Maqedonia impuls i multietnicitetit në rajon

„Maqedonia – impuls i multietnicitetit në rajon ishte tema e debatit të parë në radio të Shoqatës Diversity Media në kuadër të projektit të ri „Debati bën ndryshim” që u emitua drejtpërdrejt në Radio MOF më 3 shtator të vitit 2013 nga ora 13 deri në orën 14.

Në këtë debat diskutuan profesori Stevo Pendarovski dhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

„Maqedonia ka procese prapambetëse në marrëdhëniet ndëretnike. Pas Marrëveshjes kornizë Maqedonia ishte model për marrëdhëniet ndëretnike, por vetëm deri kah fundi i vitit 2005. Për fat të keq viteve të fundit po eksportojmë vetëm lajme negative.

Diskutimin e vazhdoi Osmani i cili theksoi: 

„Marrëveshja kornizë ishte model i pajtimit dhe zgjidhjes të suksesshme të frustrimeve. Por, tani ka një ndarje sepse i gjithë fokusi mbeti brenda në vend që të drejtohet kah jashtëˮ.

Pikërisht për ndarjen u fol edhe rreth çështjes për zgjidhjen e kontestit për emrin e Republikës së Maqedonisë, kontest për shkak të të cilit janë ndaluar të gjitha integrimet euro-atlantike të vendit. Për këtë Stevo Pendarovski tha se ndarja ndodh edhe për shkak të opinionit të ndarë, gjegjësisht ndarjes së informimit. Ai shtoi se në Maqedoni nuk ekziston vullnet politik të palëve të interesuara për të zgjidhur disa çështje të caktuara.

Ndërsa sipas Bujar Osmanit duhet nxitur një debat publik që të gjendet një zgjidhje.

„Ne (BDI) duam që në debat të inkuadrohet edhe publiku më i gjerë. VMRO-DPMNE-ja nuk e do këtëˮ, tha Osmani.

Me këtë debat në radio fillon cikli i 12 debateve në radio në tema të ndryshme të cilat do të emitohen çdo të martë, nga ora 13 deri në orën 14, nga partneri-mbështetësi jonë Radio MOF-i, nga muaji shtator deri në muajin dhjetor të këtij viti.

Radio MOF dhe IDEA Evropa Juglindore janë partnerë mbështetës të Diversity Media në këtë projekt të financuar nga Fondi Kombëtar për Demokraci nga Uashingtoni (National Endowment for Democracy (NED)).

Mungojnë debate konstruktive mes politikanëve, akademikëve, intelektualëve, studentëve, profesionistëve të rinj...Kështu është mbase sepse vendi këto viteve të fundit po përballet me një situatë të një shoqërie të ndarë dhe për shkak të pranisë së frikës se të qenit kritik është diçka shumë negative.

Prandaj vendosëm t’ju japin një „shtysëˮ punëve. T’ju japim një shans debateve. Në pajtim me qëllimin tonë dhe detyrës tonë strategjike si organizatë e cila promovon ndryshueshmërinë dhe që angazhohet për zhvillimin e medieve në Maqedoni, posaçërisht të radios si medie, vendosëm që betejën për mendimin e qartë, kritik, „PROˮ dhe „KUNDËRˮ  ta bëjmë pikërisht përmes radios.

Më shumë informacion në lidhje me projektin mund të gjeni në linkun: http://diversitymedia.mk/index.php/407

 

  

AddThis Social Bookmark Button