Diploma pa aftësi

Diploma pa aftësi by Diversity Media on Mixcloud

Maqedonia ka nevojë për një strategji të qartë dhe të fuqishme për arsimin e lartë për të ndërprerë tendencën e hiperproduksionit të titujve dhe kuadrove të cilët nuk kanë aftësi. Një pjesë e ekspertëve pajtohen se shteti po bën investime në arsim si kurrë më pare, se ka iniciativa, por se ky proces mbytet  për shkak të qasjes kaotike. Kjo ishte edhe tema e debatit të dytë në radio të organizuar nga Diversity Media.

Përgatiti Dushko Arsovski  

Në Fakultetin filologjik në Maqedoni mbrohen diploma dhe master nga lëmia e sipërmarrjes. Kjo situatë absurde, sipas Kirill Barbareev, prorektor për zhvillim, investime dhe mirëmbajtje në Universitetin shtetëror Goce Delçevˮ në Shtip paraqitet për shkak të imponimit tepër të madh të këtyre aftësive sipërmarrëse.

„Arsimi i vërtetë dhe ekzistimi i vërtetë i institucioneve të larta arsimore në universitete ka për qëllim ti formojë njerëzit si qenie të veçanta dhe sociale“, tha Barbareev.

Nga ana tjetër, shteti po vazhdon me projektin që arsimi i lartë të jetë i arritshëm për të gjithë. Kështu, numri i studentëve në vit të parë është më i madh se numri i maturantëve. Për shembull, një qytet i vogël si Dibra ka gjashtë fakultete, thotë Martin Aleksoskikoordinator projektesh pranë Forumit Arsimor Rinor.

„Mendoj se e gjithë kjo është pak e tepruar. Në vend që të arrihet një mundësi për një qasje të barabartë në tregun e punës, u bë një hiperproduksion i kuadrove, titujve. Sot në Fakultetin e drejtësisë pjesa më e madhe menjëherë vazhdojnë me studimet pasdiplomike. Ne kemi njerëz që janë magjistër të shkencave juridike, por shtrohet pyetja nëse së paku një herë në jetë kanë shkruar ose kanë parë se si duket një dokument për padi, ankesë, lutje ose një parashtresë gjyqësore“.

Barbareev këtë nuk e shikon si problem dhe thotë se të njëjtën gjë e kanë bërë edhe shtete të tjera.

„Ne jemi me vonesë në këtë proces. Dhe problemi nuk është nëse secili do përfundojë arsim të lartë ose nëse do ketë fakultete të disperzuara në çdo qytet. Problemi është nëse programi studimor për ekologji në Kavadar është efektiv dhe nëse është i nevojshëm.“

Ndryshime „pa thelbˮ

Thelbi i problemit që arsimi i lartë prodhon kuadro të paafta është që në arsimin e mesëm, vlerëson Ana Bllazheva nga Instituti për shkenca shoqërore dhe humaniste.

„Një nga sfidat kryesore është edhe trajnimi i mësimdhënësve, për shkak se mësimdhënësit tanë janë arsimuar në një sistem krejtësisht ndryshe dhe tani ata duhet t’i përgatisin nxënësit e tyre për të qenë punonjës të kualifikuar kur të dalin (në tregun e punës).

Barbareev thekson se shteti, si rrallë ndonjë shtet tjetër, ndan shumë para për zhvillim. Si shembull e veçon projektin  „kompjuter për çdo fëmijë“ .

„Ne nuk kemi investime të vogla në arsim, siç do kishte dashur të thoshte dikush. Problemi qëndron te shpërndarja dhe efikasitet“.

Efikasiteti me sa duket humbet edhe në futjen e vazhdueshme të gjërave të reja. Ato zënë” rrënjë shumë ngadalë dhe krijojnë përshtypjen e një kaosi në arsimin e lartëˮ, vlerëson Bllazheva.

„Në shkolla dhe në universitete ka një presion të madh për futjen e një numri të madh të ndryshimeve dhe ky presion shkakton rezistencë edhe tek profesorët , mësimdhënësit dhe ky presion reflektohet në cilësinë e procesit mësimor që realizohet“.

Në këtë eufori të ndryshimeve të vazhdueshme Bllazheva gjen edhe paradokse.

„Koncepti i arsimit nëntëvjeçar mbështetet mbi themele të caktuara dhe aty në themel të arsimit nuk është notimi. Tani po përballemi me një iniciativë shtetërore dhe një presion të madh për realizimin e notimit ekstern që është krejt e kundërta e qasjes dhe konceptit mbi të cilin bazohet arsimi nëntëvjeçar. “

Gjendja e këtillë kërkon një strategji të qartë dhe të shpejtë e cila nuk do varet nga ajo se cila garniturë politike është në pushtet, thonë bashkëbiseduesit tanë. Nëse deri më tani Maqedonia do vepronte kështu, ka shumë mundësi që të ishte gjetur vend për personat me kualifikime të larta.

Sipas të dhënave të fundit të papunë janë 16 doktorë të shkencave dhe jo më pak se 800 magjistra dhe ky numër rritet çdo vit.

Më shumë informacion në lidhje me projektin mund të gjeni në linkun :http://diversitymedia.mk/index.php/407

 

 

AddThis Social Bookmark Button