Lëvizje studentore – në vend

  

Lëvizje rinore-në vend. Kjo ishte tema e debatit të nëntë të cilin e organizon Shoqata qytetare Diversity Media.

Në Librarinë e çarshisë në Çarshinë e vjetër të Shkupit debatuan Mirosllava Simonovska, gazetar hulumtues, Martin Aleksoski, Forumi arsimor rinor dhe Ana Todorovska nga revista studentore “Izlez”.

Një nga përfundimet ishte se problem më i madh në padukshmërinë e Kuvendit studentor në Maqedoni, si formë më masive e organizimit, është mospasja prioritet e studentores ndaj asaj partiake, ashtu siç edhe shtetërorja nuk ka prioritet ndaj partiakes.

„Për momentin Lëvizja ose aktivizmi studentor në vend mund të karakterizohet si pasiv dhe apatik, ndërsa vetë studentët si të painteresuar, dhe gjithë këtë e vërteton prania e përhershme e njerëzve të njëjtë në evenimentet studentore si dhe numri i vogël i vizitorëve në to. Por, megjithatë ekzistojnë edhe evenimente të cilat vërtetojnë të kundërtën“ vlerësoi Aleksovski.

Ekzistimin e lëvizjes studentore në kuptimin formal ligjor e vërtetoi edhe  Mirosllava Simonovska e cila theksoi se nevojiten ndryshime qenësore  të rrjedhave dhe politikave shoqërore. „Që të ekzistojë një lëvizje duhet të ekzistojnë ndryshime“, theksoi ajo duke thënë se vetë lëvizja duhet të synojë ndryshimin, e jo një status ligjor formal të Kuvendit studentor.

Ana Todorovska nga revista studentore “Izlez” konstatoi se ende nuk ekziston një lëvizje studentore e vazhdueshme e cija do punonte në mënyrë aktive, e për fat të keq shumë nisma nuk arrijnë të dalin jashtë kornizave të fejsbukut.

  

AddThis Social Bookmark Button