Invazion urban

Invazion urban by Diversity Media on Mixcloud

  

Aksioni i pushtetit lokal në Strugë për shembjen e objekteve të paligjshme në hapësira publike deri më tani mbeti shembulli i vetëm pas ndryshimit të pushtetit lokal në Maqedoni. Kjo ishte një nga temat për të cilat u diskutua në debatin “Hapësira publike përkundrejt ekspansionit urban” e cila u zhvillua nëa Strugë, nën organizimin e shoqatës “Diversity Media”.

Vesna Kollovska Analizon

Banaqe, tavolina dhe karrige gjenden të shpërndara nëpër shëtitoret përgjatë lumit Drin në Strugë. Aq janë të ngjeshura sa që duhet të përdorësh aftësi slalomi për të kaluar mes shitësve të gjësendeve dhe tavolinave të kafeneve. Kjo është pamja e këtij sezoni turistik në bregun e Strugës dhe Ohrit.

Profesori Nikos Çausidis, autor i librit “Projekti Shkupi 2014 – skica për një studim të ardhshëm” urbanizmin në një qytet e krahasoi me një familje apo shtëpinë në të cilën jetohet.

“Një qytet pa respektimin e rregullave është një kaos. Në një paralele të tillë – si jeton një njeri në një dhomë të pa rregulluar? Ai është i njëjtë si dhe dhoma. Dhoma e parregulluar ndikon direkt në parregullsinë e njeriut. Një qytet i pafat, një qytet kaotik, krijon njerëz kaotik. Një atmosferë kaotike, e cila manifeston kaos edhe mes njerëzve”, tha profesori Çausidis.

Arkitekti i vjetër nga Ohri Dimitar Zarçev tha se Ohri dhe Struga si qytete më atraktive janë “sulmuar” nga siç tha ai invazioni urban. Përgjegjësia për ndryshimet e paligjshme të Planeve Detale Urbanistike nuk ka qenë e pushteteve lokale por të ministrive, të cilët i sjellin këto akte.

“Shkak tjetër është se për çfarë do ndryshimi në zonat e mbrojtura duhej të formohet një trupë prej 21 vetë nga komuna, muzetë, enti hidrobiologjik , të gjitha institucionet e tjera të duhura. Ky trup duhet të shqyrtojë çdo ndryshim ose plotësim ose çfarë do lloj propozimesh si i Subrata Rojit nëse ia vlen të shqyrtohen. Unë them me përgjegjësi, mbi bazën e dokumenteve që kam, atij as që do i shkoj mendja të kërkojë një gjë të tillë, kudo që të jetë në liqen”, tha Zarçev.

Sela: Nga punësimi tek vetëdija

Kryetari i komunës së Strugës, Zijadin Sela menjëherë pas mori pushtetin filloi aksion për heqjen e objekteve të paligjshme. Në debatin në Strugë Sela demonstroi vendosmëri që të përballet me objektet e paligjshme deri në fund por shfaqi edhe prirjen për të hapur vende pune me investime të reja. Pa ekonomi të mirë, pa rroga nuk mendohet për asgjë tjetër tha Sela:

“Unë jam për investitorë sepse logjika ma thotë sa më i vogël të jetë numri i të papunve aq më e madhe do të jetë vetëdija qytetare që nënkupton, edhe hapësirë publike edhe plane urbanistike konform standardeve botërore, nënkupton një ambient jetësor më të pranueshëm për ne dhe për gjeneratat që do tua leme këtë trashëgimi”.

Ekonomia nuk është në kundërshtim me ekologjinë. Duhet të ketë investime të cilat duhet të jenë analizuar mirë, dhe të cilat do sjellin zhvillim thotë arkitekti që jeton në Zvicër, Flamur Elmazi

“Në perëndim, në Zvicër ne flasim për gjelbërim ekologji sepse situata ekonomike është e tillë ku secili mund të ndajë nga rroga për këtë çështje. Për ta ardhur në këto kushte duhet së paku të sigurohet cilësia e jetesës e popullatës me çka do të rritet edhe niveli i vetëdijes”.

Debati në Strugë ishte i shtati nga dhjetë të paraparët në kuadër të projektit “Debate_mk” nga programi CIVICA Mobilitas të Qendrës për zhvillim Institucional, CIRa.

  

AddThis Social Bookmark Button