Në Maqedoni janë anashkaluar lobistët, aktivistët dhe ndërmjetësit

Debati i tretë i drejtpërdrejtë në radio i Shoqatës Diversity Media në Radio MOF ishte në temë Në Maqedoni janë anashkaluar lobistët, aktivistët dhe ndërmjetësit”.  Debati si çdo të martë ashtu еdhe më 17 shtator të vitit 2013 u transmetua nga ora 13 deri në orën 14. Radio debati u organizua në kuadër të në kuadër të projektit të ri  „Debati bën ndryshim” të Shoqatës Diversity Media.

Në këtë temë kësah here debatuan Zoran Janakiev, lobist për BE dhe Zoran Petkoviq – Bakli, ndërmjetës.

Të dy theksuan se në Maqedoni ka legjislacion solid si për lobimin ashtu edhe për ndërmjetësimin. Por, nuk ekziston vetëdijshmëri për këto profesione si tek populli ashtu edhe tek institucionet.

Sipas Janakiev në vendin tonë ka vetëm një lobist të regjistruar. Ndërsa Petkoviq-Bakli tha se në mesin e ndërmjetësve ka shumë kuadro që janë të trajnuar, por të stërlodhur (sipas tij 60% e avokatëve në mënyrë vullnetare punojnë edhe si mediatorë).

„Në Maqedoni lobimi nënkuptohet si kërkim lidhjesh ose ofrim ryshfeti poshtë tavoline. Por, lobimi fillon që në fazë të hershme. Bëhen analiza, krijohen rrjete dhe para vendimmarrësit bëhet prezantim me argumente, tha Janakiev.  

Nga ana tjetër edhe Petkoviq – Bakli theksoi se pjesa më e madhe e njerëzve nuk kanë ndjesinë se ndërmjetësimi mund t’i ndihmojë gjatë zgjidhjes së kontesteve:

„Nuk i ulim dot klientët në një tavolinë e të përdorim ndërmjetësimin. Ata shpesh thonë: përse të marrë fund çeshtja kur ne ndjehemi komod në këtë proces i cili, përndryshe, mund të zgjasë edhe për vite me radhë? Prandaj, kemi nevojë të përdorim ndërmjetësimin praktik”, komentoi ai.

Për dallim nga Janakiev, që nga përvoja e tij tha se në Parlamentin Evropian më të numërt janë lobistët, Petkoviq – Bakli tha se në Evropë nuk ekziston ndërmjetësim i vërtetë. Sipas tij ndërmjetësim të vërtetë ka vetëm në SHBA, Kanada, Australi dhe në një vend në Afrikë.

Të dy ishin të një mendimi se në Maqedoni ka ligje të mira për të dyja fushat. Por, sipas tyre, ato në praktikë  respektohen pak.

Ky debat në radio është një nga gjithsej dymbëdhjetë debatet të cilët do të transmetohen çdo të martë nga ora 13 deri në orën 14 nga partneri dhe mbështetësi jonë Radio MOF, në periudhën nga shtatori deri në dhjetor të këtij viti.

Radio MOF dhe IDEA Evropa Juglindore janë partnerë mbështetës të Diversity Media në këtë projekt të financuar nga Fondi Kombëtar për Demokraci nga Uashingtoni (National Endowment for Democracy (NED)).

Mungojnë debate konstruktive mes politikanëve, akademikëve, intelektualëve, studentëve, profesionistëve të rinj...Kështu është mbase sepse vendi këto viteve të fundit po përballet me një situatë të një shoqërie të ndarë dhe për shkak të pranisë së frikës se të qenit kritik është diçka shumë negative.

Prandaj vendosëm t’ju japin një „shtysë”  punëve. T’ju japim një shans debateve. Në pajtim me qëllimin tonë dhe detyrës tonë strategjike si organizatë e cila promovon ndryshueshmërinë dhe që angazhohet për zhvillimin e medieve në Maqedoni, posaçërisht të radios si medie, vendosëm që betejën për mendimin e qartë, kritik, „PRO” dhe „KUNDËR”  ta bëjmë pikërisht përmes radios.

Më shumë për projektin mund të lexoni në linkun në vazhdim: http://diversitymedia.mk/index.php/407

  

  

AddThis Social Bookmark Button