Strategji shtetërore për statistikë të “mefshtë”?!

ALB - popis by DiversityMedia

Ndërsa publiku është ende në pritje për të dëgjuar arsyet e vërteta për anullimin e regjistrimit, studiuesit bëjnë analizojnë pasojat, duke përfshirë edhe atë që quhet "vonesë në kohë" për mbledhjen e të dhënave. Në mungesë të të dhënave të reja nga regjistrimi shtrohet pyetja - a ka në Maqedoni bazë të dhënash të krahasuara ndërkombëtarisht për të cilat insiston Bashkimi Evropian?

 

Investitori francez Zhak Mopa kur erdhi për herë të parë në Maqedoni, ai mori pothuajse të njëjtat lehtësime për investimeve, si dhe në Ukrainë, Serbi, Bullgari dhe Poloni. Për dhjetë vjet në Maqedoni ai mundësoi 3,500 vende pune në kompani si “Feni”, “Silmak” dhe “Ruen”, ku është kryetar i bordit. Vendimtare për të investuar në Maqedoni për z.Mopa ishte potencialit njerëzor.

-Një investitor kur vjen në Maqedoni, ai bën planifikimin e biznesit për 10-15 vjet. Ai e di shumë mirë se gjatë kësaj periudhë mund të rriten paga apo të ndryshojnë kushtet financiare. Por, ajo që ka rëndësi për të është nëse ka strukturë cilësore të arsimuar dhe nëse inxhinierët dhe stafi profesional është i mië në fushën e tyre, thotë Mopa.

Të dhëna më të përditësuara mbi kuadrot e arsimuara, aftësitë e tyre kompjuterike, strukturës së përgjithshme, duhej ti jepte regjistrimi i popullsisë. Por për të dhëna të reja do të pritet, nuk ka njoftime se kur mund të zhvillohej regjistrimi i ri. Por pse është aq i rëndësishëm ky operacion?

Ka regjistra, s’ka statistika të qarta

Sipas profesoreshës të demografisë Marjanka Maxheviq dhjetë vitet e fundit mes dy regjistrimeve të popullsisë kanë qenë tejet dinamike dhe kanë sjellë ndryshime të rëndësishme.   

-Një ndryshim i tillë është largimi masiv i të rinjve nga shteti, për çka, për fat të keq, nuk ka të dhëna ose nëse ka, ato janë shumë të pakta. Regjistrimet janë një mënyrë për të mbledhur të dhënat. Regjistrat e popullsisë janë një burim tjetër, dhe ata janë gjithashtu shumë e rëndësishëm. Është e nevojshme që çdo ndryshim që ndodh tek popullsia, të mund të regjistrohet”, thotë Maxheviq.

Nga enti Shtetëror i Statistikës thonë se të dhënat nuk mblidhen vetëm nëpërmjet regjistrimit. Në një përgjigje me shkrim nga Enti thuhet se bëhen studime në fushat vitale të statistikave, migrimit, dhe vlerësimeve të tjera të popullsisë. Këto të dhëna, sipas Entit merren përmes regjistrave administrativë.

Megjithatë, për profesorin e statistikës në Fakultetin Ekonomik në Shkup dhe anëtar i Komisionit Shtetëror të regjistrimit Slave Risteski, regjistrimi është operacioni që jep të dhënat më themelore nga terreni. Sipas tij, që një shtet të mund të bëjë planifikime, është e rëndësishme që të ketë të dhëna nga struktura të ndryshme.

-Aty janë struktura arsimore, struktura etnike e popullsisë, ajo ekonomike sipas klasifikimeve në fusha të veçanta, nomenklatura e profesioneve, e produkteve të evidentuara nga Enti Shtetëror i Statistikës. Këto të dhëna mund ti përdor çdo studiues, vendas dhe të huaj, për analiza specifike. Enti Shtetëror i Statistikave ka ka kapacitete për një gjë të tillë nëse nuk ndërhyn politika, komentoi Risteski.

Numra të rëndësishme për BE

Numrat dhe përqindjet në Maqedoni, duket se u shndërruan në politikë përmes të cilave arrihet në vende pune, sigurohen të drejta të caktuara ose  bëhesh pjesë e qeverisë. Por Maqedonia është një shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe siç thotë Peter Everears, drejtori i agjencisë evropiane statistikore Eurostat, BE është e bazuar në statistika.


"Subvencionet që arrijnë në 30 miliard euro që BE i jep çdo vit për anëtarët e tij janë të bazuara në statistika. Statistikat e përcaktojnë pjesëmarrjen por dhe subvencionet e anëtarësimit.  Kjo është arsyeja pse statistikat duhet të jenë të besueshme. Vendet duhet ti besojnë njëra-tjetrës. Prandaj ne përqëndrohemi në statistikë, sepse ajo është infrastruktura e Bashkimit Evropian", thotë drejtori i Eurostat.

Burimet për Diversity Media  thonë se Eurostat ka sugjeruar qartë se deri sa të arrihet një marrëveshje politike se do të respektohet metodologjia evropiane e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni nuk mund të organizohet një regjistrim i ri.

 

 

Satistikë, statistikë, statistikë...

Shumë të dhëna, por jo dhe regjistrim përmbledhëse

Në total deri më tani në Maqedoni janë zhvilluar tetë cikle regjistrimesh, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore deri më tani. Që nga pavarësia e saj, Maqedonia ka ndërmarrë dy regjistrime. Një në vitin 1994 dhe të dytin në vitin 2002.

Statistika të tyre ose bazave të dhënash kanë Banka Kombëtare, Fondi i Pensioneve dhe për Invalid, ministritë, Agjencia për punësim, regjistri civil...

Për çdo qytetar ka bazë të dhënash elektronike në kartat biometrike të identitetit, pasaportave, kartave elektronike të shëndetësisë, e-indekse, e-ditare, përdoruesit e ndihmës sociale, të dhënat e kadastrës ...

AddThis Social Bookmark Button