Lëvizja partiake para asaj studentore

Lëvizja partiake para asaj studentore by Diversity Media on Mixcloud

  

Në Maqedoni nuk ka ndonjë lëvizje studentore të dukshme që mund të imponohet si faktor. Aktivistët dhe analistët mendojnë se Kuvendi studentor si formë më masovike e organizimit është humbur mes problemeve reale të qytetarëve akademik dhe prioriteteve partiake të kryesisë studentore. Nga ana tjetër, ka edhe forma të tjera të shumta të cilat veprojnë në rrjetet sociale. Kjo ishte tema e debatit publik me titull “Lëvizje studentore-në vend”. Debati ishte në kuadër të projektit “Debate-mkˮ.

Përgatiti Dushko Arsovski

Protesta e fundit masovike studentore në Maqedoni u mbaj para 16 vitesh. Jo se nuk ka nevojë që të ngrihet zëri i studentëve ose se nuk ka organizim të studentëve, por se kryesori që duhet ta bëj[ një gjë të tillë, Kuvendi studentor,si  të themi, është shumë pasiv. Liderët e studentëve paraqiten vetëm gjatë periudhave  kur ka zgjedhje të kryesisë dhe gjatë manifestimeve të rastit kur shënohet ndonjë datë e caktuar.

Martin Aleksovski nga Forumi arsimor rinor (FAR) mendon se lëvizja studentore dhe aktivizmi studentor janë apatik, ndërsa studentët të painteresuar. Por, nuk pajtohet me atë se ato nuk ekzistojnë fare.

„Krahas këtij forumi i cili për vite me radhë merret me gjimnazistët, studentët, format e organizimit, cilësinë dhe transparencën në arsim, kemi edhe Indeksin e Lirë. Otpor, grupe të tjera joformale, ndërsa kohëve të fundit filluan të paraqiten edhe medie studentore si “Izlez” , sqaron Aleksovski.

Gazetarja Mirosllava Simonovska e cila tashmë për shumë vite bën analizë të këtij problemi mendon se lëvizja studentore ligjërisht ekziston, por, sipas saj, duhen bërë ndryshime qenësore në rrjedhat dhe politikat shoqërore.

Ajo është kritike ndaj kryetarëve të Kuvendit studentor. Sipas saj, nëse ato nuk kthehen pas dhe nuk analizojnë se çfarë premtimesh u kanë bërë studentëve, së paku do duhej të turpëroheshin.

Ana Todorovska nga revista studentore “Izlez” tha se ende nuk ekziston një lëvizje studentore konstante  që do të punonte në mënyrë aktive. Për fat të keq një pjesë e madhe e nismave mbeten vetëm në Fejsbuk.

Por, Aleksovski mendon se “çfarë do lloj aktivizmi, qoftë edhe vetëm në rrjetet sociale, është më mirë se sa të mos ketë kurrfarë aktivizmi dhe veprimtarie shoqërore për të drejtat e studentëve“.

Këto ditë studentët bullgarë janë ngritur në protesta masovike kundër korrupsionit  në pushtet. Tek ne një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Edhe tentativa më e thjeshtë e studentëve të Fakultetit të arkitekturës për ta ngritur zërin kundër ndërtimit të tempullit fetar në sheshin e Shkupit përfundoi pa sukses. Ata u sulmuan nga kontraprotestues.

  

 

AddThis Social Bookmark Button