Tango dhe cash për maqedonasit dhe shqiptarët

Tango dhe cash për maqedonasit dhe shqiptarët by Diversity Media on Mixcloud

  

“Maqedonia dhe shqiptarët në rajon” ishte tema e debatit të dhjetë publik i cili është i fundit i Shoqatës Diversity Media. Debati nxorri në sipërfaqe si rrallë herë kënvështirime të ndryshme për shqiptarët nga vetë përfaqësues maqedonas. Kurse ata shqiptar thanë se pala shoqëria maqedoanse nëpërgjithsi edne nuk njeh zhvillimet shqiptare brenda dhe në rajon.

Përgatiti Nazim Rashidi

Qëndrime të ndyshme dhe vizione të ndryshme për mënyren se si duhet të shihen shqiptart në rajon.

Risto Nikovski, ish Ambasador në Shqipëri thotë se maqedonistait kanë mosbesim ndaj shqiptarve:

“Që kur se Kosova u pavarsua sipas bindjes time të thellë koncepti i “Shqipërisë të madhe” ose ëndrra shekullore e shqiptarve që të gjithë të jetojnë në një shtet rreth 70 % është realizuar. Pjesa më e vështirë e këtij koncepti, projekti, ishtë shkëputja e Kosovës nga Serbia, gjithçka tjetër është më e lehtë”, tha Nikovski.

Por Lupço Zikov gazetar dhe tashme drejtues i Aleancës për Maqedoni Pozitive ka vizione të tjera. Ai thotë në ballkan duhet të fillojnë të bien kufijtë dhe marrëdhëniet të ndërtohen mbi baza më pragmatike:

“Tirana, Durrsi, Prishtina janë aq qytete të largëta. Ne duhet të lidhemi. Në fund këtu të gjithë duhet të dalm me përfundim që të ndërtohet autostrada nëpër Peshkopi, që në Tiranë të mbërrihet për një orë”, tha Zikov.

Mes historisë dhe të ardhmes

Pjesë e debatit të fundit të organizuar nga Diversity Media ishin edhe Profesori Rizvan Sulejmani dhe Deputetja Ermira Mehmeti.

Të dy shprehin bindjen se shoqëria maqedoanse edne nuk nuk njeh sa duhet realitete shqiptare si brenda ashtu dhe jashtë Maqedonisë.

“Unë do të thosha se elita politike maqedoanse është relativist e hendikepuar ngaqë nuk e njeh gjuhën dhe këtu shqiptarët janë në avantazh sepse jane dy, tre apo katër lingual”, tha Ermira Mehmeti çka sipas saj ata nuk arrin të ndjekin dinamikën e mendimit poltik dhe gjithçka bazohet në paragjykime.

Qëndim të cilin e ndan edhe profesori Sulejmani dhe e artikulon kështu:

“Thelbi i problemeve është se qasja tek Maqedonasve është fokusi tek historia kurse tek shqiptarët sëhtë futuristik, derjt të ardhmes, ndërtimi i të ardhmes”, çka sipas tij sjell përplasje të tjera në shoqëri.

Debati “Maqedonia dhe Shqiptarët në rajon” ishte i fundit në kuadër të projektit “Debate_mk”.  Diversity Media organizoi 10 debate publike në periudhën prej prillit deri në shtator të vitit 2013. Projekti është pjesërisht i mbështetur nga programi Civica Mobilitas i Qendrës për Zhvillim Institucional (CIRa). Debatet janë të mbështetur dhe të promovuar edhe nga ana e Fondacionit IDEA Evropa Juglindore, pjesë e rrjetit ndërkombëtar IDEA e cila më shumë se dhjetë vite promovon debate dhe mendim kritik midis të rinjëve.

  

AddThis Social Bookmark Button