„Nuk ka debat sepse nuk kemi përse të debatojmëˮ

Në këtë temë të debatit të nëntë me radhë në radio debatuan Olivera Trajkovska, redaktore e emisionit Uin-Uin, gazetariZoran Ivanov, gazetari dhe themeluesi i portalit MKD.mk Aleksandar Damovski dhe profesori universitar Mimoza Ristova.

Debati në radio i organizuar nga Shoqata Diversity Media është në kuadër të projektit “Debati bën ndryshimˮ, i financuar nga Fondi Kombëtar për Demokraci nga Uashingtoni.

Si çdo të martë, ashtu edhe debati i datës 12 nëntor u transmetua drejtpërdrejt nga ora 13 deri në orën 14 nga partneri dhe mbështetësi jonë Radio MOF.

„Tek ne, një debat konsiderohet i mirë vetëm nëse poshtërohet njëra palë. Gjatë këtyre 20 viteve ne nuk vumë themele për një debat të mirë. Debati nuk është duel në televizion mes Zaevit dhe Gruevskit”, komentoi Trajkovska.

Profesoresha  Ristova tha se në vendet e zhvilluara demokratike debati mësohet që në klasë të parë ose të dytë të shkollës fillore.

„Debat do ketë vetëm në rast presioni nga qytetarët”, mendon Damovski.

Ivanov përfundoi se politika e uzurpon çdo hapësirë në Maqedoni, e më së shumti hapësirën mediatike. Dhe pikërisht kjo hapësirë, sipas tij, duhet të nxisë debate.

Të gjithë kategorikisht thanë se në Maqedoni nuk ka debat.

Radio MOF dhe IDEA Evropa Juglindore janë partnerë mbështetës të Diversity Media në këtë projekt të financuar nga Fondi Kombëtar për Demokraci nga Uashingtoni (National Endowment for Democracy (NED)).

Mungojnë debate konstruktive mes politikanëve, akademikëve, intelektualëve, studentëve, profesionistëve të rinj...Kështu është mbase sepse vendi këto viteve të fundit po përballet me një situatë të një shoqërie të ndarë dhe për shkak të pranisë së frikës se të qenit kritik është diçka shumë negative.

Prandaj vendosëm t’ju japin një „shtysë”  punëve. T’ju japim një shans debateve. Në pajtim me qëllimin tonë dhe detyrës tonë strategjike si organizatë e cila promovon ndryshueshmërinë dhe që angazhohet për zhvillimin e medieve në Maqedoni, posaçërisht të radios si medie, vendosëm që betejën për mendimin e qartë, kritik, „PRO” dhe „KUNDËR”  ta bëjmë pikërisht përmes radios.

Më shumë për projektin mund të lexoni në: http://diversitymedia.mk/index.php/407

 

  

 

 

 

AddThis Social Bookmark Button