mund të fitojmë ndeshje. Përse? E gjithë kjo është pasojë e rezultateve të dobëta në kampionatin e futbollit në Maqedoni”, komenton Shaqiri.

Nxitësit e incidentit në arenën „Filip Vtori“ nuk u dënuan. Njerëzit nuk i mësuan emrat e tifozëve të cilët e ndërprenë finalen e Kupës. E sa shumë energji dhe kohë është shpenzuar gjatë bisedimeve mes dy taborëve që loja me rrezik të lartë të zhvillohet pa ndërprerje. Dy javë u bisedua me të dy ekipet edhe me grupet e tifozëve. Në bisedime madje ishin të përfshirë edhe ambasadorë të huaj. Me sa duket, pa ndonjë efekt, sepse në fund dëmin e pësojnë futbollistët dhe futbolli në përgjithësi.

Alarm

Sociologu Artan Sadiku thotë se finalja është vetëm një pasqyrë e realitetit shoqëror të ndarë, në të cilin e pësojnë sportistët.

„Në vend që të merren me sport, sportistët duhet të merren me bisedime dhe me gjëra të tjera. Kjo ndikon edhe te rezultatet e tyre. Unë mendoj se problemi i ndarjes nuk mund të zgjidhet nëpërmjet sportit, sepse tashmë nuk është vetëm një problem i sportit. Në sport kemi edhe dukuri të tjera shqetësuese, thirrje ofenduese, fashiste, për të cilat në Evropë dënimi është deri më 20 vjet burg. Tek ne ka thirrje të këtilla dhe ato janë një përditshmëri në ndeshjet tona”, thotë Sadiku.

Ish kapitenia e përfaqësueses të femrave në hendboll, Gordana Naceva mendon se zgjidhjen e kanë ata që udhëheqin me sportin, dhe në fund, ata që udhëheqin me shtetin:

„Për mua ky është një alarm, një sinjal i cili nëpërmjet sportit dërgohet deri te të gjithë ne, për atë nëse jemi vërtetë të bashkuar jo vetëm në sport, por edhe në jetën e përditshme, sepse sporti është pasqyrim e jetës tonë të përditshme. Do më pikëllonte shumë nëse jemi vërtetë aq të ndarë në jetën e përditshme“.

Zgjidhje e vetme, thotë Shaqiri, është ndalimi i futbollit në Maqedoni për pesë vjet, sipas shembullit të Azerbajxhanit.Atje është ndaluar futbolli për dy vjet. Për atë kohë lojtarët janë larguar jashtë vendit, emocionet janë qetësuar, janë vendosur rregulla dhe janë bërë investime në ekipe të reja.

Edukim i tifozëve

Naceva, mendon se ky është një dënim tepër i madh për Maqedoninë e cila e do futbollin dhe sportin. Sipas saj, duhet punuar mirë me tifozët.

„Ata gjithsesi janë një faktor serioz në sport, megjithatë, siç e dimë, ato janë grupe që mund të udhëhiqen nga një garniturë më e ngushtë. Gjithsesi, mendoj që mund të mbahen nën kontroll, që mund të edukohen dhe që ata të rinj që vijnë në ndeshjet të japin mbështetjen e tyre“, thekson Naceva.

Shaqiri propozon edukim të tifozëve jashtë vendit.

„Gjatë bisedimeve tona me ambasadorët ne propozuam që udhëheqësit e grupeve të tifozëve nga Holanda, Gjermania, të vijnë në Maqedoni, të mbajnë leksione për tifozët dhe t’ju sqarojnë se si mbështetet një ekip, e jo kështu, në mënyrë vulgare dhe me ofendime me bazë etnike“.

Të pranishmit në publikë problemin me grupet e tifozëve e shohin gjetkë.

„Me një theks të veçantë flasim për tifozët,edhe pse e dimë mirë që problemi nuk qëndron pikërisht tek ata. Burimi i këtyre problemeve gjithnjë është diku më lartë. Përçahen më shumë ato shoqëri që  kanë shumë stereotipe“.

Pas incidenteve të shpeshta, në Ligjin penal u shtuan disa dispozita të reja me të cilat nxitësit e urrejtjes mund të dënohen me burgim deri në pesë vite.

  

AddThis Social Bookmark Button