Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/diversity/public_html/libraries/joomla/database/database/mysql.php on line 383

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/diversity/public_html/libraries/joomla/database/database/mysql.php on line 383

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/diversity/public_html/libraries/joomla/database/table.php on line 409

Shkolla me botë paralele

Përkundër projekteve të shumta të cilët nxisin integrimin në procesin arsimor, në shumë shkolla në Maqedoni ekzistojnë botë paralele të ndara mbi bazë etnike. Ekspertët në Maqedoni pajtohen se ky është një proces i gjatë për të cilin duhet shumë mund. Nga ana tjetër, disa janë kritik ndaj shtetit duke vlerësuar se është pikërisht pushteti ai që nxit ndarjen. Në këtë temë në kuadër të projektit „Debati bën ndryshimˮ, u shprehën përfaqësues të sektorit joqeveritar i cili është më aktivi në terren.

Përgatiti Dushko Arsovski

Incidentet në gjimnazin e Strugës „Niko Nestorˮ ku në vazhdimësi ndodhnin rrahje mes nxënësve maqedonas dhe atyre shqiptar janë vetëm edhe një mësim i mirë se rezultatet e të gjithë mundit që arsimi të bëhet një faktor bashkimi, e jo ndarjeje janë të pakënaqshme. Ose, mundi ka qenë i dobët. Kohë pas kohe incidente ka edhe në Shkup. Sektori civil në vend është mjaft kritik në vlerësimin nëse shkollat nxisin bashkëjetesë.

„Shkollat në Maqedoni jetojnë në një sistem paralel, kemi shkolla të ndara, kemi turne të veçanta, kemi pjesë të veçanta në shkollë...dhe shikuar nga ky këndvështrim kjo gjë, definitivisht, nuk nxit bashkëjetesë. Megjithatë, nëse e shikojmë arsimin fillor dhe atë të mesëm si një platformë ku në mënyrë më të drejtpërdrejtë mund të takohen nxënësit e të kenë mundësi për diskutim dhe për debat, atëherë po, arsimi nxit bashkëjetesë.“, mendon Nebojsha Mojsoski nga Qendra maqedonase për arsim qytetar.

Bojan Mariçiq nga Qendra maqedonase për arsim evropian thotë se me ndarjen etnike në Strugë u përjashtua lehtësisht mundësia që problemi të zgjidhet përmes dialogut.

„Gjithnjë e më pak kemi njerëz të rinj të një grupi etnik që njohin ose që shoqërohen me të rinj të një grupi etnik tjetër. Mendoj që Shkupi është një ndër qytetet më të ndarë, dhe kjo është tendenca edhe në Strugë. Vendimi i Qeverisë ku si  zgjidhje më e mirë në atë kohë ishte ndarja e shkollave për mua është tragjik“.

Akull politik

Mariçiq mendon se zgjidhja qëndron tek faktorët politik të cilët, sipas tij, duhet ta thyejnë akullin dhe presioni të kalojë tek ata, ndërsa zgjidhjet duhen kërkuar në specifikat lokale:

„Të gjitha programet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike ende financohen nga donatorë të huaj dhe kështu ata nuk kanë një qëndrueshmëri të vazhdueshme. Kjo tregon se shteti nuk i merr seriozisht sepse nuk investon fare në to, ndërsa kapacitetet e administratës që duhet t’i zbatojë janë të pamjaftueshme“.

Por, Mojsoski e thotë të kundërtën. Si shembull ai e thekson Strategjinë për arsim të integruar, dokument ky i miratuar para tre vitesh.

„Nuk mund të pajtohem që partitë politike në pushtet nuk kanë interes ta zbatojnë dhe se nuk merren me të. Në kuadër të punës tonë, që është një projekt me të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni, Ministria dhe Byroja për zhvillim të arsimit, Qendra shtetërore për provime janë të kyçur n[ zbatimin e aktiviteteve.

Strategjia parasheh integrim përmes aktiviteteve të përbashkëta, mësim të gjuhës së bashkësisë tjetër etnike, përmirësim të kualifikimeve të mësimdhënësve përmes përforcimit të programeve në libra.

Mariçiq vlerëson se realizimi i qëllimeve në dokument “ka ngecur” që në start.

„Ajo strategji u shqyrtua vetëm pjesërisht dhe u nxorën vetëm pjesë të cilat u përshtateshin partive në pushtet nga pozicionet e tyre etnike. Për shembull, në atë kohë doli ministri i atëhershëm Todorov dhe tha se sipas strategjisë për arsim të integruar shqiptarët do duhet të mësojnë gjuhën maqedonase që në klasë të parë. Kjo pati një jehonë pozitive tek maqedonasit, por negative tek shqiptarët“.

Grup, jo etnikum

Qendra e dialogut Nansen nga Shkupi që nga viti 2007 realizon projektin për arsim të integruar në disa shkolla të caktuara.

Biljana Kërstevska Papiq nga kjo organizatë sqaron se çfarë është më e rëndësishme për nxënësit.

„Secili nga ato gjatë këtyre aktiviteteve jashtëshkollore ka mundësi ta përdorë gjuhën e tij amtare dhe me këtë ta promovojë identitetin e tij kulturor, përkatësinë ndaj bashkësisë së tij etnike“.

Ngjashëm me grupe të përbashkëta të përziera etnikisht punon edhe Qendra maqedonase për arsim qytetar. Nxënësit kanë punëtori kreative. Nebojsha Mojsoski tregon për përvojat në një shkollë në Shkup që është e ndarë deri në atë shkallë sa që kanë edhe kompani të veçanta për sigurim:

„Pas takimit të parë fëmijët e shohin njëri tjetrin, të themi, si maçokë. Pas disa takimesh dhe pas 3-4 muajsh ajo që fëmijët e bëjnë së bashku i përcakton ata si grup, dhe jo si etni.

Pas një  viti ai grup vazhdon të funksionojë pa dallim se kush çfarë dhe si është”.

Kërstevska Papiq tregon edhe për një segment tjetër të rëndësishëm për suksesin e integrimit në shkolla. Ajo thotë se më parë duhet punuar me prindërit, pastaj me mësimdhënësit, e në fund me nxënësit.

„Prindërit dhe mësimdhënësit janë model për nxënësit. Në fillim ndërtimi i një interakcioni dhe një komunikimi të hapur pa paragjykime, ku do të ndjehet pranimi dhe respektimi i ndërsjellë  është një sinjal mjaft i fuqishëm dhe nismë që nxënësit ta shumëfishojnë këtë model më tej përmes llojeve të ndryshme të aktiviteteve.”

Nëse deri para disa vitesh klasat e përziera ishin diçka e zakonshme, sot janë përjashtim dhe tentativë e sektorit joqeveritar për ka kthyer gjendjen në normale.

Bashkëbiseduesit tanë tregojnë edhe për një fakt dëshpërues. Gjuha maqedonase si gjuhë zyrtare në vend nuk është lëndë e detyrueshme për nxënësit shqiptar. Nga kjo del se me kalimin e viteve, gjuha angleze do të bëhet mjet komunikimi mes fqinjëve të parë. Nëse ata vetë nuk vendosin të ndjekin kurs për gjuhën. Ndarja etnike fizike në Strugë mbetet simbol i largimit të verbër nga njëri tjetri.

  

  

AddThis Social Bookmark Button